Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pse duhet të bindemi? Ku qëndron legjitimiteti i pushtetit? Cili është kufiri i qytetarisë dhe ku fillon nënshtrimi?
Këto janë pyetjet që lindin nëse, nga liria e ndërgjegjes, dikush mendon për shtetin dhe përpiqet të gjejë ndonjë arsyetim për aparatin politik, burokratik dhe policor në të cilin ai po kthehet kundrejt qytetarëve të tij.
Pushteti konsiston në aftësinë që të tjerët të bëjnë atë që urdhëron një person ose një organizatë. Pushteti nënkupton shpronësimin e lirisë dhe tjetërsimin e aftësisë për të vendosur. Supozon nënshtrim, prandaj ka nevojë për justifikim të plotë moral dhe ligjor. Ka nevojë për “legjitimitet”, domethënë, një shpjegim racional të nevojës për komandim, bindje, mbështetje që shkon përtej ligjit dhe që tejkalon frikën e detyrimit, që është paraqitja elegante e forcës.
Doktrinat politike janë përpjekja për të gjetur kuptimin dhe justifikimin e fuqisë dhe anën tjetër të medaljes: bindjen. Disa herë, ato janë dogma me pretendime të arsyes. Ato janë, gjithashtu, fjalime që magjepsin dhe kërcënojnë me frikën. Ato janë kërkimi i palodhshëm për një themel. Dhe në atë kërkim, njerëzimi ka shteruar imagjinatën dhe është ngritur nga shpjegimi hyjnor në atë magjik, revolucionar dhe racional, utilitar dhe sentimental.
Demokracia nuk është asgjë tjetër përveçse një shpjegim, një argument për të shfaqur me dinjitet faktin e nënshtrimit. Por ky dinjitet është i kotë nëse nuk shoqërohet nga një sistem rregullash i njohur si “regjimi i ligjit”. Dhe kjo sepse edhe demokracia mund të bëhet një diktaturë masive ose despotizëm i shumicës.
Për këtë arsye, nuk është një detaj i thjeshtë ligjor që pushteti duhet të përkthehet në “Sundimin e Ligjit”: një sistem i fuqive që i nënshtrohen ligjeve, të bindur ndaj Kushtetutës, forca që i nënshtrohet arsyes. Vetëm në këtë mënyrë arrihet që qytetarët të jenë ata që, në të vërtetë, qeverisin dhe që “autoriteti” të jetë ai që vetë fjala ka kuptimin: “pushtet i autorizuar”, një tërësi kompetencash të dhëna qeveritarit përmes ligjit, koncesionit të komunitetit, dhe jo në pronësi të udhëheqësve apo partive.
Në fakt shteti është problemi kryesor, një problem më vete, sepse ai duhet të justifikojë vetveten dhe të jetë i dobishëm, pasi vetëm dobia shoqërore legjitimon ekzistencën e saj. Shteti nuk është një zgjidhje, është një konflikt i domosdoshëm, por ama është konflikt, prandaj duhet të jetë minimal, i kufizuar dhe i përgjegjshëm. Për të gjitha këto, nuk ka asnjë arsye për të justifikuar dhunën, me justifikimin e “Sundimit të Ligjit”.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Në një mjedis ku deputetët opozitarë shiten me para, ku mediat koruptohet për një tender, ku gazetarët dypunësohen në borde publike, ku aftësia në shtrat të bën...
Që kur jemi shumë të vegjël, na mësohet se duhet të sillemi në mënyra të caktuara, në përputhje me disa vlera dhe zakone shoqërore, dhe shumë normalisht shmange...
Më 14 Dhjetor 1995 u nënshkrua në Paris “Marrëveshja e Dejtonit”, që i dha fund luftës së përgjakshme në Bosnje e Hercegovinë. Këtë ditë një oficer amerikan hyr...
Në vitet e fundit Shqipëria është bërë një vend gabimi dhe faji.Çështja kryesore politike nuk është se çfarë duhet të bëjnë që vendi të zhvillohet...
Reagimi i dhunshëm ndaj vrasjes së Klodianit 25 vjeçar, ka ndarë më dysh pjesën e sipërme të shoqërisë duke krijuar një debat fallc, që nuk lë të percept...
Kur një grup policësh u bashkuan për të rrahur një 15-vjeçar tek liqeni, u deshën disa javë që drejtori i Policisë së Shtetit të kërkonte falje. Përpara ...
Shqipëria është …Shqipëria është më shumë se ushqimet e saj tradicionale. Është zhurma e stuhishme e borieve në rrugë, është fëmija që afrohet në sem...
Çfarë fjalimi! Me thirrje, paralajmërime, lutje, kërkesa. Kancelarja gjermane Angela Merkel, si kurrë më pare, bëri thirrje për masa më të forta në betej...
Në vitin 64 para Krishtit, Ciceroni vendosi të kandidojë për pozicionin e Konsullit të Romës, më i rëndësishmi i Republikës.Gjithçka dukej se favorizonte...
Plumbat e policisë ndaj të riut Klodian Rasha se kishte thyer orarin e lëvizjes, nuk morrën vetëm jetën e tij, por thyen rëndë edhe besimin e publikut te poli...