LIVE UPDATES
Politike

Lulzim Basha takim me familjet në Lezhë: Çmimi i energjisë do të ulet, zotohem se nesër do të më keni në krah

13 Mars 2021, 12:55 Nga DOSJA
Lulzim Basha takim me familjet në Lezhë: Çmimi i energjisë

LEZHË-  Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ka vizituar një familje, me vështirësi ekonomike .

Gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me anëtarët e familjes, gruaja e familjes, i bëri me dije Bashës se janë 8 veta në familje dhe mbahen vetëm me pagesën e invaliditetit të vajzës prej 100 mijë lekësh. 

Ndërkohë, Basha pasi ka dëgjuar gruan, është zotuar se nëse  do të marrë psuhtetin do të ndihmojë jo vetëm ata po çdo person në vëshirësi ekonomike. Ai ka akuzuar Kryeministrin Rama dhe qeverinë se janë lodhur në këto 8 vite vetëm për veten, duke shtuar se menjëherë sapo të vijë në qeveri do të rikthejë të gjitha të përjashtuarit pa të drejtë nga ndihma ekonomike, si dhe do i dyfishojë direkt.


BASHKËBISEDIMI I LULZIM BASHËS

Lulzim Basha: Si je? A je mirë? Vajza juaj?

Zonja: Po!

Lulzim Basha: Sa vjeç është?

Zonja: 23.

Lulzim Basha: Invalide?

Zonja: Po!

Lulzim Basha: Sa fëmijë ke Flora?

Zonja: 6.

Lulzim Basha: Me çfarë jetoni?

Zonja: Me çfarë jetojmë? –ne me thënë të drejtën, me pensionin e kësaj! Mbulojmë drita, ujë, burri pa punë! Dy vajza i kam të martuara, tre i kam në shkollë, vetë pa punë duke i shërbyer kësaj. Grupi i parë është invalide, merr 100 mijë kjo, 100 mijë unë. Më kanë hequr ndihmën ekonomike, ka një vit e gjysmë! Burri është pa punë!

Lulzim Basha: 8 vetë me 100 mijë pagesë invaliditeti të vajzës…

Zonja: Dhe 100 mijë shërbim unë, pasi mos të kishim këtë invalidi, unë shkojë të punoj tek fabrikat. Po i bëj thirrje shtetit se pse më ka hequr ndihmën ekonomike?! 110 mijë lekë kam paguar dritat, ja ku janë. Janë faturat e dritave. Jam nënë me invalid brenda dhe shiko se çfarë më thotë drejtori i energjisë; shko shiko sahatin thotë, shikoje ku është kjo, sa lexon kilovat. Tani shiko faturat e dritave! Tani a mund ta lë me vdek në ftohje, pa ndezur ngrohjen këtu?! Si mund ta lë?! Ndaj, i bëj thirrje shtetit të vendos dorë në familjet në nevojë!

Lulzim Basha: Flora, ky shtet ka marrë fund! Ky shtet s’ka mend…

Zonja: Mallkimet tona o Zot ja thefshin qafën! Po jo me na bë me tortura kështu, zëmë shembull burrin; burrin e kam alamet burri dhe punëtorë, po është puna ku të gjej punë?! Kam dy vajza në shkollën e mesme njëra me mesatare 9, tjetra me mesatare 10, një bursë bashkia e Lezhës, të thonë të shkojnë në shkollë! Mos të gëzoj fëmija im një dreq shkolle, as të drejtë, asnjë gjë! Unë mirë si nënë se jam me vuajtje, se kam varrin brenda, po fëmijëve e burrit! Se unë jam e vuajtur, se unë me këtë kam për të ngel! Mund ta mbys, kujton kryeministri se mund të mbys fëmijën tim unë! Nuk e mbys! Nuk e mbys fëmijën e huaj, jo ta mbys fëmijën tim! Duhet me qenë të barabartë me të tërë! Sikur je t’u u lodh ti me e bartë, edhe ai të lodhet kur ka hipur në atë karrige për të punuar për popullin!

Lulzim Basha: Ai është lodhur vetëm për veten e vet, e për një grusht njerëzish!

Zonja: Ai është lodhur për hajdutët! Edhe ti të jesh, unë si nënë një herë që jam e vuajtur me këtë fëmijë varrë brenda, në Lezhë! Dy kile vaj, dy kile sheqer, dy kile miell. A mund të hanë 8 vetë dy kile vaj, dy kile sheqer?!

Lulzim Basha: Kurrsesi jo!

Zonja: Po shiko e bëj, 1500 lekë bën vaji! A ta blej, a ta lë?! Se unë këtu, e shikon atë makinën që e kam lënë aty, shiko! Shiko kryetar! E kam marrë me veresi për shpirtit të babës! E kam marrë me lekët e këtij burri. Këto janë me rimbursim, ndihmojnë djalin për ta e qetësuar se ka sëmundje toke. Çohet me më tremb kalamajtë natën. Ku ta lë unë? Atë dhomë e kam për kalamajtë. Këtu, me borxhe e kam bërë atë ballkon me e mbyll në dhomë mos më mbyste fëmijët. Shihi kryetar, shihi të ardhurat e shtëpisë time. Burrin boll punëtor e kam, nuk dua se kam tërë botën kur kam burrin shëndoshë, por të na përshëndesë shteti. Mos bëjë e mos thotë shteti me ne, a nuk është gjynah. Është gjynah se me popullin ….

Lulzim Basha: Ti je grua shumë e fortë me këto dhimbje dhe me këto vuajtje. Dy fjalë do të m’i dëgjosh. 8 vjet me radhë ky kryeministër, kjo qeveri kanë menduar vetëm për veten e tyre. Shqipëria i ka mundësitë me i ndihmuar familjet si ty. I kanë hequr nga ndihma ekonomike dhe ua kanë dhënë me pikatore. Ndërkohë që një grusht njerëzish kanë marrë paret e taksave të shqiptarëve dhe jetojnë si sheikë. Me 25 prill do ta ndryshojmë këtë
Qytetarja: Ishalla o Zot!

Lulzim Basha: Të jap fjalën që po. Më dëgjo dy fjalë. E para e punës që do të bëjmë: Për të gjithë familjet që i kanë hequr nga ndihma ekonomike me të padrejtë, do t’i rikthehet ndihma ekonomike dhe ndihma ekonomike menjëherë do të dyfishohet. E dyta: Energjia elektrike deri në 300 kë për muaj do t’i ulet çmimi. E treta: Do të jetë rimbursimin i ilaçeve 100% si pas diagnozës e në veçanti në raste të tilla. Ne kemi firmosur një marrëveshje edhe me personat me aftësi të kufizuar për t’i ndihmuar që të administrojnë, në mënyrë që paratë të shkojnë tek njerëzit në nevojë siç është vajza jote. Floinda më the?
Qytetarja: Po!

Lulzim Basha: Është më e rëndësishmja është që Pjetri, burri jot dhe të gjithë burrat dhe gratë e Lezhës që kanë mundësi me punuar, t’ju japim mundësinë të punojnë sepse ju nuk mund të vazhdoni përjetë me pjatën e supës dhe të ndihmës ekonomike. Lezha i ka mundësitë me krijuar vende pune. Të bëhemi të gjithë bashkë së pari të ndihmojmë më të pamundurit siç është familja jote dhe asnjë fëmijë po të the, më shiko në sy, asnjë fëmijë i joti, që ka dëshirën për të studiuar nuk ka për të mbetur pa studiuar për shkak se ti s’ke mundësi ekonomike. Ky është zotimi dhe angazhimi i Lulzim Bashës.

Qytetarja: Zoti të ruajte, o Zot!

Lulzim Basha: Për çdo fëmijë, për çdo të ri e për çdo të re, S’ka bijë dhe bir shqiptari që do të mbetet pa shkollë për shkak të pamundësisë ekonomike. Sepse studimet dhe arsimimi do t’i japin mundësinë të punësohen e ta nxjerrin veten e tyre dhe familjen e tyre nga mjerimi

Qytetarja: O Zot fitojmë!

Lulzim Basha: Së bashku! Të gjithë së bashku! Mbahu fort! Ti je një grua me 6 fëmijë, me një vajzë të sëmurë, me burrin e papunë që ia del në këto kushte, ti je heroinë! Nesër do më kesh në krah, do kesh qeverinë në krah, do të kesh deputetin në krah!

Qytetarja: Edhe ne na ke në krah!

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra!

Qytetarja: Edhe unë. Tërë jetën na ke në krah!

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet