LIVE UPDATES
Politike

Luljeta Bozo kundër uljes së taksave: Kriza kalohet me solidaritet

29 Mars 2022, 18:46 Nga DOSJA
Luljeta Bozo kundër uljes së taksave: Kriza kalohet me solidaritet

TIRANË- Deputetja socialiste Luljeta Bozo ka deklaruar se kriza ekonomike që ka kapur vendin kalohet me solidaritet dhe jo me ulje taksash. E ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Bozo tha se qytetarët duhet të solidarizohen me situatën.

“Duhet të sensibilizohen njerëzit, se sytë në ballë i kanë… ata shkojnë përditë që blejnë dhe menjëherë sinjalizojnë, të vijnë grupet, të kontrollojnë dhe të marrin masa. Kjo është situatë e jashtëzakonshme”, tha ajo.

Duke folur për pensionet, inxhinierja thotë se shtesa prej 3.000 lekësh e llogaritur si subvencion për përballimin e rritjes së çmimeve për produktet e shportës, është llogaritur dhe në bazë të inflacionit. Sipas saj, tani që për pagat nën 40.000 lekë janë hequr tatimet, në vitet në vijim do të rriten sigurimet dhe për pasojë dhe pensionet.

“3.000 është shtesa që merr një pensionist që merr sa gjysma e rrigës minimale, (32000 lekë nga 1 prilli). Është llogaritur sa është rritur inflacioni, aq do të kompensohen të gjitha pensionet. Do të indeksohen, dhe kjo është ndihmë. Duhet të jemi shumë objektiv që të gjithë që të sinjalizojmë atje ku duhet kur shikojmë që nuk ecën një gjë. Duhet të dini që pensionet nuk dalin nga puna që kanë bërë njerëzit. Njerëzit që kanë punuar para 30-40 vitesh kanë paguar sigurime, janë prishur raportet. Tani do të fillojë pak nga pak, vit pas viti, meqë u hoqën tatimet për rrogën nën 40.000 lekë, do të kenë mundësi të grumbullohen më shumë sigurime, më shumë para dhe gradualisht do të ngrihet dhe pensioni se s’ka si të rritet ndryshe”, tha ajo.

E pyetur nëse heqja e TVSH-së është e nevojshme për të sjellë uljen e çmimeve për produktet e shportës dhe të hidrokarbureve, Bozo thotë se nuk do të ndikonte.

“Ulja e TVSH-së për konsumatorin nuk ka asnjë rezultat. Shteti subvencionon 80% të energjisë, të asaj që ne paguajmë në shtëpi, po nga t’i nxjerrë këto lekë shteti”, tha Bozo.

Bozo gjithashtu ka thënë se shërbimet për qeveritarët janë reduktuar, megjithatë duhen shqyrtuar shërbime të tilla luksi në një kohë krize.

“Janë ulur në maksimumin e mundshëm. Shpenzimet për shërbimet ndaj qeveritarëve janë ulur në minimumin e mundshëm. Këto gjëra nuk zënë kaq shumë peshë, edhe pse nuk e diskutoj që duhen pasur në konsideratë”,’ tha ajo.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luljeta bozo luljeta bozo

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri