LIVE UPDATES
Aktualitet

SKEMA-Punonjëset e gjendjes civile ‘sajonin’ martesa fiktive për letra angleze

8 Shkurt 2022, 10:46 Nga DOSJA
SKEMA-Punonjëset e gjendjes civile ‘sajonin’ martesa fiktive

TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka denoncuar publikisht 4 raste abuzimesh që sipas tij kanë kryer shkelje të ligjit. Në një deklaratë për shtyp, Menja tha se punonjës të institucioneve shtetërore janë kallëzuar në Prokurori, pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh. Manja tregoi një rast konkret, ku një i burgosur italian ishte martuar fiktivisht me një shqiptare, e gjitha kundrejt pagesës së bërë tek punonjëset e Gjendjes Civile në Tiranës. Në proces-verbalin e formuluar nga zonja, bashkëshorti që në fakt ndodhej në burg në Itali, kishte “ardhur” në Tiranë. Ndërsa në rastin e dytë, tre shtetase, të identifikuara si: S.A, E.T, dhe E.N, janë kallëzuar në Prokurori pasi dyshohet se kanë falsifikuar aktet e gjendjes civile për martesa. Bëhet fjalë për martesa për dokumente angleze. Po ashtu, ministri Manja ka thënë se është kallëzuar edhe Drejtoresha e Tatimeve në Durrës, Dalina Bucaj, e cila pretendohet se është hakmarrë ndaj një biznesi që ishte ankuar për punën e bërë nga institucioni që ajo drejton. Ndaj dhe akuzohet se e gjobiti biznesin me shumën e 33 mln lekëve. Gjithashtu është kallëzuar në prokurori Drejtori Rajonal i Zonave të Mbrojturave, përgjegjësi dhe specialisti deklaruar se ekzistonte një godinë brenda një parku kombëtar, ndërkohë që godinë nuk kishte.

Rastet e denoncuara nga Manja

Rasti i parë i përket B.H, e cila ka realizuar një martesë fiktive mes një të burgosur në shtetin italian dhe një qytetareje shqiptare, kundrejt pagesës. Në procesverbalin e formuluar nga zonja, bashkëshorti që në fakt ndodhej në burg ne Itali, figuron si i pranishëm këtu në Tiranë. Puna e Drejtorisë Antikorrupsion ka nisur pasi zonja që figuron bashkëshorte, ka bërë një ankesë për zhbllokimin e dokumenteve biometrikë. Pas kësaj ankese, nga speciliastët e drejtorisë sonë ka nisur hetimi që ka rezultuar në këtë falsifikim kundrejt shpërblimit nën dorë. Kemi bërë kallëzimin në prokurori për falsifikim dokumentesh nga punonjësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre.

Rasti i dytë ka të bëjë sërish me gjendjen civile këtu në Tiranë. Shtetaset S.A, E.T, dhe E.N, janë kallëzuar në prokurori me akuzën e falsifikimit të dokumenteve nga nëpunësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre. Zonjat në fjalë, në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë falsifikuar aktet e gjendjes civile për martesa. Janë ato martesat për të cilat ju keni dëgjuar, pra rëndom quhen për të marrë dokumentet angleze. Sepse këto martesa dyshohet se janë bërë pas dhënies së ryshfetit kundrejt këtyre punonjësve. Pas verifikimeve që kanë bërë specialistët e Drejtorisë së Antikorrupsionit, çështja është kallëzuar në Prokurori.

Rasti i tretë ka të bëjë me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Një godinë gjigante, me funksion bar-restorant, e ngritur brenda një parku të mbrojtur kombëtar, nuk rezulton si ekzistuese. Të paktën kështu e kanë referuar Drejtori rajonal i zonave të mbrojtura, përgjegjësi i sektorit dhe specialisti në raportin e tyre për vitin 2021: Pra në parkun kombëtar nuk ka asnjë lloj ndërtimi. Në adresën e njësisë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë ka ardhur një ankesë, duke vënë në lëvizje specialistët tanë, hetim i cili ka konkluduar me kallëzim në prokurori për këta persona për shpërdorim detyre si dhe në kërkesën për fillimin e ecurisë disiplinore për masën shkarkim nga detyra.

Rasti i fundit që kam menduar të ndaj me ju sot i përket Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Durrës. Kemi rekomanduar tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fillimin e ecurisë disiplinore për Drejtoreshën Rajonale të Tatimeve Durrës D. T, Përgjegjësin e Sektorit D. XH dhe inspektorin B. L. Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë gjobitur pa kontroll fizik, pra nga zyra, me një shumë 10 milionë lekësh një subjekt në Qerret. Subjekti, me të drejtë, pas këtij veprimi ka kërkuar të drejtën e tij duke u ankuar edhe në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë. Pasi specialistët tanë kanë nisur verifikimet, nga tre të lartpërmendurit ka mbërritur ajo që unë po e quaj hakmarrje ndaj subjektit; sërish pa asnjë kontroll fizik, nga zyra, i kanë vënë një tjetër gjobë prej 33 milionë lekësh. Një abuzim i pastër, arrogant madje me pozicionin e besuar nga shteti për t’I shërbyer qytetarëve.

Në përfundim dua të theksoj, se puna e Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion, megjithëse në pak kohë, ka dhënë rezultate të mira. Janë me dhjetëra e dhjetëra dosje e denoncime që po përpunohen nga specialistët tanë, e për të cilat ju do të viheni në dijeni herë pas here, ndërkohë që mendoj se një herë në muaj, të organizojmë së bashku me gazetarët një tryezë me përmbledhjen e punës së Drejtorisë Antikorrupsion.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike njesia antikorrupsion ulsi manja njesia antikorrupsion ulsi manja

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit