LIVE UPDATES
Politike

Luksi i Edi Ramës/ 300 mijë USD për kondicionerë anti Covid në zyrat e Kryeministrisë

4 Prill 2021, 13:24 Nga DOSJA
Luksi i Edi Ramës/ 300 mijë USD për kondicionerë anti Covid

TIRANË– Agjencitë janë vënë në shërbim të luksit të Edi Ramës! E tillë është Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, e cila ka urdhëruar me shpejtësi që të bëjë një tender për të rregulluar kondicionerët e zyrave së kryeministrisë. Në fakt, çdo vit shpenzohen qindra mijëra euro për të ftohur dhe ngrohur ambientet e kryeministrisë. Por, këtë vit, kryeministri ka kërkuar që kondicionerët të jenë anti Covid. Megjithëse nuk ka asnjë studim shkencor për të vërtetuar se ajri i komdicionerit përhap Covidin, sërish Edi Rama kërkon që të mbrohet nga ky ajër. Dhe, të gjitha me lekët e popullit të varfër.

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka hapur një tender me procedurë të hapur për 24 muaj. Kërkohet një firmë e cila duhet të riparojë dhe të mirëmbajë sistemin e ngrohje-ftohje për kryeministrinë. Fondi është 27,343,934 lekë, ndërsa me TVSH rreth 300 mijë USD. Në dokumente specifikohet se firma duhet të jetë e gatshme që nga data e lidhjes së kontratës deri në plotësimin e nevojave të kryeministrisë.

Megjithatë, nga hulumtimi i dokumenteve rezulton se Edi Rama kërkon rregullimin e sistemit të plotë të kondicionimit në mjediset e kryeministrisë. “Domosdoshmëria për mirëmbajtjen e sistemit të kondicionimit tip VRV në ndërtesën e KM katet 0, +1, +2 dhe zyrat qëndrore të kryeministrit. Kërkohet mirëmbajtja dhe sjellja termike e ndërtesës. Domosdoshmëria e mirëmbajtjes. Parimet e sigurisë të shëndetit. Kërkohet cilësi në ndikimin e zhvillimit të teknologjisë. Dhe, mirëmbajtja e sistëmeve të ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit të ndërtesës së Kryeministrisë në kontekstin e COVID-19” thuhet në këto dokumente. Pra, kryeministri kërkon që këto sisteme të parandalojnë edhe Covidi-n!

Duke shfletuar dokumentet e tenderit, ajo që bie në sy është se karkohet me ngulm që të mirëmbahet sistemi i kondicioninit në zyrat e kryeministrit. Rama ka kërkuar që t’i rregullohet sistemi i ngrohje ftohjes. Ja se çfarë shkruhet në dokumente; …domosdoshmëria për mirëmbajtjen e sistemit të kondicionimit tip VRV në ndërtesën e KM katet 0, +1, +2 dhe zyrat qëndrore të Kryeministrit. Ndërkohë, vijojnë se vitin e kaluar (2018-2019) është përfunduar dhe kolauduar sistemi i kondicionimit tip VRV në ndërtesën e Këshillit të Ministrave, katet 0, +1, +2 dhe zyrat qëndrore të Kryeministrit. Sipas dokumenteve, ndërtesa e trajtuar me ajër të kondicionuar përfshin tre kate të pjesës kryesore të ndërtesës të Kryeministrisë dhe zyrat qëndrore të Kryeministrit sipas projektit të realizuar “as build”. Projekti është realizuar në të gjithë kufijtë e ndërtesës të cilat janë: Kati “+2”, duke përfshirë “Sallën e Kuqe” dhe mjediset ndihmëse që lidhen me një kat më poshtë në pjesën ballore, që është nga ana e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”; Kati “+1”, duke përfshirë zyrat e pjesës ballore, që janë nga ana e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”; Kati “0”, është i plotësuar me sistemin e kondicionimit.

“Sipërfaqet që janë trajtuar me kondicionim janë sa më poshtë të plota duke përfshirë edhe pjesën e pangjyrosur e cila lidhet me përcaktimin ‘zyrat Qëndrore të Kryeministrit’” thuhet në dokumentet e këtij tenderi. Të cilat vijojnë me disa specifikime anti Covid. Sipas tyre, firma duhet të mirëmbajë sistemin teknik të kondicionimit, që përfshin, përveçse përmirësimin e performancës energjitike të projektuar dhe të zbatuar, por edhe vendosjen e kritereve dhe protokolleve teknike të cilat sigurojnë eficiencë të lartë, siguri shëndetësore (COVID 19), e cila klasifikohet si element thelbësor e lidhur ngushtë me mirëmbajtjen e ndërtesës historike.

Marrë nga Boldnews

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama


Sondazh

Poll
Politike 4 Prill 2021, 11:00

FIER– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Fier, aty ku zhvilloi dhe një bisedë me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore.Teksa ka qënë p...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri