LIVE UPDATES
Ekonomi

Masat shtrënguese kundë COVID-19, Teliti kundër qeverisë: Paketat ekonomike ishin të pamjaftueshme

21 Maj 2020, 06:25 Nga DOSJA
Masat shtrënguese kundë COVID-19, Teliti kundër qeverisë:

Deputeti socialist Ervin Bushati dhe Dorian Teliti, shefi i kabinetit i kreut të Partisë Demokratike, debatuan në “A2 Business Week” të producentes ekzekutive të biznesit në A2, Aurora Sulçe, mbi menaxhimin e situatës ekonomikë gjatë pandemisë Covid-19. Ervin Bushati u shpreh se “jemi ende në pandemi dhe nuk mund të themi ende se çfarë do të ndodhë”.

“Ne mund të hapemi, por nëse nuk hapen partnerët tanë si Greqia apo Italia, ekonomia do të vijojë të vuajë. Por, funksioni i parë i shtetit është ruajtja e njerëzve. Besimi që kemi krijuar nga faza e parë na bën të mendojmë se nëse ruajmë këto parametra, mendoj që ekonomia jonë mund të ringrihet shumë shpejt”, tha Bushati.

Por, sipas Telitit, edhe pse “ekonomia shqiptare, ashtu si e gjithë vendeve të tjera, do të ndikohej negativisht nga pandemia”, qeveria nuk bëri detyrën e saj për të minimizuar dëmin ekonomik.

“Çdokush duhet të bëjë detyrën për të minimizuar dëmet. Konsumatori e bëri detyrën e vet, u karantinuan dhe respektuan rregullat. Biznesi po ashtu. Aktori i tretë, qeveria, nuk e ka kryer detyrën e saj, ndonëse ka prezantuar dy paketa. Paketat ishin të pamjaftueshme për t’ju përgjigjur sfidës social-ekonomike. Të paktën të bënim atë që bëri Kosova, që prezantoi paketa më agresive në mbështetje të konsumatorit dhe biznesit. Përveç halleve që kishim para pandemisë dhe tërmetit, dhomat e tregtisë dhe ekonomisë në Kosovë po krenohen duke u krahasuar me ne. Paketat më agresive, që do të stimulonin konsumin dhe do të mbanin gjallë biznesin për këto 2-3 muaj, duheshin ndërmarrë në kurriz të buxhetit të shtetit. Duhej hequr çdo shpenzim që nuk kishin lidhje me krizën shëndetësore. Pasi të ezauroheshin këto hapësira në buxhet, mund të procedohej me rritjen e borxhit publik”, u shpreh Teliti.

Përgjigjja e Bushatit ishte: “Nuk ka shtet që nuk do të donte të ndante më shumë para’. Por, nuk jemi në komunizëm që të mbajë shteti njerëzit me para’ dhe punë. Ne nuk jemi vetëvrasës që mos të duam të ndihmojmë biznesin. Mos harrojmë që Shqipëria ka një premtim për 1,5 miliardë euro për rindërtimin. Nuk jetojmë në një botë ëndrrash që të shpërndajmë para’ pa fund. Shoqëria është hapur dhe aktiviteti këtë javë ka qenë thuajse në normalitet. Po shpresojmë mos të kemi valë të dytë infektimesh që do ta dëmtonte më shumë ekonominë. Ne vazhdojmë ende të jemi në situatë pandemie, në SHBA ka shkuar 20% papunësia. Sot është shumë shpejt të flasësh për papërgjegjshmëri. Shqipëria është vlerësuar dhe prandaj janë dhënë 1,5 miliardë euro. Ne jemi të besueshëm për FMN, Bankën Botërore apo BE-në, vetëm për Bashën jo”.

(Marrë nga A2 CNN)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi dorian teliti masat kunder covid 19 dorian teliti masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen