LIVE UPDATES
Aktualitet

Mama Bar- si përballet bari kult me pandeminë?

24 Tetor 2020, 08:42 Nga DOSJA
Mama Bar- si përballet bari kult me pandeminë?

BERLIN– Një dhomë e errët, mobilie retro, muzikë afrikane nga altoparlantët, pas banakut baristja letoneze me sytë e qeshur – goja e hunda të mbuluara sipas etiketës pandemike – kujdeset që të mos derdhet shkuma e dy birrave të porositura nga dy britanikët që kanë zënë vend në cep të lokalit, themelues të një start-up-i, siç më thonë. Dy te tjerët që janë ulur te dritarja duken si studentë. Një çift tjetër, me rroba hipish, njëri prej dy burrave me flokë të gjata dhe një grumbull byzylykësh në dorën e majtë, Sapo ka rënë muzgu dhe këta janë vetëm mysafirët e parë të barit të quajtur “mama”.

Petriti, pronari i lokalit, një shqiptar nga Gjakova, e ka quajtur kështu lokalin e tij për nder të nënës së tij, “por edhe të nënës si nocion, që dhuron jetën“. Petrit Hoxha është 43 vjeç dhe është bërë baba para një viti.

Bar kult

Gjysmën e jetës e ka kaluar nëpër Europë: fillimisht në Çeki, pastaj në Barcelonë, e më pas në Berlin. „Këtu erdha për dhjetë ditë si turist dhe u dashurova aq shumë pas këtij qyteti, sa vendosa të jetoja këtu“, rrëfen Petriti për vizitën e tij të parë në vitin 2007. Në atë kohë ishte pronar i një bari në Barcelonë. Ëndrra e tij në Berlin ishte të hapte një kinema arthouse, por sa për fillim vendosi të bënte atë që dinte më mirë, një bar.

„Ne përpiqemi të jemi sa më autentikë”, shpjegon Petriti. “Muzika është e rrallë, përdorim thuajse vetëm pllaka gramafoni me muzikë afrikane të viteve ’70 e ’80, të cilat gjenden me vështirësi. Por edhe pikturat ose veprat e artit që janë të instaluara ose të pikturuara nëpër mure, janë diçka e veçantë edhe për Berlinin.”  Vepra e fundit rrjedh nga dora e piktorit të njohur kosovar Jakup Ferri.

Bari „mama“ u bë histori suksesi në Berlin. Portali Top10 ka vite që e ka vendosur në krye të listës së bareve kult të kryeqytetit gjerman. Ute Keseling, në një artikull të së përditshmes „Berliner Morgenpost“, në vitin 2015, do ta quante barin e shqiptarit nga Gjakova një „institucion fiks“ për frekuentuesit e klubeve të lagjes Reuter, të distriktit Neukölln.

Por “mama bar” është institucion edhe për kineastët shqiptarë që vijnë në shkurt të çdo viti në Berlin për të marrë pjesë ose për të ndjekur Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin (Berlinale). Aty dy Qendrat Kombëtare të Kinematografisë së Kosovës dhe Shqipërisë organizojnë mbrëmjen e përvitshme.

Sfidat e pandemisë

Ëndrra e Petrit Hoxhës ndërkohë nuk është më kinemaja, por një galeri arti. Por kjo ëndërr do të rrijë edhe ca kohë në sirtar, derisa të përfundojë pandemia. Baret dhe klubet e natës së Berlinit po kalojnë krizën më të rëndë të tyre. “Valën e parë të pandemisë e kaloi secili me kursimet e veta”, thotë Petriti. „Por po erdhi e dyta skena e klubeve dhe bareve do ta ketë shumë të vështirë.“

Që tani senati i Berlinit ka vendosur mbylljen e bareve nga ora 23 deri në orën 6 të mëngjesit. Por vendimi është hedhur poshtë nga Gjykata Administrative, së paku për njëmbëdhjetë baret që protestuan me rrugë gjyqësore. Atyre do t’u lejohet që të rrinë hapur, me kusht që të mos shesin alkool pas orës 23. „Kjo shkakton konfuzion“, thotë  thotë Petriti. “Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë“. Por ai shton se nga ana ekomomike, një bar nate pa alkool nuk ka leverdi. “Shumica e xhiros tek ne bëhet nga ora 10 e mbrëmjes deri në mesnatë“, thotë Petrit Hoxha. „Tani që njerëzit e dine që do të mbyllet pas orës 23, nuk porosisin shumë pije“.

Ndihmë simbolike

Deri në 3000 euro kompensim për këto masa ka ofruar Senati i Berlinit për rreth 2500 baret dhe pubet e Berlinit. Por fillimisht vetëm për muajin tetor. “Për ne çdo ndihmë është e mirëseardhur”, thotë Petrit Hoxha. Por shton, se nëse vazhdojnë këto vështirësi, dhe ndihmat mbeten në këtë nivel, pandemia do të marrë me vete ndoshta 50 përqind e jetës së natës së Berlinit.”

Birra çeke është një nga arsyet e suksesit të barit „mama“.

Edhe Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë së Berlinit e ka kritikuar ndihmën: “Është më mirë se asgjë, por nuk është e mjaftueshme”, Për metropolin gjerman kjo do të jetë një humbje e madhe. Jeta e natës ishte një nga shtyllat kryesore të turizmit berlinez. Sipas një studimi të senatit të Berlinit, publikuar në vitin 2019, një e katërta e 13 milionë turistëve që vinin [do vit në Berlin, vinin për shkak të jetës së natës.

Petriti, i cili nuk ka dëshirë të ankohet, po punon tani për të realizuar një ide që e kishte edhe para se të vinte pandemia: Ndërkohe e ka përgjysmuar hapësirën e “mama bar”-it për ta bërë restorant. Ndoshta ky do të jetë shpëtimi për biznesin e tij, ose historia e re suksesit të shqiptarit në Berlin.

DW

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet baret dhe lokalet pandemia baret dhe lokalet pandemia


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë