6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Austri- Në Vjenë takohen të hënën (22.06) përfaqësues të mbrojtjes të qeverisë amerikane dhe asaj ruse për të diskutuar mbi vazhdimin e marrëveshjes “New Start” SHBA-Rusi, që skadon në shkurt të vitit të ardhshëm. Po me aq këmbëngulje dhe pa sukses, SHBA kërkon pjesëmarrjen e Kinës në këto bisedime. Ekspertët shohin aty një strategji për të bërë që bisedimet të dështojnë, shkruan agjencia e lajmeve, dpa.
Marrëveshja “New Start” i vë përpara detyrimit si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Rusinë të kufizojnë arsenalin strategjik atomik. I dërguari i SHBA-së, Marshall Billingslea rriti së fundmi presionin ndaj Pekinit që t’i bashkangjitet negociatave për një marrëveshje pasuese. Ky është një faktor vendimtar për suksesin e bisedimeve, tha Billingslea. Kina e përjashton pjesëmarrjen në negociata, megjithëse arsenali atomik i së cilës rritet në mënyrë të shpejtë, por si fuqi atomike qëndron shumë pas SHBA dhe Rusisë.
Ekspertët pesimistë për suksesin e negociatave
Eksperti, Daryll Kimball nga Instituti Amerikan i “Arms Control Association” e lidh këmbënguljen e Uashingtonit me një strategji të qeverisë së Donald Trumpit. Ajo nuk ka vullnet për të zgjatur këtë marrëveshje dhe do që „mosinteresimin e Kinës për bisedimet trilaterale ta përdorë si arsye cinike”, për t’i dhënë fund marrëveshjes, citon dpa, ekspertin amerikan.
Rusia prezantoi vitin e kaluar raketat e tipit SSC-8/9M729
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergej Riabkov, që drejton delegacionin për bisedimet në Vjenë ka propozuar që të zgjatet kjo marrëveshje, me qëllim që të fitohet kohë për negociata me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje të re. Teksti i marrëveshjes aktuale të „New Start” u negociua nga paraardhësi i Trumpit, Barack Obama. Ai parashikon që SHBA dhe Rusia të zotërojnë maksimalisht 1550 koka atomike dhe të përgjysmojnë sistemet mbajtëse atomike.
Përfaqësuesi amerikan, Billingslea akuzoi Rusinë në maj se po modernizon mijëra armë atomike të tipit „jo-strategjik”, kontrolli i të cilave nuk është rregulluar me marrëveshjen aktuale. Sipas tij, Moska ka përqafuar një „doktrinë shumë provokuese atomare”. Kurse eksperti Shannon Kile nga Instituti për Studimet e Paqes, SIPRI e shikon qorrsokakun ku janë futur negociatat si mundësi „për fundin e marrëveshjeve atomare bilaterale mes Rusisë dhe SHBA-së”. Nëse kjo marrëveshje dështon, do të ishte marrëveshja e tretë e rëndësishme e çarmatimit me Rusinë, nga e cila SHBA do të hiqnin dorë.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se iu ka kërkuar zyrtarëve amerikanë që të ngadalësojnë testimet për COVID-19. G...
SERBI– Partia Përparimtare Serbe e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç ka triumfuar sërish më zgjedhje duke marrë kështu mandatin e tretë. Sip...
SERBI– Exit Poll ka nxjerrë sërish fitues Aleksandar Vuçiç në këto zgjedhje. Gjithashtu, sipas Exit-Poll, shqiptarët do të përfaqësohen me katër d...
SERBI– Të shoqëruar nga thirrjet e bojkotimit të opozitës, serbët zgjodhën të dielën një parlament të ri. Deri në drekë, votën e tyre e kishin dhënë pak m...
KOSOVË– Një person ka humbur jetën në mënyrë tragjike duke u djegur i gjallë brenda një mjeti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kosovë, në qytetin e Prizrenit...
SERBI– Ish-presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç është përfshirë në një aksident automobilistik.Mediat vendase shkruajnë se Nikoliç, ishte nisur ...
ITALI– Gazetari Marco Vlle, përmes një shkrimi të publikuar në median italiane “Il Griornale.it”, ka sjellë së fundmi pasqyrimin e situatës politike në Shqipëri...
SHBA– Lina Zdruli është themeluesja e biznesit social “Dafero”, me qendër në Ëashington DC, nëpërmjet të cilit ofron edhe sesione informative rreth C...
MAQEDONI– Qytetarët e Maqedonisë së Veriut më 15 korrik do t’u drejtohen kutive të votimit. Ndërkohë, BDI ka propozuar se ka ardhur koha që vendi të ketë ...
ITALI– 224 persona janë prekur nga Covid-19 në Itali, gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se, sipas tabelës së publikuar nga mediat italiane, shifrat e sotm...