Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se 25 vite më parë në Masakrën e Srebenisës ndodhi një gjenocid i një shkalle të paprecedentë. Presidenti thekson se bashkëjetesa etnike-fetare dhe kulturore duhet të ruhet e të forcohet, me qëllimin që të mos përçahen popujt.
“Duke ju bashkuar sot lutjeve për shpirtrat e viktimave dhe dhimbjes së patreguar që përjetuan popujt dhe kombet e Ballkanit, në nderim të kujtimit të tyre, duhet të forcojmë bashkëpunimin dhe bashkëjetesën për të ecur përpara drejt të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Europian.”, shprehet ndër të tjera presidenti.
Postimi i plotë:
Masakra që ndodhi në Srebrenicë 25 vjet më parë, ishte gjenocid i një shkalle të paprecedentë në zemër të Europës, që nuk duhej të ishte lejuar të ndodhte.
11 korriku 1995 shënon një moment historik të rëndësishëm dhe të paharruar për të gjithë ne. Ndërsa sot kujtojmë viktimat e pafajshme dhe të gjithë ata që pësuan tmerre të paimagjinueshme në gjenocidin e Srebrenicës, duhet të reflektojmë dhe t’i shqyrtojmë me shumë kujdes veprimet tona, për t’u dërguar një mesazh të qartë brezave të ardhshëm, për të mos i harruar dhe për të mos i lejuar kurrë më të tilla mizori të ndodhin në rajonin tonë.
Është e një rëndësie jetike që bashkëjetesa etnike-fetare dhe kulturore të ruhet e të forcohet, pa lejuar askënd të helmojë dhe të përçajë popujt dhe kombet tona, qoftë edhe duke ricikluar ide që sjellin ndërmend shpërnguljet masive, në mënyrë që tragjeditë e përjetuara t’i përkasin vetëm të kaluarës së hidhur por jo shumë të largët të rajonit.
Duke ju bashkuar sot lutjeve për shpirtrat e viktimave dhe dhimbjes së patreguar që përjetuan popujt dhe kombet e Ballkanit, në nderim të kujtimit të tyre, duhet të forcojmë bashkëpunimin dhe bashkëjetesën për të ecur përpara drejt të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Europian.

Mbi 8 mijë burra, djem dhe gra boshnjake u vranë në atë që njihet si Masakra e Srebrenicës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 korrik të vitit 1995. Gjenocidi që pati për objektiv popullsinë myslimane të vendit, u krye nga forcat serbo-boshnjake, edhe me ndihmën e ish-Jugosllavisë. Trupat e viktimave u hodhën nëpër varre masive dhe pyjet përreth dhe identifikimi i tyre vazhdon edhe sot.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ditën e sotme, Partia Socialiste doli pro listave të hapura. Në një seancë të beftë, Komisioni i Ligjeve me një votim të dyshimtë ka hedhur poshtë ...
DEVOLL– Kandidaturat e propozuara për t’u përfshirë në listën garuese në zgjedhjet e vitit 2021 ka sjelle debate të forta breda Partisë Demokratike. Konkretisht...
SARANDË– Kryetari i bashkisë Finiq Kristaq Kiço, i është ankuar ambasadorit gjerman Peter Zingraf për heqjen e tabelave në zonë në gjuhën grek...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një reagim në mediat sociale ka kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e masave dhe mbajtjen e maskave. Meta shk...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot se ka dekretuar tre ligje. Në një njoftim për mediat nga Presidenca bëhet me dije se ka dekretuar ligjin nr. ...
SERBI- Gazeta beogradase Danas, nëpërmjet një shkrimi special për ideatorët e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka zbuluar edhe emrat e tyre, du...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë pas një periudhë disa mujore heshtje ka rikthyer edhe njeherë në vëmendje çështjen e Shkarkimit të Presidentit Ilir Met...
BRUKSEL- Komisioni Eropian ka prezantuar sot raportin për Shqipërinë për periudhën 2018-2019, ku janë adresuar çështje si riatdhesimi, migracioni i palig...