LIVE UPDATES
Politike

Marrëveshja për Zgjedhoren/ Ralf Gjoni: Është një turp, do të votoj kundër, topin do ia gjuamë në fytyrë Ramës e Bash

7 Qershor 2020, 09:33 Nga DOSJA
Marrëveshja për Zgjedhoren/ Ralf Gjoni: Është një turp,

Tiranë- Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni e quan anti-kombëtare marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Deputeti thekson se nuk do të votojë këtë reformë, të cilën e quan një marrëveshje turpi, që i vjen në ndihmë vetëm Edi Ramës dhe dhe Lulzim Bashëss, por jo shqiptarëve.

Në një deklaratë të gjatë Gjoni shprehet se aty nuk janë reflektuar 3 problematikat kryesore, që sipas tij janë listat e mbyllura, vota e diasporës dhe ndryshimi i sistemit. Nuk mungon edhe një ironi nga ana e deputetit për për deklaratën e  ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim e cila tha se “topi për zgjedhoren është në fushën e Bashës”. Ai shprehet se opozita e re do të jetë “portieri që do ta presë këtë top”, me të cilin do të goditen në fytyrë Rama e Basha.

Deklarata e plotë e Ralf Gjonit: 
Që të kuptohemi qartë, duhen disa pika mbi i: Do bëja gjithçka për integrimin evropian të Shqipërisë, por kurrë nuk do punoja kundër interesave të popullit tim. KURRË! Pa lirinë e votës, nuk ka demokraci. Pa demokraci, nuk ka asnjë shans të ketë drejtësi!

Teksti i shitur mbrëmë si çelësi i ‘integrimit’ nuk ka asnjë lidhje me reformën zgjedhore që prisnin shqiptarët dhe me asnjë ‘standart evropian’ në anglisht, italisht apo frengjisht qoftë. Ajo është një marrëveshje e turpshme pazari që rehabiliton Luli Bashën, siguron mandatin e tretë të Edi Ramës dhe kthen kasetën prapa, tek fillimi i këngës. Ajo marrëveshje nuk ofron shpresë, por shton dëshpërimin e shqiptarëve, të cilët me të drejtë duan të largohen nga vendi. Marrëveshja Basha-Rama nuk siguron votën e lirë e të barabartë, por e lë sistemin pre të manipulimeve zgjedhore.

Teksti nuk e përmend fare votën e diasporës, që ne e kemi kusht në parlament. Ranë dakort që të mos ndryshohet sistemi dhe të mos hapen listat. Pra, këta e thonë hapur se duan të emërojnë deputetët e parlamentit të ardhshëm pa garë, pa rregulla demokratike e pa asnjë debat.

Si përfundim partitë e vërteta ‘opozitare’ kërkuan që militantët partiakë të vazhdojnë numërimin e votave dhe të sigurojnë tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve shqiptarë. Këta e pranuan hapur mbrëmë, se gjithë kjo nuk ishte krizë demokracie, por thjesht dëshirë për një tender gishtash.

Si e tillë, kjo është një marrëveshje thellësisht anti-kombëtare e cila nuk i shërben interesave euro-atlantike të Shqipërisë. Nëse kjo kalon në parlament, vendi ynë do bëhet gjithnjë e më i thyeshëm ndaj interesave malinje të aktorëve lindorë, islamikë e anti-perëndimorë, sepse ata që kanë tru do largohen prej korrupsionit gjithnjë e më masivisht.

NDAJ, ne na takon t’a presim penalltinë e Lulit dhe t’ia gjuajmë topin mbrapsht me forcë, drejt e në fytyrat e Ramës dhe Bashës & Co. Duhet që shqiptarët e pastër e të pavarur t’a dënojnë këtë paturpësi të pashembullt, ndërkohë që ne do bëjmë maksimumin tonë në parlament për t’a bllokuar. Dhe për të gjithë ata që mund të kenë dyshime, patjetër që vota ime do të jetë kundër çdo ndryshimi në kodin zgjedhor që nuk adreson hallkat kyçe të sistemit zgjedhor. Vetëm kështu mund ti afrohemi Bashkimit Evropian, dhe sinqerisht shpresoj që negociatat të hapen sa më shpejt për të mirën e shqiptarëve.

Për këtë çështje kaq të rëndësishme ditën e djeshme ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim zhvilloi një takim me  90 minuta me përfaqësues të opozitës e re. Në mbledhje ishin të pranishëm deputetë Myslim Murrizi, Nimet Musai,  Edmond Stojku dhe Rudina Hajdari. Pas takimit Myslim Murrizi deklaroi se reformën zgjedhore, 39 deputetët e opozitës në Kuvend nuk do ta votojnë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike konsensusi per reformen zgjedhore ralf gjoni reforma zgjedhore konsensusi per reformen zgjedhore ralf gjoni reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet