LIVE UPDATES
Politike

Manovra parazgjedhore/ Rama pritet të ndryshojë qeverinë, ikin 4 ministra… Gjonaj, Denaj, Cakaj e Shahini dalin nga kabinet

5 Korrik 2020, 08:42 Nga DOSJA
Manovra parazgjedhore/ Rama pritet të ndryshojë qeverinë, ikin 4

Edi Rama, duket se po bëhet gati për një operacion politik të ngjashëm me vitin 2016-2017, si një manovër përpara zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit. Burime të “Shqip”, pranë mazhorancës bënë të ditur se në afrimin e atmosferës elektorale, PS-ja pritet të bëjë disa lëvizje si në organizimin e brendshëm partiak, ashtu edhe në atë të qeverisë.

Ka disa variante që konturohen si mundësitë e një lëvizjeje që të sjellë më shumë vibracion tek militanca dhe elektorati, i mësuar me një klimë të ndenjur disa vjeçare.

Këto burime, bënë të ditur se dy lëvizjet kryesore që do të prekin qeverinë e Edi Ramës janë rikthimi në Kosovë i ministres së Arsimit, Besa Shahini dhe shefit të diplomacisë në detyrë, Genti Cakaj.

Të cilët pritet të shërbejnë si një “ardhje e re” në PDK-në e Kadri Veselit, pas trazimit që ka pasur kjo forcë politike si pasojë e akuzës nga Prokuroria Speciale ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Nga ana tjetër, mësohet se Cakaj e Shahini nuk do të jenë lëvizjet e vetme në kabinet, por ka gjasa që dy sektorë që mund të preken është edhe Drejtësia dhe Financat.

Etilda Gjonaj, ministrja aktuale e Drejtësisë, si dhe Anila Denaj, ministrja e Financave, pritet të dërgohen si drejtuese politike në dy qarqe të rëndësishme të vendit, ku ka pasur më shumë polemika dhe probleme.

Durrësi dhe Shkodra, mësohen se janë qarqet ku ka një polemikë më të madhe në strukturat e PS-së, ku mund të dërgohen dy ministre aktuale. Ndërkaq, në lidhje me zëvendësimin e Gjonajt e Denajt, por edhe Cakajt e Shahinit, ka disa versione që qarkullojnë.

Në një skenar flitet emërimi i teknokratëve, që mund të mos komplikojnë politikisht dikasteret ku natyrisht fshihen interesa të mëdha politike, por një tjetër skenar është edhe sjellja në detyra ministrore para zgjedhjeve të socialistëve të vjetër, përfaqësues të grupit të para 2000-s, apo edhe para “Rilindjes”.

Një model të tillë Edi Rama e implementoi në Partinë Socialiste, ku dërgoi një socialist të vjetër si Petro Koçi, në një zonë të rëndësishme për të majtën siç është zona e Kombinatit në Tiranë. Me largimin e Saimir Tahirit, PS e Kombinatit vetëm u komisarua dhe asnjëherë nuk pati një drejtim të ri, pikërisht për të mos prishur ekuilibret e krijuara dhe popullaritetin ende të konsiderueshëm të ish-ministrit të Brendshëm.

Megjithatë, dilemat janë shumë si për kohën e zbatimit, që siç mësohet Rama do të sjellë “supriza” ashtu edhe për emrat e ministrave të rinj, që megjithatë kanë hapur një vibrim iluzional tek grupet e interesit në PS dhe një garë lobimi për të qenë në listën e Kryeministrit. Marrë nga Gazeta Shqip

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama levizje ne kabinet qeveria rama 2 zgjedhjet parlamentare 2021 edi rama levizje ne kabinet qeveria rama 2 zgjedhjet parlamentare 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet