All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Mark Gjonaj thirrje diasporës të votojë në zgjedhjet e tetorit në Kosovë: Vendin e presin sfida të mëdha

9 Shtator 2019, 10:45 Nga DOSJA
Mark Gjonaj thirrje diasporës të votojë në zgjedhjet e
All - Paragraf - 1

SHBA- Anëtari i këshillit bashkiak të Nju Jorkut Mark Gjonaj foli për prioritetet që duhet të ketë qeveria e re pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Ai kërkoi nga komuniteti shqiptar jo vetëm në Nju Jork, që të marrin pjesë në këtë proces, duke votuar përmes postës. Zoti Gjonaj foli edhe për tarifën prej 100 për qind që Kosova ka vendosur ndaj mallrave serbe. Ai tha se Serbia e përdori këtë si justifikim për t’u larguar nga tryeza e bisedimeve.

Tarifa 100 për qind ndaj mallrave, bisedimet Kosovë-Serbi, liberalizimi i vizave e shumë çështje tjera, do të jenë sfida të mëdha për qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme që mbahen në Kosovë, më 6 tetor.

Krahas këtyre çështjeve, anëtari i këshillit bashkiak të Nju Jorkut dhe aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Mark Gjonaj, i kërkon qeverisë së re të përqëndrohet tek mirëqenia e qytetarëve.

“Është me rëndësi që të kalohet ngërçi. Sigurisht do të doja që qeveria të fokusohet në nevojat e njerëzve. Të sigurohet që të ketë reforma në sistemin shëndetësor, edukim dhe mundësi punësimi, në mënyrë që njerëzit tanë të mund të punojnë, të mbajnë veten dhe familjet e tyre”, shtoi zoti Gjonaj.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës zoti Gjonaj i bëri thirrje komunitetit shqiptar jo vetëm të Nju Jorkut që të votojë, duke e parë si kontribut drejt të ardhmjes së vendit.

Shpresoj që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë e madhe. Është e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Diaspora ka rastin të marrë pjesë në zgjedhje, me një afat regjistrimi deri më 10 shtator. Inkurajoj të gjithë ata që kanë të drejtë vote, të regjistrohen brenda afatit për të marrë pjesë në një process të besueshëm e demokratik, që do t’i japë formë të ardhmes së Kosovës. Është përgjegjësi e njerëzve tanë ndaj vendlindjes. Ju inkurajoj të shkarkoni aplikacionin që ndodhet në faqen e Komisionit Qëndror Zgjedhor”, tha Mark Gjonaj në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Zoti Gjonaj u pyet dhe mbi qëndrimin që qeveria e re duhet të ketë karshi tarifës ndaj mallrave serbe. Sipas tij tarifa nuk është shkaktari i vërtetë i pezullimit të bisedimeve mes dy vendeve.

“Nuk ishte Kosova ajo që i ndali bisedimet. Kosova gjithmonë ka qenë në tryezë, Serbia është larguar nga ajo në mes të procesit. Tarifa është e parëndësishme dhe ka shumë pak ndikim në mirëqenien ekonomike në Serbi. U shfrytëzua si justifikim për t’u larguar. Serbia duhet të qëndrojë në atë tryezë në mënyrë që të adresohen çështjet e vërteta. Pavarësia e Kosovës nuk është fituar. Është paguar për të. Është paguar me gjak dhe dekada të tëra diskriminimi”, tha zoti Gjonaj.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut tha se lojëra si këto nga ana e Serbisë, po zbehin arritjet e Kosovës.

“Kosova vazhdon të vuajë ndërsa po mundohet të ndërtojë vendin, ndërsa Serbia vazhdon të manipulojë negociatat duke nënvlerësuar ato që kemi arritur”.

Zoti Gjonaj foli dhe rreth angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut, sidomos pasi sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo emëroi zëvëndës ndihmësin e tij Matthew Palmer si Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

“Emërimi i zotit Palmer është i rëndësishëm, derisa ai sigurohet që të dyja palët të qëndrojnë në tryezën e bisedimeve. Kemi një partner të vërtetë si SHBA-të që po sigurohen se ndërmjetësimi po ecën mirë. Do të arrijmë një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë. Por i them sërish Departamentit amerikan të Shtetit, zotit Palmer dhe komunitetit ndërkombëtar, Kosova e ka paguar çmimin e saj. Tani është koha për Serbinë të bëjë pjesën e vet. Dhe kjo nis me kërkim falje për krimet e luftës, diskriminimin dhe gjenocidin e bërë. Pas kësaj mund të ecet përpara. Kanë kaluar vetëm 20 vite. Njerëzit vazhdojnë të jetojnë me mizoritë që janë kryer. Flenë e zgjohen me dhimbje e vuajtje për humbjen e më të dashurve të tyre”, tha zoti Gjonaj.

Aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar në Amerikë tha se Serbia duhet të mësojë nga një shembull i dhënë së fundi në Evropë.

“Ka shumë pyetje që kërkojnë përgjigje. Nuk ka shembull më të mirë, sesa ai i dhënë së fundmi nnga Presidenti gjerman Steinmeir, i cili i kërkoi falje Polonisë dhe Evropës, rreth 80 vite pas Luftës së Dytë Botërore, për krimet që ishin bërë nga gjermanët. Është koha që Serbia të pranojë e të kërkojë falje për urrejtjen dhe dëmet, diksriminimin dhe padrejtësitë ndaj shqiptarëve për dekada të tëra në Kosovë. Ky do të ishte fillim i mirë për negociata”, shtoi zoti Gjonaj.

Ndër të tjera, zoti Gjonaj tha se Kosova nuk ka partner më të madh se SHBA-të sikurse Shtetet e Bashkuara nuk kanë miq më të mëdhenj se shqiptarët, miqësi kjo që ka nisur dekada më parë.

Vizita e fundit e senatorëve amerikan, Chris Murphy dhe Ron Johnson, sipas tij është dëshmi e vazhdimit të angazhimit të SHBA-së për çështjen e Kosovës.

Marrë nga VOA

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni mark gjonaj zgjedhjet ne kosove mark gjonaj zgjedhjet ne kosove

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 8 Shtator 2019, 13:10

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit

RUSI- Televizioni rus raportoi drejtpërdrejt nga aeroporti Vnukovo në Moskë. Aty mbërritën dy autobusë me të 24 marinarët ukrainas, që qëndronin të burgosur në ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet