LIVE UPDATES
Bota

Lugina e Preshevës kërkon të marrë pjesë në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

7 Qershor 2021, 11:43 Nga DOSJA
Lugina e Preshevës kërkon të marrë pjesë në

KOSOVË– Shqiptarët e Luginës së Preshevës, po kërkojnë që edhe fizikisht të jenë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të prezantuar kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, komuna në jug të Serbisë, që ndryshe njihen edhe si Lugina e Preshevës, thonë se është e pakuptimtë që të bisedohet me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve, pa përfshirjen e Luginës së Preshevës.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, thotë për Radion Evropa e Lirë se është e nevojshme prania e tyre në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

Çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, edhe si temë edhe përmes pranisë fizike të të zgjedhurve të Luginës. Është e rrezikshme ideja që të vendoset fati i Luginës pa përfshirjen dhe pa vullnetin e qytetarëve të Luginës”, thotë Sinani.

Sinani i bëri këto komente duke i referuar raportimeve të mëhershme se Kosova dhe Serbia mund të bien dakord për gjetjen e një zgjidhjeje ku përfshihet shkëmbimi i territoreve, me ç’rast Kosova do t’i jepte Serbisë një pjesë të veriut të banuar me shumicë serbe, dhe do të merrte Luginën e Preshevës që është e banuar me shumicë shqiptare.

Sinani thotë se kërkesë e përhershme e tyre mbetet bashkimi me Kosovën.

Nëse flitet për ndryshimin, korrigjimin e kufijve, atëherë Lugina e Preshevës duhet të bashkëngjitet si e tërë me Republikën e Kosovës. Kjo ka qenë kërkesë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës qysh në referendumin e vitit 1992”, thotë Sinani.

Ajo thotë se që të mos ndodhin zgjidhje të njëanshme që thellojnë krizën dhe konfliktin, duhet të përfshihet Lugina e Preshevës në dialogun në Bruksel.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, thotë se paqja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, arrihet përmes Luginës së Preshevës.

Mustafi thotë për Radion Evropa e Lirë se i kanë bërë kërkesë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet në kuadër të dialogut.

Kjo për faktin se nuk mund të jetë dialogu i njëanshëm, ku mund të hapen temat për çështjet e rregullimit të brendshëm të Republikës së Kosovës dhe mos të hapen temat e rregullimit të brendshëm të Serbisë. Kjo nënkupton që do të duhej të hapet edhe çështja e statusit juridiko-politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, thotë Mustafi.

Qeveria e Kosovës: Kapitull i ri i dialogut

Në Qeverinë e Kosovës nuk kanë thënë nëse përfaqësues të Luginës së Preshevës, do të jenë pjesë e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë.

Siç e ka theksuar kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takimi në Bruksel është dialog për dialogun, është në shërbim të kapitullit të ri të dialogut dhe të dakordimit mbi agjendën e tij”, thuhet në përgjigjen e qeverisë.

Por, sa i përket dialogut si kapitull të ri, Bashkimi Evropian ka mendim tjetër nga kryeministri Kurti, pasi insiston që ky është vazhdim i dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në pritje të takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, që pritet të mbahet në muajin qershor, zyrtarët e BE-së kanë thënë se “ky dialog ka nisur në vitin 2011 dhe do të vazhdojë me takimin e ri, në nivelin e lartë që do të zhvillohet së shpejti”.

Salihu: BE-ja dhe Serbia mund të jenë kundër pranisë së Luginës në dialog

Përfshirja fizike e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës do të ishte e mirëseardhur, thotë analisti Fitim Salihu.

Edhe nëse kjo nuk është e mundshme në këtë format aktual të dialogut, sipas tij, ata mund të jenë të pranishëm në këtë proces përmes ideve të tyre ose kërkesave të tyre që mund t’i parashtrojnë te Qeveria e Kosovës.

Por, Salihu thotë se kjo mund të mos pritej mirë nga Brukseli ose pastaj mundet edhe Serbia të kërkojë përfshirje të serbëve lokalë në dialog.

Jam skeptik nëse BE-ja dhe Serbia do të pranonin të ishin përfaqësuesit e Luginës së Preshevës si pjesë e delegacionit të Kosovës. Edhe nëse do të ishte fakti që ata të mos marrin pjesë fizikisht, por kërkesa e tyre të delegohej përmes Qeverisë së Kosovës, prapë do të ishte në rregull edhe nëse nuk janë të pranishëm edhe pse më e mira e mundshme do të ishte që ata vetë të jenë në tavolinë”, thotë Salihu.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës vazhdimisht kanë ngritur shqetësime lidhur me pasivizimin e adresave të banorëve shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Sipas të dhënave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, janë mbi 3.000 adresa që janë pasivizuar në Medvegjë dhe mbi 2.000 në Preshevë e Bujanoc.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë filloi në vitin 2011. Përmes këtij procesi synohet arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ardita sinani lugina e presheves ragmi mustafi ardita sinani lugina e presheves ragmi mustafi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen