All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Art&Argëtim

Manifesti dhe programi i partizanëve shqiptarë për të rrëzuar Enver Hoxhën, çfarë shkruante media franceze

17 Tetor 2019, 06:30 Nga DOSJA
Manifesti dhe programi i partizanëve shqiptarë për të
All - Paragraf - 1

TIRANË– “Paris-presse” ka botuar, të enjten e 19 marsit 1953, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me manifestin dhe programin e partizanëve shqiptarë të Apostol Tanefit me qendër në Prishtinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Programi i partizanëve shqiptarë :

brenda, luftë e tepruar kundër ndërhyrjeve të huaja; jashtë, politika e miqësisë e fokusuar mbi Jugosllavinë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Korrespondenti ynë special J.- F. DEVAY na telefonon :

Shkup, 18 mars.

Ekziston një dokument, i cili tashmë parashikon drejtimin e ardhshëm të Shqipërisë, nëse Apostol Tanefi dhe 50,000 guerilët e tij marrin nga Perëndimi “sinjalin” që ata presin të marshojnë në Tiranë dhe të çlirojnë vendin nga sundimi komunist i Enver Hoxhës.

Ky dokument na u dorëzua nga vetë Tanefi, drejtuesi i partizanëve shqiptarë, gjatë intervistës që ai na dha të dielën e kaluar dhe të cilën e botuam dje në “Paris-presse”.

Vendimi për të rrëzuar qeverinë e Enver Hoxhës dhe të Ministrit të tij të Brendshëm, Mehmet Shehut — ku ata denoncojnë politikën e shtypjes dhe të varfërimit — autorët e këtij manifestimi shpjegojnë lindjen e lëvizjes së tyre :

“Tradhëtia ndaj vendit dhe pavarësisë së tij, terrori mbi njerëzit e pafajshëm, nevoja që ne kemi për të ndihmuar njerëzit në luftën e tyre për t’i shpëtuar nga terrori, na kanë bërë që të bashkojmë përpjekjet tona brenda sferës së mundësive, për të dhënë një kontribut në luftën për çlirim që ka filluar tashmë në Shqipëri. Pasoja logjike e kësaj gjendjeje ndikoi në formimin e organizatës sonë : “Bashkimi i Emigrantëve Politikë shqiptarë në Jugosllavi”, më 10 maj 1951, në qytetin historik të Prishtinës.”

Miqësia ballkanike

Përmbajtja e këtij programi vijon si më poshtë :

1) Luftë kundër Enver Hoxhës dhe klikës së tij; luftë kundër okupimit politik dhe ekonomik të Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik;

2) Luftë kundër tendencave të huaja të pushtimit ndaj Shqipërisë dhe tradhtarëve që shesin Shqipërinë jashtë saj;

3) Bashkim të të gjitha forcave në Shqipëri dhe në emigracion në të njëjtën luftë për një Republikë me të vërtetë të lirë, të pavarur, të bashkuar dhe demokratike të Shqipërisë;

4) Miqësi me të gjitha vendet që respektojnë pavarësinë e Shqipërisë, fillimisht me Jugosllavinë, mikeshën më të sinqertë të Shqipërisë.”

Manifesti shpreh më pas kënaqësinë e thellë të autorëve të tij pas përfundimit të fundit të Paktit Ballkanik që bashkon Greqinë, Jugosllavinë dhe Turqinë, ku sheh provat që popujt e Greqisë, Turqisë dhe Jugosllavisë nuk kanë pretendime mbi Shqipërinë.

Acarim kundër Italisë

Sidoqoftë, manifesti tregon një acarim në lidhje me politikën italiane ndaj Shqipërisë :

“Irredentizmi italian ka zemëruar tendencat fashiste ndaj imperializmit, veçanërisht për Shqipërinë. De Gasperi, zëdhënësi i këtij irredentizmi, filloi të vajtojë pavarësinë e Shqipërisë duke pretenduar se është e rrezikuar nga pakti i paqes midis Greqisë, Jugosllavisë dhe Turqisë. Si rezultat i këtyre tendencave të qeverisë italiane, ne i konsiderojmë lajmet e reja plotësisht të pabazuara se ushtria jugosllave ka hyrë në tokën shqiptare.”

Manifesti vë në dukje emocionin që shpërtheu në Shqipëri pas vdekjes së Stalinit, thekson se “Enver Hoxha dhe konkurrenti i tij Mehmet Shehu nuk kanë arritur të shkojnë në Moskë” dhe konsideron se kjo vdekje mund të përshpejtojë çlirimin e Shqipërisë.

“Mbetet për ne, përfundon dokumenti, që të kërkojmë, në emër të këtij populli guximtar, një solidaritet të tërë dhe një ndihmë morale shumë më të fortë nga bota demokratike.”

Rëndësia e këtij manifesti qëndron kryesisht në faktin se është demonstrimi i parë i ekzistencës zyrtare të qeverisë shqiptare në mërgim të Prishtinës.

Pavarësisht rezultatit të bisedimeve diplomatike që do të zhvillohen në Londër, Beograd, Athinë dhe Romë për fatin e këtij vendi të vogël, ky dokument do të duhet të merret në konsideratë.

Marrë nga Darsiani.com

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur paris rrezimi i enver hoxhes paris rrezimi i enver hoxhes

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet