LIVE UPDATES
Aktualitet

Mark Gjonaj: Nuk mjaftojnë kreditë, qeveria duhet të japë para për të mbajtur gjallë bizneset

15 Prill 2020, 19:24 Nga DOSJA
Mark Gjonaj: Nuk mjaftojnë kreditë, qeveria duhet të japë

TIRANË- Biznesi i vogël ka nevojë për likuiditet dhe duhet të mbështet jo vetëm me kredi por edhe para cash nga qeveria. Kështu deklaron, Mark Gjonaj, kryetar i komitetit për bizneset e vogla në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut duke analizuar paketat mbështetëse në ShBA dhe Shqipëri.

Gjonaj: Këtu në ShBA nëse biznesi i mban punëtorët në punë, 75% e parave që marrin nuk paguhen më, janë falas. Në programe të tjera do të jenë me interesa zero ose të ulëta. Varet nga kompania sa punëtorë ka, sa punë ka. Biznesi i vogël ka nevoja më të mëdha, jo kredi se ato duhet të paguhen mbrapa por duhet gjetur mënyra që ti jepen para nga qeveria federale dhe mos të paguhen nëse marrin punëtorët në punë.

Nuk po bëhen verifikime për kreditë. Është stimulues që bizneset të vihen në punë. Nuk janë të fokusuar nëse kanë mundësi të paguajnë më vonë.Për bizneset me kredi më të mëdha me siguri do të ketë verifikime dhe interes sipas nevojave dhe programeve.

Imagjinoje me punu gjithë jetën, me hap një biznes dhe për një natë e gjitha me u shkatërru.I gjithë vullneti, djersa, rreziku dhe mundi për 24 orë janë përmbysur. E paimagjinueshme që jemi sot në këtë pozitë jo vetëm në Amerikë por gjithë botën.

Shtyrjen e qirave dhe kredive e shikon pozitive deri në pikën kur nuk rrezikohen bankat.

Gjonaj: Dikush ka me e pagu,qeveria është e gatshme të bëjë pjesën e vet. Në këtë moment që nuk paguhen qiratë, nuk paguhen kreditë, bankat janë ato që rrezikojnë dhe ne duhet ti mbrojmë.

Në një intervistë për Ora News, Gjonaj tha se paketa stimuluese prej 2 trilion dollarësh e qeverisë federale nuk do të jetë e mjaftueshme.

Gjonaj: Nuk mjafton dhe janë duke u marrë masa që të plotësohen nevojat e biznesve dhe popullit dhe qeverisë lokale. Struktura që kemi pas një muaj më parë nuk ekziston.Secili që ka humbur punën do të marrë një rrogë. Kjo do të vazhdojë gjatë. Ata që kanë humbur punën nuk janë duke paguar qiranë, këstet e kredive janë shtyrë me 90 ditë.

Ai thotë se 10 milion amerikanë kanë humbur punën  dhe shifrat mund të rriten pasi nuk dihet fundi i pandemisë.

Gjonaj: Ekonomia ka qenë duke ecur mirë, më mirë se kurrë ndonjëherë. Këtë krizë dhe në ëndërr ta kishim parë nuk do të mund të kishim parë një ëndërr më të mbrapshtë. 13% e popullësisë kanë humbur punën,10 milion amerikanë deri më sot. Numrat do të rriten. Bizneset e vogla dhe të mëdha po vuajnë, por biznesi i vogël nuk e ka mundësinë të jetë i përgatitur për krizën. Një pjesë e tyre nuk do të mund të hapen më. Duhet të mendojmë sesi do të hapen.

(Marrë nga RTV Ora)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mark gjonaj masat kunder covid 19 paketa e dyte ekonomike koronavirusi ne shqiperi mark gjonaj masat kunder covid 19 paketa e dyte ekonomike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet