Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Dy organizata të shoqërisë civile i kanë dhënë zë nëpërmjet një letre të hapur dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, shqetësimit të qindra pacientëve më sëmundje kronike që marrim trajtim pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, shërbimi infektiv i të cilës është transformuar në spitalin COVID-1, për të kuruar personat e prekur nga koronavirusi i ri.
Organizata “Together for Life”, e cila mbron të drejtave të njerëzve në nevojë, dhe të komuniteteve të margjinalizuara, në bashkëpunim me Shoqatën e Pacientëve me Hepatite dhe të Transplantuarve të Shqipërisë, kanë përcjellë në një shkresë dërguar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ankesat e 152 pacientëve që vuajnë nga sëmundje kronike dhe që mund t’i marrin trajtimet vetëm pranë QSUT-së.
“Pacientët me sëmundje kronike janë të painformuar me rregullat e reja të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë,” tha Egla Bardhi, drejtore ekzekutive e organizatës ‘Together for Life’.
Sipas dy organizatave këtyre pacientëve duhet t’u sigurohet asistencë e specializuar mjekësore, në mënyre permanente, sikurse t’ju sigurohet dhe trajtimi me medikamente koagulante, pranë qendrës më të afërt shëndetësore, pranë qyteteve të tyre.
Në këtë kërkesë theksohet gjithashtu fakti se këta pacientë janë ekspozuar para një trajtimi të pabarabartë, të padrejtë dhe disfavorizues, për shkak të vendbanimit të tyre dhe kushteve aktuale të vetëizolimit.
Në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga dy organizatat, Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion një numër të gjelbër (0800 40 40) për të gjitha problematikat e këtyre pacientëve.
Njëkohësisht, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ka nxjerrë disa udhëzime të reja për farmacitë ku përcaktohet se të sëmurëve kronikë dhe të moshuarve mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm do t’i shkojnë ilaçet në shtëpi nga farmacitë që kanë kontratë me këtë institucion.
Komunikimi i mjekëve me këto pacientë kronikë, sipas FSDKSH, do të bëhet nëpërmjet telefonit, për t’i rekomanduar recetën, e cila në vazhdim do ndiqet nga transporti i ilaçeve përkatëse nga farmacia në shtëpitë e pacientëve.
Shpërthimi i epidemisë së koronavirusit të ri COVID-19 në Shqipëri përbën një sfidë për sistemin shëndetësore shqiptar, i cili vuan nga keqfinancimi dhe ndërhyrjet e shpeshta politike në menaxhimin e tij. Edhe pse sfida e COVID-19 po përballohet me përgjegjshmëri të lartë nga autoritetet shëndetësore, pacientët me sëmundje kronike janë dyfish të ekspozuar ndaj rrezikut të koronavirusit.
Shërbimi mjekësor për trajtimin e këtyre pacientëve deri tani ka qenë shërbim i centralizuar vetëm në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, dhe nuk ofrohet në asnjë spital tjetër rajonal apo bashkiak.
“Një pacienti me hemofili nga Dibra i duhet të vijë në Tiranë pranë QSUT-së të marrë medikamentin, e kjo vlen edhe për pacientet me HIV-AIDS, me dializë, etj,” shtoi Bardhi, duke nënvizuar se kjo lloj lëvizje është shumë e vështirë nën masat shtrënguese të distancimit social të marra si pasojë e luftës kundër COVID-19.
Sipas Bardhit masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë nuk janë të mjaftueshme pasi shumë pacientë mbeten të painformuar, dhe si pasojë edhe të shqetësuar.
(Marrë nga Reporter.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Mjeku i njohur, Genc Sulçebe ka reaguar sot për situatën e COVID-19 që po kalon vendi. Në një shënim ne mediat sociale, se nëse bëhen disa l...
TIRANË- Avioni “Lasgushi”, pasi dërgoi në itali 30 mjekët është kthyer me 10 shqiptarë që ishin bllokuar prej 20 ditësh në Itali. Sipas informacioneve mëso...
TIRANË- Mjeku i njohur, Tritan Kalo, shkruan se qytetarët duhet të dëgjojnë këshillat e mjkëve dhe të mos dalin nga shtëpia pa ndonjë arsye. Në një reagim ...
TIRANË- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka thyer sot të gjitha rregullat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e COVID-19...
Digjet njëklasë në shkollën 9 vjeçare “Kostandin Peto” të Fermës së çlirimit në Fier. Flakët, të cilat nuk dihet ende nga se janë shkaktuar kanë s...
TIRANË- Mjeku pneumolog Arjan Mezini ka treguar sot se spitali i Sanatoriumi është zbrazur dhe të gjithë pacientët janë zhvendosur në Elbasan në Spitalin ...
TIRANË- 22 mijë e 553 qytetarë kanë marrë deri tani leje për dalje te e-Albania. Një shifër e lartë kjo në pak orë duke marrë parasysh që mund të aplikojë ...
TIRANË- Një tjetër pacientë i prekur me COVID-19 ka lënë sot spitalin e Invektivit. Ka qenë vetëm ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka pu...
TIRANË- Tridhjetë mjekë shqiptarë kanë mbërritur sot në Itali në ndihmë të kolegëve të tyre për të përballuar situatën e koronavirusit. Mjekët u nisën pasd...
TIRANË- Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka folur sot për debatin e testimit në masë, ku i shpreh se kjo gjë nuk e zgjidh problemin. Në n...