LIVE UPDATES
Politike

15 Tetor 2020, 21:11 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeopozitari Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit, përmes disa dokumenteve deklaroi në “Opinion” se Basha donte të jepte me koncension Sharrën, në kohën kur ishte në Bashki. 

Përmes një lidhjeje telefonike, Basha akuzoi Ramën si hajdut teksa shtoi se kryeministri ua ka dhënë koncensionet personave me precedentë penalë dhe bandës së Lushnjes. Sipas Bashës, ka qenë Banka Botërore që ka dalë në përfundimin se Shqipëria nuk kishte nevojë për inceneratorë, por që mund t’i menaxhonte me land-fille, gjë që sipas Opozitës, Rama nuk e konsideroi, por bëri atë që deshi vetë.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama, e vetmja gjë që tha është ‘Lul ik fli gjumë’, ndërsa në fund të telefonatës kërcënoi me fjalët ‘lëre se ika fare, na fute dhe këtë ti’

Blendi Fevziu: Zoti Basha, kryeministri ka cituar një kontratë të paekzekutuar tuajën për plehrat në Bashkinë e Tiranës, e cila kishte një kosto më të lartë se kjo e sotmja.

Lulzim Basha: E gjithë ajo çfarë ka thënë aty është një grumbull gënjeshtrash. Në vitin 2011, ish-kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama bëri një memorandum mirëkuptimi me Bankën Botërore, me IFC për të hartuar një studim për plehrat e Tiranës. Në vitin 2011, pasi u largua nga bashkia, Bashkia e Tiranës nën drejtimin tim, autorizoi një studim vizibiliteti me bashkëpagesë nga BB dhe nga Bashkia e Tiranës, që Sharra e lënë në mjerim për 11 vite nga ish-kryebashkiaku Rama, të kishte një trajtim sa më dinjitoz për qytetarët e saj.

Blendi Fevziu: Ishte studim apo propozim më pas i juaji që ia kërkuat qeverisë të ekzekutohej?

Lulzim Basha: Studimi i vizibilitetit konkludoi, i hartuar nga specialistët e BB, jo nga anëtarët e bandës së Lushnjes, jo nga ODIHRi që bashkë me Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve, por nga BB ekzistonte mundësia të arriheshin objektivat e Bashkisë së Tiranës, që ne ia kishim vendosur. Objektivi i parë ishte që brenda vitit të parë, të gjithë kontenierët e plehrave brenda unazës së vogël të Tiranës të futeshin nën tokë. Objektivi i dytë ishte që brenda 3 viteve të gjithë kontenierët e plehrave në gjithë Bashkinë e Tiranës, të futeshin nën tokë.  Objektivi i tretë ishte që qytetarët e Tiranës të mos paguanin asnjë qindarkë më shumë për taksën e pastrimit dhe me taksën që paguanin atëherë jo sot, Tirana do të kishte kontenierë nën tokë dhe një trajtim në landfillin e Sharrës me praktika europiane…

Edi Rama: O artist, artist…

Blendi Fevziu: Po shkon 30 euro pa TVSH 10 vjet përpara. Ishte shifra këtu.

Lulzim Basha: Letrat janë zyrtare, janë në Bashkinë e Tiranës, janë dhe në kryeministri.

Blendi Fevziu: Rama o nga kryeministria o nga bashkia i ka marrë, po a është kjo shifra?

Lulzim Basha: Shifrat janë këto që ju them unë. Qytetarët e Tiranës nuk do të paguanin asnjë qindarkë më shumë shtetit shqiptar, pra qeverisë shqiptare.

Edi Rama: Vebiu do i paguante këto o Lul? Me Vebiun do i paguaje këto?

Lulzim Basha: I ke aty të gjitha. Ti kishe bërë në plan këtë që bëre. Ti theve një marrëveshje me qeverinë gjermane, GIZ, prej 2 milionë Eurosh taksapaguesve gjermanë. GIZ kishte këshilluar që Shqipëria nuk ka nevojë për inceneratorë, por mund t’i trajtojë mbetjet me landfille, të cilat duhet të mirë menaxhohen.

Edi Rama: Çfarë thotë ky?

Blendi Fevziu: Basha po të pyes edhe njëherë për çmimin. Ma nxirr pak atë letrën. A ka qenë çmimi 30 Euro për tonë pa TVSH.

Lulzim Basha: Jo, jo. Nuk është fare ajo. Ajo është një memo e brendshme midis departamenteve të Bashkisë…

Edi Rama: Nuk është memo ajo mo. Është raporti i grupit. Po ç’ke miratuar.

Lulzim Basha: Mos gënje, s’është ai raporti i grupit. Ti tregoju shqiptarëve se pse kur as taksapaguesve të Tiranës nuk do të paguanin asnjë qindarkë më shumë taksën e pastrimit dhe as taksapaguesit shqiptarë nuk do të nxirrnin asnjë lek, Tirana do të kishte kontenierët nën tokë brenda unazës së vogël, brenda një viti dhe brenda gjithë qytetit të Tiranës brenda 3 vjetësh. Landfilli do të menaxhohej dhe e gjitha kjo me transparencë dhe e financuar e gjitha nga Banka Botërore. Ti i vure shkelmin studimit të Bankës Botërore dhe leverdisë që do të kishte Tirana me një projekt që vetë doje ta nisje pasi ishte 11 vjet në bashki. 11 vjet i le plehrat e bashkisë siç i le. 11 vjet e le Sharrën siç e le. U kujtove kur po ikje dhe prapë nuk bëre asgjë. Dhe kur kjo përfundoi, prapë nën drejtimin tim ti nuk e lejove se ishe bërë kryeministër dhe kishte këtë plan që po bën sot…

Edi Rama: (Qesh)

Blendi Fevziu: Ju po thoni që Rama si kryeministër…

Lulzim Basha: 75 milionë Euro i keni marrë shqiptarëve për një pronar që e keni regjistruar në kompani guacka jashtë shteti, një pronar me precedent penal dhe anëtar të bandës së Lushnjes.

Edi Rama: Do na e heqësh këtë? O Lul fli, shko fli gjumë, shko fil, shko fli. Fli vlla.

Lulzim Basha: Mjafton të shikosh në internet dhe do të shikosh gjithë deklaratat për shtyp të miat dhe të IFC-së.

Edi Rama: Çfarë të shikosh?

Lulzim Basha: Do të shikosh kush e bllokoi dhe pse e bllokoi. Nuk doje që plehrat të trajtoheshin siç trajtohen në një vend normal.

Blendi Fevziu: Kryeministri ka sjellë një tabelë që tregon që kostoja e plehrave në vende të tjera është më e lartë se në Shqipëri.

Lulzim Basha: Pse futesh në gjëra të tilla. Thelbi këtu është që 75 milionë Euro të shqiptarëve janë dhënë një pronari të tre inceneratorëve të matjes së plehrave…

Edi Rama: Ça janë këto, fakte?

Lulzim Basha: Që janë me lekët e shqiptarëve, të cilat janë regjistruar në parajsa fiskale. Kush janë pronarët?

Blendi Fevziu: Me të vërtetë, kush janë pronarët?

Lulzim Basha: E ka bërë ajo zonja aty, e ka bërë BIRN zoti Fevziu që është rrjeti i gazetarëve investigativë i financuar nga SHBA-ja dhe BE-ja. E ka bërë hetimin, por nuk e lë zonjën të flasë prandaj i vërsulet ashtu…

Blendi Fevziu: E kam pas shpinës sime, investigimin e BIRN.

Lulzim Basha: Hetimi ka treguar se këto para…

Edi Rama: (I drejtohet Fevziut) Mbaroje pra tashi…

Lulzim Basha: Janë gllabëruar nga krimi i organizuar në bashkëpunim me qeverinë e cila në një ditë ka paguar 14 mln Euro. Më lejo të them dhe diçka tjetër.

Edi Rama: Fjalime do të mbajë tani?

Lulzim Basha: Sot keni lejuar atë shfaqje të turpshme se nuk e kuptoj se si mund të çohet njeriu që drejton qeverinë dhe t’i vërsulet gazetarëve duke thyer edhe distancimin social…

Blendi Fevziu: Çfarë të bëj të zihem me grushta?

Lulzim Basha: Minimumi duhet t’i thuash aq se mund të kesh Covid dhe t’ia ngjisësh Bert Rakipllarit…

Blendi Fevziu: Ia thashë nja 4 herë. Të lutem tani cito tamam dhe ti.

Robert Rakipllari: E mbroj vetë veten. Mos na e qaj hallin.

Edi Rama: E ka hallin me ty.

Lulzim Basha: Sot kjo shfaqje e shëmtuar, konfirmon hajdutërinë e kësaj afere, konfirmon gënjeshtrat nga fillimi deri në fund të sëpari qeverisë edhe për disa muaj dhe më e zeza e të zezave është që këto miliona euro i mungojnë shqiptarëve në këto ditë, mbi 600 mijë pensionistëve që ky u thotë vini maskën se do të të gjobis…

Blendi Fevziu: Nuk m’i cakton dot ti temat që flas unë.

Lulzim Basha: Nuk t’i caktoj unë temat, unë të jap deklaratën…

Blendi Fevziu: Çfarë deklarate?

Edi Rama: O Fevzi?

Lulzim Basha: Mjekëve që u ka premtuar 1000 Euro dhe infermierëve 500 Euro.

Blendi Fevziu: Basha këtu hyjmë në një diskutim tjetër. Basha se kjo është deklaratë për shtyp, ishte vetëm për inceneratorët përgjigja. Ke përgjigje?

Edi Rama: Lul fli vëlla, fli. Fli Lul, fli gjumë, gjumë të ëmbël. Fevzi na e hiq tani të flejë të vijojmë bisedën këtu ose të iki unë.

Blendi Fevziu: Ai është njeriu që do t’ju sfidojë në zgjedhje.

Edi Rama: Lë të më sfidojë në zgjedhje, le të flejë gjumë tani se i bën keq kur rri zgjuar. S’e di pse ka qëndruar zgjuar tani se ai zakonisht fle gjumë. Fli Lul, fli. Lëre. Mbylle tani mos na e banalizo tani se do iki fare. Mbylle mos na bëj sherr kot tani. Na fut këta tani. Ik tani Lul fli gjumë. Lul fli. Fli zemër, fli artist. Fli.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rama ne opinion 15 tetor edi rama lulzim basha rama ne opinion 15 tetor

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet