LIVE UPDATES
Aktualitet

Manastirliu mesazh të rinjve: E kuptoj indiferencën tuaj, por bëni sot një sakrificë të vogël. Njerëzit po vuajnë në s

12 Gusht 2020, 09:55 Nga DOSJA
Manastirliu mesazh të rinjve: E kuptoj indiferencën tuaj, por

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka drejtuar sot një mesazh të gjithë të rinjve. Në Ditën Ndërkombëtarë të Rinisë, ministrja u drejtohet të rinjve dhe u kërkon që të zbatojnë masat kundër COVID-19.

Në një postim në mediat sociale, Manastirliu shprehet se të rinjtë sa herë të dëgjojnë deklarata të papërgjegjshme mbi ekzistencën e virusit, duhet të mendojnë për ata njerëz që po vuajnë në spital, për shkak se nuk mbushen dot me frymë, me virusin që u ka “pushtuar” mushkërinë.

Më tej numri një i shëndetësisë shton se e kupton indiferencën e moshës, kjo nuk e pengon që virusi ta shndërrojë trupin tuaj në bartës, në rrugëtimin e vet drejt trupit të prindërve dhe të afërmve tuaj. “Të cilët, ndryshe nga ju, për shkak të moshës dhe imunitetit, mbase nuk do të ishin në gjendje ta përballonin sëmundjen. Ju lutem edhe si familjare, si nënë dhe si vajzë prindërish të moshuar: Bëni një “sakrificë” të vogël sot”, shton Ogerta Manastirliu.

POSTIMI I PLOTË

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, unë kam një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptarë: Ju lutem, zbatojini masat e thjeshta, për të shmangur infektimin nga Covid-19. Bëhuni ju mbrojtësit e vetes, të prindërve, të të afërmve, të më të dobtëve. Pak më shumë kujdes sot, shmang pasoja që nesër mund të rezultojnë fatale. Sa herë të dëgjoni deklarata të gënjeshtërta, të atyre që pandeminë e shohin jo si rrezik nga i cili duhet të mbrojnë njerëzit, por si shansin që duhet rrokur në ajër për të çoroditur dynjanë me sulme të paprincipta, ndaluni dhe dëgjoni pak edhe thirrjet e ekspertëve të shëndetit, mjekëve, që dinë çfarë thonë dhe çfarë bëjnë dhe që, e kanë treguar me vepra, se i shërbejnë me përkushtim vetëm interesit tuaj.

Sa herë të dëgjoni deklarata të papërgjegjshme mbi ekzistencën e virusit, mendoni ju lutem për ata njerëz që po vuajnë në spital, për shkak se nuk mbushen dot me frymë, me virusin që u ka “pushtuar” mushkërinë. Mendoni pak për të afërmit, që presin me ankth për fatin e njerëzve të tyre të dashur. Mendoni për gjithë ata mjekë, infermierë, në Spitalin Infektiv në QSUT dhe në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, të cilët që prej marsit nuk po dallojnë më natën nga dita, e që nuk i shohin të afërmit, qysh kush e di se kur. Mendoni pak: A është vërtet një sakrificë kaq e madhe, të heqësh dorë nga festat e mbipopulluara, nga vendgrumbullimet në plazhe dhe bare, pa distancim fizik dhe masa higjene? Vende që më pas shndërrohen në vatra, ku virusi përhapet me shpejtësi marramendëse? A nuk ia vlen që edhe për ca kohë, të përshtatemi të gjithë bashkë me një normaliteti të ri, ku kryefjala është KUJDESI, HIGJENA, DISTANCIMI?

E kuptoj indiferencën e moshës, ndaj thirrjeve për një virus që nuk shihet me sy. Por kjo nuk e pengon që ai, virusi ta shndërrojë trupin tuaj në bartës, në rrugëtimin e vet drejt trupit të prindërve dhe të afërmve tuaj. Të cilët, ndryshe nga ju, për shkak të moshës dhe imunitetit, mbase nuk do të ishin në gjendje ta përballonin sëmundjen. Ju lutem edhe si familjare, si nënë dhe si vajzë prindërish të moshuar: Bëni një “sakrificë” të vogël sot. Ua keni borxh prindërve dhe të afërmve! Të gjithë po bëjmë maksimumin që mundemi, me kapacitetet që kemi në dispozicion dhe që nuk janë të pafundme, për të përballuar gjendjen e pandemisë. Por, nuk duhet të ushqejmë iluzione: Pa mirëkuptimin tuaj, pa bashkëpunimin me autoritetet shëndetësore dhe zbatimin e rregullave që këto autoritete kanë nxjerrë, kjo përpjekje bëhet shumë e vështirë. Gëzuar Festën dhe kalojeni këtë ditë, ju lutem, duke reflektuar pak më shumë mbi peshën e madhe që ka sjellja dhe përgjegjshmëria juaj, në këtë kohë sfiduese që po kalon Shqipëria dhe e gjithë bota.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dita ndërkombëtare e rinisë manastirliu mesazh te rinjve ogerta manastirliu dita ndërkombëtare e rinisë manastirliu mesazh te rinjve ogerta manastirliu

Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Gusht 2020, 07:19

POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Ilir Berberit në Pogradec. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Berberi është një nga personat që qëlloi me b...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet