LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë ndryshon ekuilibrin e marrëdhënieve Ankara-Moskë

28 Prill 2022, 20:27 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë ndryshon ekuilibrin e marrëdhënieve

TURQI- Goditja nga Ukraina e luftanijes kryesore të flotës ruse në Detin e Zi, Moskva, ka kthyer vëmendjen tek politika e Ankarasë që ndalon hyrjen e pjesës më të madhe të anijeve luftarake ruse në Detin e Zi. Analistët thonë se konflikti në Ukrainë po ndryshon ekuilibrin në marrëdhëniet Turqi-Rusi.

Luftanija e Rusisë në Detin e Zi, Moskva, kaloi për herë të fundit në kanalin e Bosforit në Stamboll, para sulmit rus në Ukrainë. Moskva nuk ishte luftanija e vetme që forcat ruse e humbën në luftë me Ukrainën. Zëvendësimi i anijeve të shkatërruara bëhet përmes ujërave të kontrolluara nga Turqia. Por autoritetet turke kanë kufizuar ashpër hyrjen e luftanijeve ruse në Detin e Zi, në bazë të konventës ndërkombëtare të Montreux.

“Turqia mbylli ngushticat, Dardanelet dhe Bosforin, për tranzitin detar rus. Vetëm anijet që i përkasin flotës së Detit të Zi mund t’i përdorin për kthim në bazë ose për tranzit. Në pamundësi për të dërguar anije të reja, ata duhet të përdorin anijet e vjetruara në Detin e Zi, në fushatën kundër Ukrainës”, thotë Yoruk Isik nga Instituti i Lindjes së Mesme.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës pengohet gjiathshtu nga dronët e prodhuar në Turqi. Por Moska, me gjithë humbjet e shkaktuara, po përmbahet duke mos kritikuar Ankaranë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov tha këtë muaj se marrëdhëniet me Turqinë janë të shkëlqyeshme.

Këtë javë, presideti turk Recep Tayyip Erdogan bisedoi në telefon me homologun e tij rus Vladimir Putin, në kuadër të përpjekjeve ndërmjetësuese.

Analistët thonë se refuzimi i Turqisë për të zbatuar sanksionet perëndimore kundër Rusisë, është një arsye pse Moska është e kujdesshme me Ankaranë.

“Ndoshta Rusia nuk do ta izolojë Turqinë si ndërmjetësues i mundshëm dhe si një nga vendet e pakta që janë të gatshme të angazhohen me Rusinë pothuajse si të barabartë, midis të gjitha sanksioneve dhe ndjenjave anti-ruse”, thotë analisti Samuel Bendett.

Në të kaluarën, Rusia përdorte kundër Turqisë praninë e saj ushtarake në Siri, duke kërcënuar me nisjen e një eksodi të ri refugjatësh drejt Turqisë.

Analistët thonë se zoti Putin kishte një avantazh në marrëdhëniet e tij me zotin Erdogan, por lufta në Ukrainë e ka ndryshuar ekuilibrin.

“Tani, Turqia është në pozita më të forta ndaj Rusisë. Rusia bombardonte objektiva të caktuara në Siri ose luftonte në Libi për të shprehur pakënaqësitë ndaj veprimeve të Turqisë. Tani e ka më të vështirë ta bëjë këtë. Ata duan ta ruajnë Turqinë në statusin e saj gjysmë neutral. E duan atë si shpëtimtar të ekonomisë dhe një qendër logjistike”, thotë Asli Aydintasbas nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme.

Kalimi i anijeve luftarake ruse në Stamboll është një pamje që i përket të kaluarës, sepse Turqia po zbaton një ndalesë të hyrjes së Rusisë në Detin e Zi – jo vetëm duke vështirësuar sulmin rus kundër Ukrainës – por dhe duke e bërë të qartë se marrëdhëniet e saj me Moskën po arrijnë në një nivel të barabartë.

Marrë nga VOA

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota asli aydintasbas dimitri peskov lufta ukraine-rusi recep tayyip erdoğan samuel bendett vladimir putin yoruk isik asli aydintasbas dimitri peskov lufta ukraine-rusi recep tayyip erdoğan samuel bendett vladimir putin yoruk isik

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion