LIVE UPDATES
Editorial

Maskarenjtë dhe horrat i krijon pushteti

30 Dhjetor 2020, 11:03 Nga DOSJA
Maskarenjtë dhe horrat i krijon pushteti

Ndodhin fenomene të renda, të natyrave të ndryshme në vendin  tonë – deri në tragjedi  dhe atëherë kur bëhen pjesë e medias kujtohemi të gjithë t’i dënojmë. Reagojmë  në biseda mes miqsh, në kafenera , … ,deri në komente “fejsbukiane”. Shteti nxiton të kërkoj një fajtor pa u futur në gjetjen e fajtorëve kryesorë – maskarenjtë dhe horrat që i prodhon vetë .I prodhojnë partitë politike duke i bërë një pjesë, të ndihen të pushtetshëm edhe kur s’kanë kurrfarë pushteti ekzekutiv. Kësisoj bëjnë  të mundur që  të ngrihen në piedestal  maskarenjtë,  duke u kamufluar  me forcën e pushtetit, direkt apo indirekt, thënë ndryshe – deri në rastet , “pushtet, pa pushtet”.

Çdo histori e  dhënë në mediat shqiptare, përmban realitetin shqiptar; përmban falsitetin dhe imoralitetin e pandëshkuar të disa pushtetarëve dhe të shërbëtorëve të tyre. Përmban kotësinë e disa strukturave të ashtuquajtura “ anti së keqes “ që ky shtet ka ngritur por ,që me heshtjen po kthehet në bashkëpunëtor me të keqen.

 Më së shumti kemi dëshirë të merremi, me ata që bëjnë një kritikë në funksion të së mirës së përbashkët, duke bërë lloj – lloj etiketime. Por, ”harrojmë” të merremi me kategorinë e “maskarenjve dhe horrave” ,me justifikimin “vlera ngritës”  – “ shoh punën time” ose nga frika prej  hakmarrjes. Nëse ndokush e meriton dhe e kritikojmë nuk bëjmë mëkat. Mëkat është kur zgjohesh në mëngjes me planin, “ kë do keqpërdor”, “kë do shkatërroj” që të arrij këtë apo atë synim, apo për të  mbuluar maskarallëqet e bëra. Ata që provokojnë, ndjekin rrugës njerëz në punën e tyre duke i cënuar krejtësisht edhe privatësinë, kërcënojnë, përndjekin, janë viktima ose njerëz të shitur, pa vlerë e dinjitet. Realisht prapa tyre janë maskarenjtë dhe horrat, me format e ndryshme të hakmarrjes, presionit dhe shantazhit.

Por, shteti e harron ketë. Edhe kur ndodhin krime shteti vrapon vetëm pas atij që kreu krimin dhe lë në hije urdhëruesit, apo shkaktarët –maskarenjtë që i ka promovuar – kuptuar / pa kuptuar. Kemi dëgjuar, apo parë në punët tona pronarë, shefa, drejtues ( përfshirë këtu drejtorë apo zv.drejtorë shkollash ) etj, që krijojnë një klimë frikësuese, mjedis armiqësor apo ofendues, sillen si të duan me punonjësit apo personat që shkojnë të marrin një shërbim, që i shohin si plaçka, që fryhen si të mbipushtetshëm, që flasin për mbështetje ministrash a politikanësh, që nxjerrin në pah forcën dhe ndikimin  e tyre  për t’u zgjidhur probleme të tjerëve, emërojnë / ç‘emërojnë – duke luajtur  rolin e sekserit.

Përpos me këtë forcë kërcënojnë, keqpërdorin, poshtërojnë këdo  – në veçanti femrat ,ku për fat të keq disa bien pre e presioneve apo e dëshirave të eprorëve maskarenj.

Këto sjellje janë moralisht, etiketisht dhe ligjërisht të gabuara, aq më tepër në vendin e punës por, këtyre nuk i dridhet qerpiku për çka bëjnë. Në këtë kategori futen edhe ata që hiqen si njerëz me emër  në fushën e tyre e më gjerë; hiqen si  familjarë të devotshëm, dashamirës, të kudogjendshëm por, në të vërtet kanë një anë të errët – kërcënimin në forma  të ndyra, të kamufluara për të mbuluar marrëzitë e tyre dhe harruar se dhe ata kanë familje. Realisht çdo gjë e arrijnë me punë të ndyra.

