LIVE UPDATES
Ekonomi

Maska dhe veshje këmbe për spitale, si po përshtatet industria e tekstileve dhe këpucëve pas Covid-19

13 Korrik 2020, 05:29 Nga DOSJA

TIRANË– Rifillimi i punës, pas izolimit dymujor ka sjellë frymëmarrje për bizneset dhe ekonominë në tërësi. Sektori i tekstileve dhe i këpucëve, që është një ndër punëdhënësit dhe eksportuesit kryesor në vend, po i përshtatet gradualisht kërkesave të tregut sot, duke prodhuar maska, veshje të tjera mbrojtëse, apo dhe veshje këmbe për spitale.

Gjergj Leqejza, administrator i Shqipëria Tricot, me seli në Shkodër, i specializuar në veshjet e brendshme për Italinë pohon për “Monitor Ekonomi” se “kemi prodhuar një sasi të vogël maskash më shumë për përdorim të brendshëm, për grupin tonë dhe për ndonjë klient tonin që ka kërkuar, por nuk kemi kërkuar që të ndryshojmë linjën e prodhimit. Është partneri ynë Italian në Bergamo që ka aplikuar dhe ka qenë një nga rastet e rralla që ka fituar të drejtën për të prodhuar një maskë të certifikuar dhe të miratuar nga ministria e shëndetit në Itali. Kështu ne kemi krijuar maskën tonë që është mjaft cilësore, e përdorshme për një muaj, mjafton ti ndërrosh vetëm filtrat”.

Prej kërkesës së lartë, edhe ato kompani, që prej vitesh kanë patur një linjë prodhimi të caktuar, në përshtatje me situatën e kanë ndryshuar atë, duke ia dedikuar maskave mbrojtëse, këpucëve për mjekë e infermierë, apo për veshje spitalore.

Alfred Mali, administrator I “Mali Shoes”, me seli në Lezhë pohon se “gjatë kësaj kohe prodhimi i këpucëve ishte mbyllur, dyqanet ishin mbyllur dhe nuk kishte treg për këpucët. Nga kërkesa e spitaleve, e farmacive unë bëra një linjë të prodhimit të maskave, por prodhova edhe këpucë për spitale. Kam shumë kërkesa edhe nga jashtë për të dërguar produktin si në Itali e Egjipt ku do të shkojë me logon ‘Made in Albania’”.

Kryesisht prodhimi është i destinuar për eksport drejt Europës dhe një pjesë shumë e vogël shkon për tregun e brendshëm, i cili po dominohet nga produktet e importit nga Kina e Turqia. Sipas aktorëve të tregut kjo situatë është e ndikuar nga disa faktorë.

Leqejza thotë se “nuk jemi ende të përgatitur nga ana strukturore dhe nga ana e standardit për sa i përket rregullave të cilësisë për të konkurruar me produktet tona në tregun europian”

Mali shton se “ne po marrim punëtorë nga rruga dhe të dalësh me ta në treg europian është shumë zor, duhet një kualifikim, të paktën një vjeçar që një punëtor të bëhet i aftë për të dhënë rendiment. Unë nëse dal në treg me prodhim “Made in Albania”, edhe rrogat do të jenë shumë më të larta, dhe nuk do t’i shkojë më në mend njeriu për të ikur jashtë. Prandaj kërkojmë bashkëpunim me shtetin për të forcuar kualifikimin punëtor dhe që kjo fuqi mos të iki jashtë vendit”, rekomandon ai.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se industria tekstile ka arritur të marrë veten në Maj, si rrjedhojë e përshtatjes së kompanive për të prodhuar maska apo veshje spitalore, duke iu afruar nivelit të para krizës.

Më i vështirë ishte rikuperimi dhe përshtatja për industrinë e prodhimit të veshjeve të këmbëve, ku në Maj, eksportet ishin 31% më te ulëta se i njëjti muaj i një viti më parë.

Duke marrë në konsideratë karantinën dy mujore, ku prodhimi u reduktua ndjeshëm, por edhe mbylljes totale të Italisë ku eksportohen mbi 50% të produkteve që prodhohen në Shqipëri, për janar-maj, eksportet e tekstileve dhe këpucëve ranë me 44% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nëse pandemia zgjat, tregu do të jetë selektiv duke sjellë faliment për më të vegjëlit, ndërsa të tjerët, në përshtatje me situatën do të mund të vijojnë me modelin e ri sipas kërkesave të reja.

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi industria e tekstileve dhe këpucëve pas covid-19 industria e tekstileve dhe këpucëve pas covid-19

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës