Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Alarm në Serbi pas deklaratave të Kurtit: Ekstremist që do një Shqipëri më të madhe!
20 Nëntor 2021, 19:26Nga DOSJA
BEOGRAD – Mediat serbe reaguan të shqetësuara ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë nëse do të mbahej një referendum demokratik dhe paqësor.
“ALO” e nis lajmin për deklaratat e kreut të qeverisë së Kosovës me titullin: “SAMO GA JEDAN KORAK DELI OD AKCIJE Ekstremista Kurti hoće veliku Albaniju! (VETËM NJË HAP NDAN ATË NGA VEPRIMI, Ekstremisti Kurti dëshiron një Shqipëri më të madhe!)
Shefi i qeverisë së Kosovës dha një intervistë për revistën britanike “Monocle” ku shprehu qëndrimet e tij rreth fatit të Shqipërisë dhe Kosovës. Ai theksoi se populli i Kosovës nuk votoi në 17 shkurt 2007 për t’u shkëputur nga Shqipëria, por nga Serbia. Në lidhje me gjykimin në Hagë të ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ish-krerëve të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, Kurti nënvizoi se do të dëshironte që Thaçi të gjykohej për korrupsion në Kosovë.
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për revistën online “Monocle” është shprehur se do të votonte “pro” për një bashki...
PRISHTINË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi hedh poshtë pretendimin e ministrit të qeverisë se të dyja palët kishin rënë dakord që Serbia ...
GREQI – Një zjarr i madh është regjistruar mbrëmjen e sotme në ishullin helen Tinos. Mediat fqinje raportojnë se flakët janë përhapur nga era e fortë ndërsa po ...
Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën në News24, kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama e konsideroi një besim historik, votën e qytetar...
SHKUP – Pasi dha dorëheqjen si kryeministër, Zora Zaev mund të humbasë dhe postin e kryetarit të partisë Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë. Pritet që ai...
ROMË – Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të vazhdojnë të vaksinohen kundër koronavirusit. Nëpërm...
ROMË – Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio këmbënguli se vendi nuk duhet të shkojë sërish drejt mbylljes gjatë festës së Krishtlindjes. Në një...