LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mafia e varkave”/ Zbulohet rrjeti i mafias shqiptare që trafikon emigrant nga Brukseli në Angli, bashkëpunimi që kanë

10 Gusht 2020, 20:42 Nga DOSJA
“Mafia e varkave”/ Zbulohet rrjeti i mafias shqiptare që

MBRETËRI E BASHKUAR- Media britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një tjetër artikull mafias shqiptare, dhe këtë herë ka përfshirë ata që merren me trafik të qenieve njerëzore.  Përmes një shkrimi të publikuar pak orë më parë “Daily mail” shkruan se tashmë, shqiptarët dhe arabët, në bashkëpunim me njëri tjetrin, po i trafikojnë emigrantët nga një bazë që kanë krijuar në Belgjikë për të kontrabanduar emigrantët drejt Britanisë së Madhe.

Sipas medies britanike, ky rrjet krimi e quan veten “mafia e varkave” dhe janë zhvendosur në Bruksel për të përfituar nga një rritje e madhe e emigrantëve atje. Rreth 600 migrantë flenë në parkun Maximilien afër stacionit kryesor të trenit, të tjerë flenë në një zonë tjetër dhe natën kontrabandistët lëvizin brenda, duke ofruar një udhëtim përtej kanalit në këmbim të 500 paundëve.

Disa prej emigrantëve, kanë rrëfyer për Daily Mail se për vlerën 2000 apo 3000 paund, u është ofruar një vend në një varkë më të madhe dhe me më shumë garanci kalimi. Që të arrijnë të mbledhin paratë, shumë prej emigrantëve kanë filluar të shesin kanabis dhe kokainë në Bruksel. Ndërsa në raste të tjera, emigrantët ndodh që vjedhin edhe njëri-tjetrin, për të arritur të mbledhin paratë që iu duhen.

Abuzar Afzali, 30 vjeç, i cili është nga një fshat jashtë Kabulit, tha: Parku është një vend i rrezikshëm natën. Ka burra me thika atje dhe ndonjëherë vjen mafia e varkave. Dua t’i paguaj ata që të mund të shkoj në Mbretërinë e Bashkuar, por ende nuk kam para. Disa shesin drogë. Këta njerëz të këqij….mafia e varkave….janë mënyra e vetme.

Sipas Daily Mail, shfaqja e një fronti të ri në tregun e trafikimit, i drejtuar kryesisht nga bandat shqiptare ose kurde, do të jetë thellësisht shqetësuese për Zyrën e Brendshme, e cila po përballet me një hetim për trajtimin e saj të krizës nga komiteti i çështjeve të brendshme.

Këtë vit më shumë se 4,000 migrantë kanë bërë kalime të paligjshme, shumë më tepër në krahasim me 1.850 që janë bërë gjatë vitit të kaluar. Shumica e udhëtimeve fillojnë nga Franca, por shumica e migrantëve mendojnë se kanë një shans më të mirë nga Belgjika.

Ky vend nuk i ka lënë në rrugë emigrantët. Belgjika u ka ofruar udhqime, veshje dhe trajtim mjekësor bazë.

Një vullnetar tha: Ata janë kryesisht emigrantë ekonomikë, sesa refugjatë. Tani ka gjithnjë e më shumë prej tyre. Shtë e vështirë t’i ushqesh të gjithë.  Shumica janë të rinj nga Afrika, ndërsa disa vijnë nga Afganistani, Siria, Irani dhe territoret palestineze.

Enayatullah Safi tha se ai ka udhëtuar një vit rresht nga shtëpia e tij në provincën Kapisa afër Kabulit në Afganistan në Evropën Perëndimore e deri në Bruksel.

Salduesi 24-vjeçar tha: Unë kam qenë në Bruksel për një javë dhe kam fjetur rrugëve sepse bamirësit nuk kanë më shtretër. Shumica e njerëzve këtu duan të shkojnë në Angli. Kjo është ëndrra e tyre. Por është e vështirë të arrijmë atje, sepse ne nuk mund të paguajmë mafian e varkave. Unë duhej të largohesha nga shtëpia dhe familja ime për shkak të talebanëve. Ata donin që t’i ndihmoja duke vrarë njerëz dhe duke vënë bomba në biçikleta. Unë nuk do ta bëja atë.

Një emigrant tjetër tregoi se si ai kaloi dy ditë duke u ngjitur në anën e një kamioni për të arritur në Evropën perëndimore.

Ai tha: Dy nga miqtë e mi që e bënë këtë me mua janë të vdekur, sepse ata i zurigjumi teksa ishin në kamion. Tronditjet i nxorrën jashtë dhe mbetën të vdekur.

Vitin e kaluar 39 emigrantë ngë Vietnami humbën jetën brenda një kamioni frigoriferik. Këta të tjerët, luten çdo natë që të mos kenë fatin e tyre…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet angli daily mail mafia e varkave angli daily mail mafia e varkave


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet