LIVE UPDATES
Ekonomi

Lufta Rusi-Ukrainë! Alternativa B e turizmit shqiptar

27 Shkurt 2022, 06:39 Nga DOSJA
Lufta Rusi-Ukrainë! Alternativa B e turizmit shqiptar

Ndërsa Rusia sulmoi Ukrainën, sektori i turizmit vëzhgon dhe pret. Agjencitë e udhëtimit po parashtrojnë shqetësime dhe anulimet e para, njëkohësisht po mendohet për një alternativë B: tregje të tjera

Shqipëria pritej të ishte një destinacion i rëndësishëm për turistët nga Rusia dhe Ukraina në vitin 2022. Prej disa vitesh, ukrainasit kanë zbuluar në tokën shqiptare oferta turistike shumë tërheqëse, ndër të cilat natyra shqiptare e pazbuluar përbënte pikën më të fortë.

Por, rritja e rreziqeve gjeopolitike e bën të dyshimtë kthimin e pritshëm të turistëve ukrainas në vendin tonë. Perspektivat për vitin 2022 janë shumë të paqarta, sipas aktorëve kryesorë turistikë në vend. Ndërsa retë e konfliktit u shfaqën mëngjesin e së enjtes mbi këtë vend prej 40 milionë banorësh, shumë shtete po ndiejnë pasiguri edhe në sektorin e turizmit, që mendohet të pësojë kolaps.

Sipas drejtuesit të agjencisë Union Travel, Sokol Dodbiba, kjo ngjarje do të ndikojë thellësisht në turizmin rus dhe atë lindor, të cilët tashmë duke qenë zonë risku, do të goditen nga mungesa e turistëve. Sa u përket fluturimeve në Ballkan edhe Shqipëri nga ky rajon, z. Dodbiba shprehet se do të shënohen rënie të konsiderueshme dhe pasojat do të ndihen edhe te turizmi i vendit tonë.

Agjencia Aler Travel, e cila operon prej disa vitesh në tregun shqiptar, me drejtues ukrainas dhe ofertë turistike të drejtuar vetëm për tregun e Europës Lindore, nuk pranoi ta komentojë këtë situatë, duke u shprehur “është herët të shohim ndikime”.

Sipas agjencisë turistike SipaTour në Sarandë, vitin e shkuar, numri i turistëve ukrainas ishte në rritje në vendin tonë, për shkak se Shqipëria nuk kishte kufizime për lëvizjet dhe jeta turistike ishte e gjallë.

Drejtuesi i agjencisë, Artur Çipa, thotë për “Monitor” se efektet në turizmin shqiptar mendohet se do të ndihen në këtë sezon turistik. Sipas tij, është herët për të folur për anulime, pasi pjesa më e madhe e prenotimeve bëhen në maj, por efekte do të ketë.

Blerina Ago, eksperte turizmi, pohon për “Monitor” se, në 2021 është regjistruar shifra më e lartë e turistëve ukrainas, gjithashtu ka pasur rritje të numrit të turistëve rusë.

“Thirrjet për qytetarët në zonën e konfliktit lidhen me kufizimin sa më të madh të lëvizjeve, përveçse atyre thelbësore. Vetëbesimi i reduktuar, për shkak të frikës nga sulmet, do të sjellë si rezultat anulimin e pushimeve. Avionëve mund t’u duhet të fluturojnë në rrugë më të gjata, për shkak të zonave të ndaluara për fluturime.

Në të shkuarën, kërcënimi i vazhdueshëm i konfliktit dhe prania e raketave tokë-ajër të afta për të rrëzuar një avion komercial ka rezultuar në devijime avionësh në minutën e fundit, për të shmangur një hapësirë të caktuar ajrore.

Prandaj, disa vende do të kufizojnë operimin e një avioni të regjistruar në vendin e tyre nga fluturimi përmes hapësirës ajrore të caktuar, e cila konsiderohet si rrezik për shkak të konfliktit. Kjo shton kompleksitetin operacional për linjat ajrore, pasi avionët shpesh duhet të fluturojnë më tej për të anashkaluar hapësirën ajrore, duke i shtuar kohë udhëtimit, duke rritur djegien e karburantit dhe duke shtuar kostot operacionale” -thotë znj. Ago.

Shpesh, efekti i një akti terrori, ose konflikti në një territor, shton më tej ajo, ndikon edhe në territoret përreth.

“Qytetet, rajonet ose vendet fqinje mund të bien viktimë dhe të pësojnë rënie të vetëbesimit për të udhëtuar. Shpeshherë mund të këshillohet kundër udhëtimit kur i afroheni kufirit. Lufta do të këtë ndikim në turizmin shqiptar, pasi mund të shkaktojë mbylljen e tregut të Europës Lindore, me shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim për të ndikuar edhe në tregjet e tjera”, -thotë në fund të deklaratës së saj, znj. Ago.

Ukraina është një vend europian, i cili vitet e fundit u bë skenë e demonstratave të përgjakshme, tranzicionit të pushtetit dhe akteve ushtarake. Konflikti i armatosur që evoluoi në Ukrainë në fund të vitit 2013 dhe në fillim të 2014 u përhap me zjarr në të gjithë botën.

