Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
All - General - 1
Bota
Talebanët: Punonjësit qeveritarë do të fillojnë të paguhen
21 Nëntor 2021, 07:34Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
Administrata talibane e Afganistanit do të fillojë të paguajë pagat e vonuara të punonjësve të Qeverisë, thanë zyrtarët. Mijëra punonjës të Qeverisë afgane të udhëhequr nga talibanët ka tre muaj që nuk i kanë marrë pagat.
Kjo është vetëm njëra nga krizat e shumta me të cilat u përballën talibanët që kur e morën pushtetin në muajin gusht.
“Ministria e Financave njofton se, duke filluar nga sot (20 nëntor), pagat e tre muajve të fundit të të gjithë punonjësve dhe stafit të Qeverisë do të paguhen plotësisht”, tha zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid në një postim në Twitter.
Talibanët nuk kanë njoftuar për burimin e mjeteve financiare me të cilat do të bëjnë realizimin e pagave. Edhe përpara se talebanët të merrnin kontrollin e vendit në gusht, shumë punonjës të sektorit publik thanë se nuk ishin paguar për javë të tëra.
Pasi lëvizja mori pushtetin, miliarda dollarë nga fondet e qeverisë afgane të ruajtura jashtë vendit në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë u ngrinë.
Qeveritë e huaja nuk kanë qenë të gatshme të financojnë drejtpërdrejt administratën e udhëhequr nga talibanët. Institucionet financiare globale gjithashtu kanë ndërprerë financimin.Pas një takimi të enjten midis të dërguarve të Gjermanisë dhe Holandës dhe zyrtarëve talibanë në Kabul, u diskutua për të filluar me pagesën e punonjësve të sektorit të shëndetësisë dhe arsimit drejtpërdrejt përmes organizatave ndërkombëtare.
Është e paqartë nëse njoftimi i talibanëve lidhet me këtë. Një zëdhënës tjetër i talebanëve, Inamullah Samangani, tha në Twitter të shtunën se administrata kishte arritur të mbledhë të ardhura ditore nga tatimet./REL
POLONI– Policia në Poloni ka pezulluar përkohësisht patentën e ish-zyrtarit të lartë të Bashkimit Europian Donald Tusk pasi u kap duke i dhënë makinës për...
Kryeministri i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev po përpiqet ta zgjerojë kabinetin qeveritar për të garantuar një shumicë të qëndrueshme parlamentare...
VJENË- Edhe në Austri ka patur protest kundër masave të ashpra kufizuese të lëvizjes së qytetarëve ndaj përhapjes së koronavirusit. Dhjetëra mijëra qytetar...
BEOGRAD – Mediat serbe reaguan të shqetësuara ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë nëse d...
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për revistën online “Monocle” është shprehur se do të votonte “pro” për një bashki...
PRISHTINË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi hedh poshtë pretendimin e ministrit të qeverisë se të dyja palët kishin rënë dakord që Serbia ...
GREQI – Një zjarr i madh është regjistruar mbrëmjen e sotme në ishullin helen Tinos. Mediat fqinje raportojnë se flakët janë përhapur nga era e fortë ndërsa po ...