“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
Marc Márquez sfidon veten, me valixhe gati drejt Grand Prix të SHBA-së
6 Prill 2022, 08:54Nga DOSJA
SPANJE – Marc Márquez ka shfaqur në Instagram një imazh, në të cilin shihet te timoni i një Honda CBR600RR, por edhe me valixhet gati për t’u nisur drejt SHBA-së.
Tetë herë kampioni i botës në MotoGP, fillimisht ka testuar veten për të parë, nëse mund të garojë në Austin, një nga cirkuitet e tij ‘hajmali’ (ai ka fituar atje shtatë here në SHBA). Testi thuhet ka rezultuar pozitiv.
Piloti spanjol nga Cervera, thuhet se është rikuperuar tashmë nga sëmundja tij e re e diplopisë (vizion i dyfishtë). Kujtojmë se ai pësoi një rrëzim të frikshëm dhe u dëmtua në kokë gjatë xhirove të ‘nxemjes’ për Grand Prix të Indonezisë.
Që nga aksidenti i 20 marsit, kampioni ka humbur dy gara të botërorit: atë në cirkuitin e Mandalika në Indonezi dhe Grand Prix të Argjentinës. Konkurrimi i radhës është ai në pistën e Austin në SHBA, ku pritet të garojë edhe kampioni Marquez.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SPANJE – Takimi për rinovimin e kontratës së Dembélé që u mbajt në fillim të javës në Marok, midis agjenti të lojtarit dhe Mateu Alemany, drejtor i Barcel...
BRAZIL – Sulmuesi brazilian Antony dos Santos , një nga yjet e Ajaxit, do të mungojë për të paktën një muaj dhe “ekziston mundësia që ai të mos luaj...
VLORË- Flamurtari bëhet skuadra e parë shqiptare që hap dyert për futbollistët ukrainas, të larguar nga vendlindja e tyre për shkak të agresionit rus.Klubi...