Për ta ruajtur këtë emër “të mirë”, kujdesen që të reklamojnë veten mjeshtërisht në fb e rrjete të tjera sociale . Ndaj as komentet e bukura dhe reklamat për vlerat, dashamirësitë e mëdha,…, të kësaj kategorie, s’duhen marrë aq seriozisht në kazanin reklamues “facebook” e të tjera. Sikur t’i dinin të vërtetat të gjithë miqtë e tyre, apo familjaret – fëmijët e tyre, në  veçanti do të tmerroheshin. Atyre i është mbushur mendja se janë të pandëshkueshëm, sepse kanë mbrojtjen e kodoshëve me pushtet superior, që i promovojnë.

Kjo kategori, ose kanë pasur më parë poste partiake, ose kanë, apo u kanë shërbyer në forma të ndryshme pushtetarëve dhe më pas këtë pushtet janë kujdesur ta kurojnë që tu rezistojë kohërave. Midis tyre edhe disa shërbëtorë që në forma të ndryshme ,jo të ndershme, kanë krijuar pushtet financiar.

Për fat të keq familjet e këtyre kategorive kanë rënë në kënaqësinë e një jete të siguruar, e shkollimit të fëmijëve në universitete private të shtrenjta apo jashtë shtetit, kënaqësinë e vilave apo disa apartamenteve, …, duke harruar të pyesin, ose së paku, kur ulen në tryeza përballë njëri –tjetrin duke u parë në sy –  përfshirë edhe tavolinën e “Vitit të Ri” , të  mendojnë për mënyrat e përfitimit të këtyre të ardhurave. Të kujtojnë se kanë rritur ose po rrisin fëmijët me fitime të errëta – dikush me  lekë droge, dikush me përfitime kërcënimesh, me ryshfete ,…, e maskarallëqe të tjera. Familjarët  e tyre të mendojnë se dikë kanë dëmtuar këta, për të fituar kaq dhe  t’u  kujtojnë atyre, se edhe  të dëmtuarit prej tyre kanë familje.  

Edhe ne të gjithë duhet të heqim dorë nga  teknikat – së bëri sikur nuk pamë gjë, sikur nuk dëgjuam e as  kuptuam gjë, sikur harrojmë. Ne, nuk mund t’i ndryshojmë por së paku, duke ngritur fenomene t’i kujtojmë shtetit që mos vazhdojë të hesht. Të mos lejojë të promovohen të tilla kategori. Përpos, mund të ndihmojmë sado pak ,shoqërinë shqiptare t’i dallojë  maskarenjtë dhe horrat si në punë e kudo që t’i hasim, që të mos biem në grackën e tyre, pasi një pjesës shtiren aq shumë.  

Nga ana tjetër edhe kësaj kategorie t’ia “hapim sytë”  që të mos shtiren, të bëjnë kthim prapa, se vjen një ditë që maska u çirret, e fama dhe paratë e tyre nuk kanë më vlerë. Nuk është çudi që të tillë të kemi dhe në miqësitë  tona dhe nuk i kuptojmë.  Gjithashtu .shteti duhet të merret thelbësisht me këtë çështje pasi problemi po kthehet ne sistem.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial fitnete gruda fitnete gruda

Sondazh

Poll
Editorial 23 Dhjetor 2020, 20:58

T’i themi lamtumirë të ardhmes?

Kjo qeveri i ka shkaktuar vendit kosto të mëdha për sa i përket jetëve të humbura nga Coronavirusi por dhe nga sëmundjet e tjera të cilat kanë ngelur pa u trajt...

Editorial 21 Dhjetor 2020, 08:07

Prangat e pushtetit

Dikur një i afërmi im P. Kavo me profesion mësues, u arrestua pasi u shpreh se ishte e padrejtë që fshatarët (kooperativistët) edhe pse e prodhonin vetë grurin,...

Editorial 20 Dhjetor 2020, 09:28

Për kë bien këto këmbana?!

Dosja 184 na tregoi edhe një herë se “diktatorët” e shekullit XXI kanë karakteristikën e përbashkët që i njoftojnë dhe i promovojnë krimet që do të kryejnë, mad...

Editorial 19 Dhjetor 2020, 08:26

BE pranë marrëveshjes tregtare me Kinën

Bashkimi Evropian dhe Kina kanë rreth shtatë vjet që negociojnë për një marrëveshje për mbrojtjen e investimeve. Tani pak para përfundimit të Presidencës së Kës...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj