Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GREQI- Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Niko Kotzias, shprehet se marrëveshja për detin që ka nënshkruar Greqia me Egjiptin, ka dobësuar Greqinë të negociojë me Turqinë dhe Shqipërinë për një pakt të ri për detin.
Në një analizë të publikuar në mediat sociale, Kotzias kritikon marrëveshjen e juridiksionit detar që Greqia ka nënshkruar me Egjiptin. Ai tha se marrëveshja e Zonës Ekskluzive Ekonomike që Egjipti ka nënshkruar me Administratën Greke të Qipros Jugore është bërë nën principin e “kufirit të mesëm”, ndërsa me atë të Greqisë ka marrë parasysh gjatësinë e bregut.
“Prandaj kur është përcaktuar vija në mes Egjiptit i ka takuar 55%, ndërsa Greqisë 45%. Kjo në një farë mënyre, është një qasje e afërt me kërkesën e Turqisë”, tha ai.
Po ashtu ish-ministri shprehet se ashtu si në shembullin e Italisë, edhe në këtë marrëveshje ka bërë kompromis, duke shtuar se Greqia me këtë hap ka dobësuar fuqinë e saj të negociimit në të ardhmen me Shqipërinë dhe Turqinë. “Fatkeqësisht, në këtë marrëveshje vetëm Greqia bëri kompromis, ndërsa Egjipti nuk ka hedhur hap pas në asnjë pikë“, u shpreh Kotzias.
Marrëveshja e detit mes Egjiptit dhe Greqisë është nënshkruar dje në Kajro. Pas nënshkrimit të këtij pakti ka ardhur dhe reagimi i parë nga Turqia, ku Ministria e Jashtme thekson se Greqia dhe Egjipti nuk kanë asnjë kufi detar të ndërsjellë dhe se marrëveshja është “e pavlefshme” për ta.
Tashmë pritet që Greqia të nënshkruajë dhe marrëveshjen me Shqipërinë dhe Turqinë, ku negociatat me të dy vendet kanë ngrirë. Pak kohë më parë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias dhe ai i Italisë, Luigi Di Maio nënshkruan marrëveshjen për detin, duke mbyllur një ngërç në marrëdhëniet mes tyre.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
PARIS- Duke nisur që nga dita e nesërme në Paris, vendosja e maskës do të bëhet e detyrureshme. Mediat e huaja kanë raportuar se ky vendim është marrë nga auror...
SHBA-Presidenti Donald Trump ndërmori të shtunën hapa për të shtyrë pagimin e taksave për miliona amerikanë dhe për të zgjatur në kohë programin tashmë të skadu...
LIBAN– Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut i ka marrë jetën edhe Hedwig Waltmans-Molier, gruaja e ambasadorit të Holandës në Bejrut Jan Waltmans.Ajo ka vdekur pas p...
LIBAN– Protestat e dhunshme në kryeqytetin libanez kanë shkaktuar shumë dëme dhe të lënduar. Ndërkohë mësohet nga mediat vendase se deri më tani janë raportuar ...
LIBAN– Rreth 10,000 njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër mënyrës se si qeveria po e trajton shpërthimin shkatërrimtar. Gjatë protestës u dëgjuan të sh...
LIBAN– Një grup protestuesish të udhëhequr nga ish-oficerë të ushtrisë libaneze kanë sulmuar ditën e sotme Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Energjitikë...
BEJRUT– Libanezët nuk dinë të ndalen. Teksa kanë mbushur rrugët e Bejrutit e kanë djegur Ministrinë e Jashtme në Kryeqytet në shenjë të kundërshtimit të qeveri...
KOSOVË-Ministria e Brendshme e Kosovës ka reaguar në lidhje me futjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, gjatë mbrëmjes së djeshme. Në njoftim ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 5,111,473 të infektuar dhe janë ...
ITALI-Italia është një ndër vendet më të goditura nga pandemia, ndërsa njihet ndryshe edhe si epiqendra e pandmisë në Europë. Situata e COVID-19 duket më e qetë...