Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Lulzim Basha i përgjigjet akuzave të Topallit për 2 vilat dhuratë nga oligarkët, kreu i PD-së: Pallati im është në qen
15 Janar 2021, 10:49Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u pyet mbrëmje në emisionin “Opinion”, në lidhje me akuzat e hedhura ndaj tij edhe nga një prej figurave historike në PD, Jozefina Topalli, për vilat e përfituara dhuratë.
I pyetur nga gazetari Lorenc Vangjeli për deklaratat e Topallit, se Lulzim Basha është bërë pronar vilash të dhuruara nga oligarkët, Basha e anashkaloi përgjigjen, duke u marrë me akuzat politike ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.
Basha tha se jeton me qira sot, por pa treguar se ku dhe as nuk hodhi poshtë akuzat se jeton në rezidencën “Long Hill” të biznesmenit Agron Papuli.
PJESË NGA DISKUTIMI:
Vangjeli: Kryetari i Bashkisë ju ka shndërruar në target dhe sot, me një akt befasues, tha se i ka refuzuar lejen e ndërtimit një të afërmi tuaj. Unë nuk e di se pse duhet të penalizohet i afërmi juaj nga Bashkia e Tiranës në këtë rast, por edhe ai duke bërë një akt të tillë diskriminues bën një akt politik, ju përmend juve vilat e famshme, njësoj siç jua përmendi znj. Topalli, e cila thotë se Edi Rama ka shanse për një mandat të tretë.
Basha: Unë jam me qira për arsye familjare, të veçanta, të cilat jua kam shpjeguar dhe kjo është fare transparente, jo se nuk kam pasur mundësi, se unë ju kam thënë, nuk hyra në politikë i varfër dhe pasuria ime ka qenë dhe është transparente para të gjithëve.
Vangjeli: Përmendet edhe Znj.Topalli, që gjithashtu ju përmend si pronar vilash…
Basha: Keni dëgjuar dhe do të dëgjoni të njëjtën gjë, sulme denigruese ndaj meje në forma, në mënyra të ndryshme.
Vangjeli: Ish pallati juaj vazhdon të jetë i banueshëm?
Basha: Pallati im është në qendër të Tiranës, ka qenë aty para se të hyja në politikë. Pasuria ime është transparente.
Vangjeli: Jo, jo flas për largimin tuaj…
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Sot u bë përmbyllja e fazës së dytë të përzgjedhjes së kandidatëve për platformën e PS-së, ‘Deputeti që duam’ për të gjithë të rinjtë që duan të je...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta reagoi pas publikimit të një raporti që tregon se shumica e rinisë shqiptare duan të largohen.Pas mbledhjes së një paneli me p...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr.4 në Tiranë.Gjatë bisedës, Kryemadhi ...
TIRANË– Ish-Ministrin, Ylli Manjani, më shumë se darka në vetëvete e ministrave të Ramës te “Nusreti” në Dubai, e shqetëson tentativa e qeverisë për ...
TIRANË– Gazetari Bledian Koka zbuloi se në një sondazh të bërë, opozita rezulton fituesja e zgjedhjeve të 25 prillit. Kjo solli dhe reagimin e ministres pë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë investigimin e BIRN, teksa ka deklar se trefishimi i pasurive të ministrave të kabinetit të tij janë f...
TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali është përplasur me gazetaren Kostana Morava. Të ftuara në PolitikOn, Spiropali i ndërpreu fjalën gazetares, ndërsa ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar edhe njëherë darkën që ministrat dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit të tij konsumuan në një prej vendeve më luk...