LIVE UPDATES
Editorial

T’i themi lamtumirë të ardhmes?

23 Dhjetor 2020, 20:58 Nga DOSJA
T’i themi lamtumirë të ardhmes?

Kjo qeveri i ka shkaktuar vendit kosto të mëdha për sa i përket jetëve të humbura nga Coronavirusi por dhe nga sëmundjet e tjera të cilat kanë ngelur pa u trajtuar si rezultat i paaftësisë së autoriteteve, duke përfshirë edhe numrin e lartë të vdekjeve të personelit mjekësor dhe infermieror. Shumica e popullsisë tashmë është e vetëdijshme për këtë. Por duket se ka pak vetëdije se qeveria po shkatërron të ardhmen e vendit me veprimet dhe neglizhencën e saj.

Politikisht, qeveria po gërryen institucionet demokratike dhe respektimin e të drejtave individuale. Në realitet, qeveria dëshiron të kthehet në rrugët e lëna pas të diktaturës kur qeveriste një person i vetëm. Shumë njerëz përpiqen t’i minimizojnë zhvillimet e sistemit politik, duke harruar se mungesa e strukturës demokratike dhe shkatërrimi i saj mund të çojë në tragjedi të pakrahasueshme.

Ekonomikisht, qeveria ka shkaktuar humbje të mëdha duke e menaxhuar shumë keq pandeminë, duke mos e mbështetur biznesin, duke hartuar me politika shumë të këqija fiskale gjatë gjithë qeverisjes së saj të cilat si rrjedhim kanë pasur një rezultat fatal në investime. Investimet janë gjithmonë të dobëta në vendet ku tekat e një personi përcaktojnë nëse një kompani lejohet të operojë ose jo, respektohet apo jo një e drejtë që duhet të jetë e patjetërsueshme dhe tek ne shembulli më i mirë është mbyllja e bizneseve të Francesco Becchetti-t.

Më keq akoma, qeveria është zhytur në një orgji të shpenzimeve të konçensioneve dhe borxheve që po konsumojnë (më vjen keq për fjalën konsum) pjesë të mëdha të kursimeve tona të ardhshme, të cilat do të kishin shërbyer për të investuar në kapital njerëzor, duke përmirësuar arsimin dhe shëndetësinë. Tani këto kursime duhet të përdoren për të paguar mbeturinat që qeveria aktuale po kryen. Kjo po ndodh ndërkohë që bota po kalon një revolucion teknologjik dhe po krijon ekonominë e dijes.

Por të këqijat nuk mbyllen këtu, qeveria po çmonton në mënyrë sistematike kontrollin e shpenzimeve, duke i hapur dyert mosndëshkimit për korrupsion pasi përpiqet, me një bashkëpunim spektakolar të administratës, që të mos lërë asnjë gjurmë të tij. Kështu, përveç shkatërrimit të së drejtës për të jetuar në liri, qeveria po shkatërron edhe vetë të drejtën për të jetuar. E gjithë kjo po formon atë që duket se për vendin tonë, do të jetë tragjedia e gjysmës së parë të shekullit 21, e cila do të shihet si historia se si ne lejojmë një qeveri të çmontojë të gjitha mundësitë e nxjerrjes së vendit nga moszhvillimi.

Mendimet dhe interesat e ndryshme janë të pashmangshme në shoqëri. Demokracia është krijuar për të zgjidhur këto ndryshime në një mënyrë të rregullt, duke ruajtur një ekuilibër i cili inkurajon progresin. Por, në një vend ku qeveria kërkon t’iu imponojë të tjerëve mendimet dhe interesat e një personi, duke dashur të japënjë përshtypje të suksesit dhe lulëzimit, atje ku në fakt ajo që ekziston është thjesht një diktaturë e ngritur mbi korrupsion, bën, qënë mënyrë të pashmangshme, në një moment të papritur, mendimet e tjera zgjohen dhe bëhen të fuqishme, duke sfiduar fuqinë e “tiranit”.

Në opinion tim të shprehur në këtë shkrim, kam përdorur fjalën “qeveri” kur në fakt duhet të kisha përdorur fjalën “kryeministër” sepse ai na e ka bërë shumë të qartë se është ai dhe vetëm ai personi që merr të gjitha vendimet në qeveri. Prandaj më e sakta do të ishte të themi, se në këtë kohë ne po lejojmë një person të shkatërrojë të gjitha mundësitë e nxjerrjes së vendit nga moszhvillimi, dhe se me neglizhencën mahnitëse tonën, të qytetarëve, po i japim vetes mundësinë të largohemi nga vendi që deri tani është pa të ardhme.

Indiferenca me të cilën ne po sodisim këtë tragjedi më kujton fjalët e një prej marshallëve rus i cili po dënohej me vdekje në gjyqet e Stalinit në vitet 1930: “Të shohësh këtë dhe të heshtësh është një krim. Dhe për të gjitha këto vite në të cilat kemi parë këto krime dhe kemi heshtur, ti, unë dhe të gjithë ne, meritojmë të na pushkatojnë ”.

Shpresoj shumë që ky të mos jetë gjykimi të cilin historia të ketë rezervuar për ne si popull. Shumë besojnë se ky shkatërrim i së ardhmes nuk do t’i prekë ata, por më duhet t’iu kujtoj, se nuk do të jetë aspak ngushëllim për ta të dinë se gjykatësit e Stalinit,të cilët dënuan me vdekje marshallin, u dënuan me vdekje disa ditë më vonë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial editorial meri lika meri lika editorial meri lika meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 21 Dhjetor 2020, 08:07

Prangat e pushtetit

Dikur një i afërmi im P. Kavo me profesion mësues, u arrestua pasi u shpreh se ishte e padrejtë që fshatarët (kooperativistët) edhe pse e prodhonin vetë grurin,...

Editorial 20 Dhjetor 2020, 09:28

Për kë bien këto këmbana?!

Dosja 184 na tregoi edhe një herë se “diktatorët” e shekullit XXI kanë karakteristikën e përbashkët që i njoftojnë dhe i promovojnë krimet që do të kryejnë, mad...

Editorial 19 Dhjetor 2020, 08:26

BE pranë marrëveshjes tregtare me Kinën

Bashkimi Evropian dhe Kina kanë rreth shtatë vjet që negociojnë për një marrëveshje për mbrojtjen e investimeve. Tani pak para përfundimit të Presidencës së Kës...

Editorial 18 Dhjetor 2020, 19:03

Zjarri që Vjosa Osmani ndezi në Tiranë

Vizita e presidentes në detyrë të Kosovës,Vjosa Osmani, mund të shënohet pa frikë si një nga më të tensionuarat që një kryetar shteti ka kryer në këtë vend, ndo...

Editorial 18 Dhjetor 2020, 11:16

Protestat që trembin!

Protestat kundër vrasjes së Klodian Rashës nga Policia tronditën të gjitha palët në skenën publike shqiptare.Rama i krahasoi protestuesit me grupe terroriste. T...

Editorial 16 Dhjetor 2020, 14:28

Ne jemi ekspertë të mbërritjes me vonesë

Ne shqipëtarët jemi ekspertë tëmbërritjes me vonesë! Po po mos u çudisni, është pikërisht kështu.Ne gjithmonë e kemi një justifikim në lidhje me zakonin ...

Editorial 16 Dhjetor 2020, 14:18

Kulaçi dhe kërbaçi

Kulaçi dhe kërbaçi, janë dy  nga format me të cilat  qeveria Rama konsolidoi dhe pas tetë vitesh kërkon që ta mbajë pushtetin.Thërmija për të vobe...

Editorial 15 Dhjetor 2020, 15:32

Përse duhet të bindemi?

Pse duhet të bindemi? Ku qëndron legjitimiteti i pushtetit? Cili është kufiri i qytetarisë dhe ku fillon nënshtrimi? Këto janë pyetjet që lindin nëse, nga liria...

Editorial 15 Dhjetor 2020, 15:27

T’i blesh babait, dhimbjen për të birin

Në një mjedis ku deputetët opozitarë shiten me para, ku mediat koruptohet për një tender, ku gazetarët dypunësohen në borde publike, ku aftësia në shtrat të bën...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale