LIVE UPDATES
Bota

Maas: Në Gjermani nuk ka detyrim për vaksinim

21 Nëntor 2021, 08:09 Nga DOSJA
Maas: Në Gjermani nuk ka detyrim për vaksinim

GJERMANI- Ministri i Jashtëm i Gjermanisë reagoi mbi zhvillimet në Austri sa u përket masave ndaj koronavirusit, ku nga shkurti me ligj të gjithë duhet të vaksinohen. Ekspertët në Gjermani parashikojnë një valë të pestë Corona.

Pasi Austria, deklaroi detyrimin për vaksinim ndaj koronavirusit, politikanët gjermanë të koalicionit të ardhshëm qeverisës (socialdemokrat, ekologjistë, liberal-demokrat) e përjashtojnë një rregull të tillë për Gjermaninë. “Kjo nuk do të ndodhë”, tha për kanalin „Bild live” socialdemokrati Heiko Maas, ministër i Jashtëm. “Ne nuk e konsiderojmë të nevojshme, sepse mendojmë që kjo është e vështirë edhe në aspketin e së drejtës kushtetuese”, tha Maas.

Politikania liberal-demokrate përgjegjëse për çështje të shëndetësisë Christine Aschenberg-Dugnus e kritikoi kryeministrin e Bavarisë Markus Söder, i cili u shpreh hapur për detyrimin për vaksinim. “Askujt nuk i ndihmon përdorimi si kërcënim me një detyrim të përgjithshëm për vaksinim“, tha ajo për gazetën “Bild”-Zeitung. “Pikërisht landet me shifra dramatike të infeksioneve me Corona duhet të përqendrohen, ashtu sikurse është rënë dakord, që të zgjerojnë ofertën për vaksinim dhe të zbatojnë masat e reja ndaj koronavirusit.

Në Austri të hënën (22.11.) vendosen sërish masat e izolimit, që prekin edhe të vaksinuarit dhe rregullorja do të jetë në fuqi për maksimumi 20 ditë. Ndërsa në shkurt të gjithë qytetarët nga një moshë e caktuar duhet vaksinohen plotësisht ndaj koronavirusit, në rast të kundërt ata do të gjobiten. Austria është vendi i parë i BE-së që në sfondin e valës aktuale të infeksionit ndërmerr masa të tilla të rrepta. Incidenca shtatë ditore e infeksioneve për 100.000 banorë të premten (19.11) në Austri ishte mbi 1000.

Gjithnjë e më shumë lande të federatës në Gjermani po i forcojnë masat kufizuese. Në Gjermani vlera mesatare, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI) është 362. Sipas këtyre të dhënave brenda 24 orëve regjistrohen 63.924 infeksione të reja, që do të thotë 19.000 më shumë se përpara një jave. Kuota e hospitalizimeve sipas RKI është 5,34 për 100.000 banorë në shtatë ditë.

Nëse incidenca e hospitalizimeve është 3 në një land hyn në fuqi rregullorja 2G (vaksinuar, ose shëruar ndaj COVID-19) vetëm personave që e dëshmojnë këtë u lejohet aksesi në aktivitete publike. Ndërsa me incidencën 6 të hospitalizimeve vlen rregulli 2G, për të pasur akses në aktivitete publike edhe të vaksinuarit apo të shëruarit duhet të paraqesin edhe një test negativ ndaj koronavirusit.

Në landin Zarës (Saarland) dhe në Hamburg që nga e shtuna (20.11) ka hyrë në fuqi rregullorja 2G për hyrjen në mjediset e gastronomisë, në bare, klube e diskoteka, për aktivitete sportive si dhe në mjedise të mbyllura për koncerte, apo të tjera aktivitete të kohës së lirë. Bavaria të premten (19.11) vendosi që nga e hëna të hyjnë në fuqi masat e izolimit për të pavaksinuarit si dhe në zonat me kuotë të lartë infeksioni lockdown për të gjithë qytetarët. Në qarqet e këtij landi me një incidencë mbi 1000 do të mbyllen të gjitha mjediset e gastronomisë, hotelet, parukeritë, si dhe mjediet për aktivitete sportive e kulturore. Edhe në Saksoni kanë hyrë në fuqi masa të forta me kufizime.

Presidenti i RKI Lothar Wieler sërish bëri thirrje për pakësimin e kontakteve fizike në mbarë Gjermaninë. Me masa të tilla në landet me kuota të ulëta infeksioni ka shans që të ruhet ky nivel. Po ashtu Wieler thekson, se duhet të vazhdojë të rritet kuota e vaksinimeve.

RKI përmend si objektiv që në verë të paktën 85 përqind e popullsisë nga mosha 12 deri në 59 dhe 90 përqind e popullsisë nga 60 vjeç të jenë vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19. Në rast se nuk mjafton pakësimi i kontakteve dhe nuk rritet numri i të vaksinuarve „nisur nga skema deritanishme e përhapjes së infeksionit” mund të pasojë edhe një valë e pestë Corona”, tha Wieler.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota covid në gjermani heiko maas covid në gjermani heiko maas

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj