LIVE UPDATES
Editorial

Protestat që trembin!

18 Dhjetor 2020, 11:16 Nga DOSJA
Protestat që trembin!

Protestat kundër vrasjes së Klodian Rashës nga Policia tronditën të gjitha palët në skenën publike shqiptare.

Rama i krahasoi protestuesit me grupe terroriste. Tronditja qeveritare ishte kaq e madhe saqë rezultoi në dorëheqjen rrufe të ministrit të Brendshëm, si kurrë më parë në historinë tonë politike. Opozita, nga ana tjetër, u mek kaq shumë nga protesta, saqë mbeti pa fjalë dhe vepra. Përtej denoncimit rutinë të Edi Ramës, ajo as nuk e mbështeti dhe as nuk iu bashkëngjit revoltës publikisht. Madje, u sforcua të distancohej prej saj.

Të lemerisur me protestën ishin edhe analistët politikë të të gjitha tendencave. Nuk munguan etiketimet e të rinjve protestues si barbarë apo primitivë. Një nga analistët më seriozë të sferës sonë publike (të paktën për mendimin tim), Mustafa Nano, filloi të fliste për libanizmin e Shqipërisë, rrezikun e një lufte civile mes feve si në Liban.

Në pamje të parë, tronditja duket e çuditshme. Dhuna e famshme e protestuesve ishte minimale krahasuar me protesta të ngjashme në vendet e zhvilluara si SHBA. Në shumicën dërrmuese të rasteve, dhuna mbeti te djegia e kazanëve të plehrave, thyerja e disa xhamave apo prishja e disa tabelave. Të kuptohemi: nuk po justifikoj dhe injoroj dhunën e protestuesve. Ama, frika që ajo shkaktoi ishte krejtësisht në shproporcion me realitetin e saj. Është e habitshme të shikosh terrorizëm apo fillimin e luftës civile ndërfetare te thyerja e disa xhamave dhe djegia e disa kazanëve plehrash. Sidomos po të kemi parasysh që protestat nuk ishin masive. Protestuesit ishin në qindra dhe jo në mijëra.

Ndaj, tronditja që shkaktoi protesta te sistemi ynë politik nuk e ka burimin as te masiviteti dhe as te niveli i dhunës. Është natyra antisistem e protestës që e tremb establishmentin tonë.

Me të drejtë, Andi Bushati vëren se është një protestë kundër të gjithëve, jo thjesht qeverisë. Në këtë aspekt, protesta është shpërthim kundër sistemit në tërësi. Ndaj trondit të gjithë aktorët që në mënyrë direkte apo indirekte, me apo pa ndërgjegje, e mbajnë sistemin aktual në këmbë.

Frika buron nga fakti që protesta del jashtë kanaleve dhe logjikës bipolare të sistemit tonë politik. Natyrisht, qeveria dhe analistët e saj përpiqen t’ia faturojë protestën opozitës, ndërsa opozita dhe Presidenti ia drejtojnë gishtin qeverisë. Por loja “e ka kush e ka” mes këtyre dy poleve nuk i fsheh dot dhe aq më pak u jep zgjidhje, shkaqeve reale të protestës.

Vrasja e Klodianit nuk është shkaku, por shkëndija e revoltës rinore. Shkaku është mungesa e shpresës, dinjitetit, frustrimi me mungesën e punësimit dhe zhvillimit socio-ekonimik, sidomos në zonat periferike, sidomos te të rinjtë. Ndaj, sot protestojnë adoleshentët dhe dje protestonin studentët.

Pandemia e Covid-19 i ka mbyllur Shqipërisë valvulën shkarkuese të tensionit social: emigrimin. Të rinjtë më parë nuk protestonin kaq shumë sepse emigronin. Sot, ata dalin në sheshet e Shqipërisë për të protestuar sepse nuk mund të dalin për të kërkuar punë në sheshet e Athinës apo Romës. Atë që emigrimi u jepte dje, ata po ia kërkojnë sot shtetit shqiptar.

Problemi është se qeveria mund t’i përgjigjet kollaj opozitës, por jo shoqërisë shqiptare.

Qeveria Rama ofron një standard qartësisht më të lartë se Basha, Berisha apo Meta, qoftë në menaxhim, në korrupsion apo sa u përket niveleve të dhunës policore. Asnjë nga skandalet e Ramës nuk tejkalon shpërthimin e Gërdecit, vrasjet e 21 janarit, dështimin e Bashës si kryebashkiak apo korrupsionin me zë e figurë të Metës.

Ama, standardi “Rama” mbetet shumë i ulët për shoqërinë dhe sidomos për të rinjtë shqiptarë. Është një qeverisje që nuk prodhon shpresë dhe zhvillim për të gjithë. Ndaj, Ramës i duhet patjetër një protestë opozitare, së cilës mund t’i përgjigjet lehtësisht.

Aq më pak mund t’i përgjigjet protestës opozita. Ajo nuk mund as të udhëheqë dhe as të frymëzojë protesta kundër dhunës policore, korrupsionit apo kapjes së shtetit nga oligarkët. Basha, Berisha dhe Meta ishin dhe mbeten burim dhe simbol i të gjitha këtyre fenomeneve. Ndaj opozita nuk arrin as të kanalizojë dhe as të përfaqësoje pakënaqësitë sociale dhe dëshpërimin e brezave të rinj.

Një opozitë e dështuar që nuk arrin të artikulojë protestën sociale trondit jo vetëm opozitarët Basha, Berisha dhe Meta, por edhe vetë Ramën dhe sistemin tonë politik. Opozita aktuale është burimi kryesor i legjitimimit të qeverisë aktuale. Shkatërrimi i saj e përball Ramën në mënyrë direkte me shoqërinë. Dhe kjo është një përballje shumë më e vështirë se me Lulin apo Metën.

Pa folur për një sërë analistësh dhe intelektualësh që jetojnë duke komentuar lojën “e ka kush e ka” mes pozitës dhe opozitës, duke injoruar problemet reale dhe strukturore të shoqërisë shqiptare. Për të gjithë këtë klasë intelektualësh, protestat janë të sikletshme dhe të palexueshme sepse dalin jashtë logjikës bipolare pozitë – opozitë. Ato burojnë nga faktorë socialë strukturorë, që fatkeqësisht injorohen nga analistët dhe studiohen pak nga akademikët tanë.

Ja pse disa protesta të vogla jo shumë të dhunshme tronditin të gjithë. Ato janë krisje që na tregojnë sa i brishtë është sistemi ynë politik. Kapaciteti i këtij sistemi për ta kanalizuar dhe kontrolluar protestën sociale nëpërmjet logjikës bipolare pozitëopozitë ka arritur në limit. Ndaj, rebelimi i disa adoleshentëve të periferisë i tronditi burrat e politikës dhe medias shqiptare.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial blendi kajsiu blendi kajsiu

Sondazh

Poll
Editorial 16 Dhjetor 2020, 14:28

Ne jemi ekspertë të mbërritjes me vonesë

Ne shqipëtarët jemi ekspertë tëmbërritjes me vonesë! Po po mos u çudisni, është pikërisht kështu.Ne gjithmonë e kemi një justifikim në lidhje me zakonin ...

Editorial 16 Dhjetor 2020, 14:18

Kulaçi dhe kërbaçi

Kulaçi dhe kërbaçi, janë dy  nga format me të cilat  qeveria Rama konsolidoi dhe pas tetë vitesh kërkon që ta mbajë pushtetin.Thërmija për të vobe...

Editorial 15 Dhjetor 2020, 15:32

Përse duhet të bindemi?

Pse duhet të bindemi? Ku qëndron legjitimiteti i pushtetit? Cili është kufiri i qytetarisë dhe ku fillon nënshtrimi? Këto janë pyetjet që lindin nëse, nga liria...

Editorial 15 Dhjetor 2020, 15:27

T’i blesh babait, dhimbjen për të birin

Në një mjedis ku deputetët opozitarë shiten me para, ku mediat koruptohet për një tender, ku gazetarët dypunësohen në borde publike, ku aftësia në shtrat të bën...

Editorial 14 Dhjetor 2020, 15:08

Kriteret e reja do ta ndryshojnë vendin

Që kur jemi shumë të vegjël, na mësohet se duhet të sillemi në mënyra të caktuara, në përputhje me disa vlera dhe zakone shoqërore, dhe shumë normalisht shmange...

Editorial 12 Dhjetor 2020, 08:47

Rruga e shkatërrimit?

Në vitet e fundit Shqipëria është bërë një vend gabimi dhe faji.Çështja kryesore politike nuk është se çfarë duhet të bëjnë që vendi të zhvillohet...

Editorial 10 Dhjetor 2020, 13:32

Policia që vret

Kur një grup policësh u bashkuan për të rrahur një 15-vjeçar tek liqeni, u deshën disa javë që drejtori i Policisë së Shtetit të kërkonte falje. Përpara ...

Editorial 11 Dhjetor 2020, 07:42

Shqipëria: Një marshimi i pafund

Shqipëria është …Shqipëria është më shumë se ushqimet e saj tradicionale. Është zhurma e stuhishme e borieve në rrugë, është fëmija që afrohet në sem...

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci