6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Rritja e rreziqeve gjeopolitike e bën të dyshimtë një kthim të pritshëm të turistëve ukrainas në vendin tonë. Vitin e fundit pesha e turistëve ukrainas në turizmin vendas ishte rritur. Sipas të dhënave nga TIA, vitin e shkuar, në korrik- gusht fluturuan drejt Rinasit dhe anasjelltas, 38.5 mijë pasagjerë nga Ukraina, ose 65% më shumë se e njëjta periudhë e para pandemisë. Turistët nga Ukraina zunë 22% të lëvizjeve me charter dhe ishin grupi i dytë më i madh pas polakëve.
Tashmë, perspektivat për vitin 2022 janë shumë të paqarta, sipas aktorëve kryesore turistikë në vend.
Ndërsa retë e konfliktit u shfaqen mëngjesin e së enjtes mbi këtë vend prej 40 milionë banorësh, shumë shtete po ndiejnë pasiguri edhe në sektorin e turizmit, që mendohet të pësojë një kolaps.
Shqipëria gjithashtu pritej të ishte një destinacion i rëndësishëm për turistët nga Rusia dhe Ukraina në vitin 2022. Ukrainasit prej disa vitesh tashmë kanë zbuluar në tokën shqiptare oferta turistike shumë tërheqëse, ndër të cilat natyra shqiptare e pazbuluar përbënte pikën më të fortë.
Besnik Vathi, drejtues i agjencisë turistike ATHS, sipas eksperiencës së gjatë në treg, thotë për Monitor se kjo luftë mendohet të ketë pasoja katastrofike, në të gjithë tregjet turistike që ukrainasit përbëjnë pjesën maxhoritare.
Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, thotë se, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit Rusi-Ukrainë, efekti negativ nuk qëndron vetëm te anulimi i prenotimit , por te skema si funksionojnë prenotimet.
“Partnerët ndërkombëtarët kanë disa kontrata garancie që kanë paguar 20- 40 % të ofertës turistike si parapagim, ky mendoj se është problemi kryesor. Ata janë të shqetësuar për paratë e tyre dhe për vijim e marrëdhënieve me klientët e tyre dhe gjithashtu, marrëdhëniet e partneritetit mes strukturave akomoduese, agjencive partnere etj. Pra prenotimet anullohën atje dhe mund të ketë efekt zinxhir, pasi mund të kërkojnë paratë mbrapsht dhe strukturat turistike në vend do të gjendeshin në vështirësi. Në situata krizash ka ndodhur, e ka treguar rasti i Tërmetit apo edhe situata pandemike”- përfundon z. Kasa.
Sipas agjencisë turistike SipaTour në Sarandë, vitin e shkuar numri i turistëve ukrainas ishte në rritje në vendin tonë, për shkak se Shqpëria nuk kishte kufizime për lëvizjet dhe jeta turistike ishte e gjallë. Drejtuesi i agjencisë, Artur Çipa thotë për Monitor se efektet në turizmin shqiptar mendohet të përjetohen këtë sezon turistik. Sipas tij, është herët për të folur për anullime pasi pjesa më e madhe e prenotimeve bëhen në maj, por efekte do të ketë.
Ukraina, një vend evropian që vitet e fundit u bë skenë e demonstratave sanguinare, tranzicionit të pushtetit dhe akteve ushtarake. Konflikti i armatosur që evoluoi në Ukrainë në fund të vitit 2013 dhe në fillim të 2014 u përhap me zjarr në të gjithë botën. Këto ngjarje shkaktuan një masë fatalitetesh të pakuptimta, ky problem praktikisht është i pazgjidhur deri më sot dhe si rrjedhojë vendi ra në një recesion të thellë ekonomik. Kjo tronditi ndjenjën e sigurisë së popullatës së vendit dhe eliminoi menjëherë trafikun turistik përbrenda dhe lëvizjet ishin të kufizuara. Një këmbanë alarmi ra mëngjesin e sotëm, me përshkallëzimin e konfliktit me Rusinë, ushtria e të cilës ka nisur një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës dhe po sulmon me armë qytete./MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Çmimet evropiane të gazit u rritën me më shumë se 30% të enjten, pasi forcat ruse nisën një pushtim të Ukrainës. Reuters analizon se pse Rus...
Çmimet e naftës kërcyen të enjten në bursat ndërkombëtare. Treguesi referencë i naftës europiane Brent shkoi mbi 105 dollarë për fuçi për herë të ...
Ndonëse pothuajse të gjitha produktet janë shtrenjtuar, Shqipëria rezulton ndër vendet që ka pasur rritjen më të ulët të çmimeve në Europë, sipas të dhën...
Shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike ka rritur së tepërmi vështirësitë për fabrikat e përpunimit të mishit dhe të qumështit.Kompanitë pohojnë të s...
Ndryshimet klimatike e kanë vënë bujqësinë shqiptare para sfidave të mëdha, të cilat në të ardhmen do të intensifikohen edhe më shumë. Në një studim teknik për ...
TIRANË– Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan është ndalur në fshatin Bilaj Fushë-Krujë afër Bubqit. Një bamirës i zonës, Nikollë Doda, thot...
Shqipëria prodhoi vitin e shkuar 8.9 milionë MWh energji.Kjo sasi është 6.5 për qind më e lartë sesa konsumi total në vend, i cili u luhat në pak më shumë se 8....
Që nga koha e hyrjes dhe daljes të mjeteve lundruese nga portet shqiptare deri te të dhënat për planifikimin e ankorimit dhe lejeve të lundrimit do të përqendro...
Eksportet e grupit të ushqimeve u rritën me 28% në muajin janar, por eksporti i prodhimeve të serrave i përfaqësuar nga zarzavatet pësoi rënie me 14% sipas të d...
Disa vite më parë, fermat e kërmillit u lakuan si “minierat” e radhës “së arit”, duke nxitur investime të njëpasnjëshme në këtë fushë. Sot, pas më shumë se një ...