Këto ngjarje shkaktuan një masë fatalitetesh të pakuptimta, ky problem praktikisht është i pazgjidhur deri më sot dhe si rrjedhojë, vendi ra në një recesion të thellë ekonomik. Kjo tronditi sigurinë e popullatës së vendit dhe eliminoi menjëherë trafikun turistik brenda vendit, ku lëvizjet ishin të kufizuara.

Një kambanë alarmi ra mëngjesin e së premtes, me përshkallëzimin e konfliktit me Rusinë, ushtria e së cilës ka nisur një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës dhe po sulmon me armë qytete.

Besnik Vathi, drejtues i agjencisë turistike ATHS, me përvojë të gjatë në treg, thotë për “Monitor” se kjo luftë mendohet të ketë pasoja katastrofike, në të gjithë tregjet turistike që ukrainasit përbëjnë pjesën dominuese.

Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, thotë se, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit Rusi-Ukrainë, efekti negativ nuk qëndron vetëm tek anulimi i prenotimeve, por te skema se si funksionojnë.

“Partnerët ndërkombëtarë kanë disa kontrata garancie, ku kanë bërë parapagim 20 – 40% të ofertës turistike, ky mendoj se është problemi kryesor. Ata janë të shqetësuar për paratë e tyre dhe vijimin e marrëdhënieve me klientët, si dhe për marrëdhëniet e partneritetit mes strukturave akomoduese, agjencive partnere etj.

Prenotimet anulohen atje dhe mund të ketë efekt zinxhir, pasi mund të kërkojnë paratë mbrapsht dhe strukturat turistike në vend do të viheshin në vështirësi. Kjo ka ndodhur në situata krizash, sicc e ka treguar rasti i tërmetit, apo pandemia” – përfundon z. Kasa.

Turistët nga Ukraina në Shqipëri

Vitin e fundit, pesha e turistëve ukrainas në turizmin vendas u rrit. Sipas të dhënave nga TIA, vitin e kaluar, në korrik – gusht fluturuan drejt Rinasit dhe anasjelltas, 38.5 mijë pasagjerë nga Ukraina, ose 65% më shumë se e njëjta periudhë e para pandemisë. Turistët nga Ukraina zunë 22% të lëvizjeve me charter dhe ishin grupi i dytë më i madh pas polakëve.

Ndikimi në Egjipt

Ukrainasit përbëjnë rreth 3% të turistëve që vijnë në Egjipt dhe kontribuojnë me rreth 2.5% të të ardhurave totale të industrisë në shpenzime. Turistët nga Rusia përfaqësojnë një përqindje edhe më të madhe të vizitorëve që vijnë dhe kanë qenë jetikë për rimëkëmbjen e industrisë së turizmit që pësoi humbje të mëdha, pasi trafiku ajror komercial u ndal gjatë vitit të parë të pandemisë.

Të ardhurat e Egjiptit nga turizmi ranë me 70% në vitin 2020, duke arritur vetëm 4 miliardë dollarë në krahasim me 13.1 miliardë dollarë në 2019. Në vitin 2021, të ardhurat nga turizmi tejkaluan 13 miliardë dollarë, duke shënuar rimëkëmbje të rëndësishme në nivelet para pandemisë, sipas zëvendësministrit të Turizmit dhe Antikiteteve, Ghada Shalaby.

Sharm el-Sheikh dhe Hurghada morën një nxitje nga turistët nga Rusia veçanërisht pasi Moska, më në fund, dha lejen e sigurisë në gusht për fluturimet për t’u kthyer në atraksionet në bregun e Detit të Kuq të Egjiptit. Fluturimet nga Rusia u pezulluan për gjashtë vjet pas një sulmi ushtarak të vitit 2015 në një fluturim në Shën Petërburg që u mori jetën të gjithë 227 personave në bord, shumica dërrmuese – shtetas rusë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, 3.2 milionë vizitorët rusë në vitin 2015 përbënin 33% të totalit të turizmit hyrës në Egjipt. Rifillimi i fluturimeve bëri që qeveria egjiptiane të parashikonte midis 300,000 dhe 400,000 turistë rusë në muaj, një kthim në nivelet e para 2015.

Zayat tha se turizmi nga Europa, i cili përbën pjesën më të madhe të të ardhurave të industrisë, deri më tani nuk është ndikuar, por shtoi se nëse lufta vazhdon, kompanitë turistike, si dhe turistët, do të duhet të rishqyrtojnë planet e pushimeve, gjë që mund të kanë ndikim “të rëndësishëm” në Egjipt.

Ndikimi në Turqi

Konflikti Rusi-Ukrainë do të shkaktojë një efekt të dëmshëm në sektorin e turizmit të Turqisë. Arsyeja është se Turqia gjeneron shumicën e të ardhurave të saj nga turizmi përmes të dy vendeve. Në vitin 2021, Turqia regjistroi 24.7 milionë turistë të huaj, nga këta 2.06 milionë ishin nga Ukraina dhe 4.7 milionë udhëtarë, nga Rusia.

Turqia ka pritur 20 milionë turistë nga Rusia dhe Ukraina në tre vitet e fundit dhe priste me padurim më shumë turistë në vitin 2022. Për fat të keq, pushtimi i frikshëm rus i Ukrainës mund të sjellë një goditje në sektorin e turizmit të Turqisë./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi lufta ukraine-rusi shqiperi turizmi ne shqiperi lufta ukraine-rusi shqiperi turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj