Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Administratorja e kompanisë “Albtek-Energy” shpk, Stela Gugallja, e cila zotëron inceneratorin e Elbasanit, i përgjigjet akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Nëpërmjet një reagimi për “Panorama”, Gugallja thotë se Prokuroria e Elbasanit ka zhvilluar hetime për disa vepra dhe në fund, ato janë mbyllur për mungesë provash.
Për këtë arsye, Gjykata e Elbasanit sqaron Gugallja më datë 11 janar 2018, ka vendosur të pushojë çështjen penale me vendim të formës së prerë ndaj “meje dhe disa personave tjerë, pasi ka konstatuar se nuk ka element të asnjë vepre penale”.
Reagimi vjen ndërkohë që kreu i opozitës, Lulzim Basha tha se një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia.
“Prej më shumë se një jave i kërkoj SPAK-ut të nisë hetimet për aferën e mafies së inceneratorëve. Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia. Mafia e plehrave, presion mbi një prej personave kyçë në skemën mafioze të inceneratorëve, Stela Gugallja. Paralajmëroj SPAK-un se nëse ndonjë prej të dyshuarve kryesorë në aferën e plehrave largohet, do të jetë përgjegjësia e SPAK”- tha Basha gjatë konferencës për shtyp.
Reagimi i plotë i administratores Stela Gugalja:
U njoha sot me deklaratën e radhës së zotit Lulëzim Basha, sipas të cilës jam vënë nën presion nga mafia e plehrave. Në respekt të familjes time dhe opinionit publik sqaroj se, nuk jam dhe nuk ndihem për asnjë moment e kërcënuar apo e shantazhuar nga askush. Në jetën e biznesit dhe jashtë saj nuk jam përfshirë në asnjë veprimtari të paligjshme që të më bëjë objekt shantazhi apo kërcënimi.
I vetmi që më ka vënë nën presion dhe më shantazhon është zoti Lulëzim Basha dhe njerëz rreth tij. Prej kohësh jam vënë nën sulme politike nga Partia Demokratike, në të cilën unë dhe familja ime kemi aderuar si anëtarë që në lindjen e saj, duke e mbështetur prej viteve 90.
Meqënëse emri im është bërë publik dhe lidhet me kompaninë “Albtek-Energy” shpk ku unë jam ortake e vetme dhe administratore e shoqërisë sqaroj se, Prokuroria Elbasanit me vendim nr 2609 në datë 26.05.2017 ka filluar një hetim penal, për vepra penale si, ”Korrupsion pasiv”, “Korrupsion aktiv”, “Shpërdorim detyre”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Moskryerje të detyrave nga organet tatimore”. Prokuroria pasi ka zhvilluar hetime rreth 8 muaj, ka konkluduar që në aktivitetin tim dhe të personave të tjerë, si dhe shoqërisë “Albtek-Energy” nuk ka element të veprave penale, për të cilat kishte regjistruar procedimin penal dhe i ka kërkuar Gjykatës Elbasan, pushimin e çështjes. Gjykata e Rrethit Elbasan me vendimin Nr. 2609 11.01.2018, ka vendosur të Pushojë çështjen penale ndaj meje dhe disa personave tjerë, pasi ka konstatuar se nuk ka element të asnjë vepre penale.
Marrë nga Panorama.com.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pasi Llazar Bicja, ish-kryetart të Partisë socialiste në Cërrik i është dërguar kërkesa për deklarim pasurie nga OFL ...
TIRANË– Presidenca u është përgjigjur fjalëve të kreut të grupit parlamentar të Partisë Soicaliste, Taulant Balla, i cili tha se nuk duhet humbur asn...
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla në një konferencë për shtyp ka folur për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ai është sh...
TIRANE– Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli do të krijojë një parti të re për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit duke ...
TIRANE– Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas apelit të dytë të komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi për çështjen e Kodit Zgjedhor...
TIRANE– Për riatdhesimin e fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampet e ferrit, ka reaguar Partia Demokratike, mirëpo ata janë kapur në faktin se Rama ka har...
TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka marrë sot nën shqyrtim dekretin e presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend, ku nga 17 anëtarë prezentë, 15 votuan kundër ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se është gati struktura për të rehabilituar fëmijët dhe gratë e kthyer nga kampi Al-Hol. Gjatë fjalës së tij të shkur...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama garantoi sot Komisionerin për Zgjerimin në Parlamentin Evropian, Oliver Varhelyi se e mirëpret opinionin e Komisionit të Vene...