Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në vitin 64 para Krishtit, Ciceroni vendosi të kandidojë për pozicionin e Konsullit të Romës, më i rëndësishmi i Republikës.
Gjithçka dukej se favorizonte kandidaturën e tij, përveç dy gjërave: Ciceroni ishte fillestar, ai që në atë kohë quhej “njeriu i ri”; ishte dikush pa lidhje në Senat, i cili ishte organi më i rëndësishëm shoqëror dhe politik në Perandori.
Një çështje tjetër e nxehtë ishte rekordi i tij i dobët ushtarak, diçka e turpshme në një shoqëri jashtëzakonisht luftarake si ajo romake. (Çuditërisht edhe Churchill kishte të njëjtin problem.)
Por, Ciceroni ishte një orator dhe avokat i njohur që kishte fituar gjyqe të mëdha të cilat tërhoqën vëmendjen e popullit sepse, në atë kohë, ato konsideroheshin si kauza të humbura.
Si të përfitonte nga këto përparësi dhe të kapërcente kufizimet e këtij kandidati sui generis? Quinto, vëllait i vogël i Marco Tulio Cicerónit iu dha përgjigje këtyre pyetjeve në një libër të tij.
Siç ishte zakon në atë kohë, libri u shkrua sikur të ishte një letër ku Quinto i drejtohej vëllait të tij. Aspektet më të rëndësishme të asaj letre janë këto:
Për të fituar zgjedhjet ju duhen miq të fuqishëm dhe të jeni i njohur në popull, këshilloi Quinto. Për të zhvilluar miqësi të fuqishme duhet të bëni dallimin midis atyre që kërkojnë favore dhe atyre që ju duan vërtet.
Atyre që ju ndjekin për të kënaqur interesat e tyre personale – pasurinë dhe fuqinë, në thelb – duhet t’i siguroni se do t’i ndihmoni për sa kohë që ata punojnë shumë për kandidaturën tuaj, këshilloi vëllai i Ciceronit.
Mbi të gjitha, mos harroni se, për të qenë popullor, duhet të premtoni gjithçka që ju kërkohet, edhe nëse nuk do ta mbani atë premtim.
Njerëzit i harrojnë shpejt premtimet e pambajtura – tha Quinto – dhe, ç’është më e keqja, ata kërkojnë shumë favore që as nuk iu duhen. Dhe në fund, do të jetë gjithmonë e mundur t’i jepet çdo gjë tjetër për të shuar zemërimin e votuesit, këshilloi Quinto.
Të refuzosh kërkesën e dikujt – sado qesharake që mund të jetë – është vetëvrasje politike sepse vetëm do të të bëje armiq, tha vëllai i Ciceronit.
Quinto gjithashtu i dha vëllait të tij një paralajmërim të dobishëm: ai i kërkoi të sigurohej që familja e tij dhe miqtë e ngushtë do ta mbështesnin pa kushte kandidaturën e tij. Pse?
Sepse një rreth i ngushtë koheziv është i aftë të përhapë një imazh të mirë të kandidatit dhe një mjedis familjar në mosmarrëveshje mund të ndikojë keq te kandidati, argumentoi vëllai i Ciceronit.
Quinto gjithashtu rekomandoi që shfaqjet publike të të vëllait të tij të bëheshin gjithmonë me tifozë të zhurmshëm dhe entuziastë. Ai gjithashtu tha se, sa herë që të kishte ndonjë mundësi, kandidati duhet të denonconte problemet më skandaloze të kundërshtarëve të tij. Kjo do ta lejonte atë të njollosëte imazhin e kundërshtarëve të tij dhe, në këtë mënyrë, të përmirësonte imazhin e tij përpara votuesve.
Pavarësisht se është shkruar dy mijë vjet më parë, kjo letër është po aq e vlefshme tani si dhe në çdo moment tjetër politik të shoqërive.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Plumbat e policisë ndaj të riut Klodian Rasha se kishte thyer orarin e lëvizjes, nuk morrën vetëm jetën e tij, por thyen rëndë edhe besimin e publikut te poli...
Shoqëria politike është e ndërtuar mbi një rrjet hipokrizish, fjalimesh boshe dhe dogmash. Sidoqoftë, në këtë univers keqkuptimesh, nuk mungojnë “të ndriturit” ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njofton se është nisur për në SHBA për të siguruar vaksinën në Shqipëri paralelisht me vendet e tjera. Në një postim në Twitt...
Nga Meri LikaNë intervistën e tij për “Forbes” duke përmendur “vështirësitë” që ai ka për të na gdhendur ne “popullin e keq” që i kemi rënë për pjesë, dhe duke ...
Me hapa të vendosur përpara drejt të së kaluarës. Faulkneri, Kukësi dhe lajthitjet e së ardhmes“E kaluara kurrë nuk është e vdekur. Madje, as që është e kaluar”...
Në vitin 1548, Étienne de La Boétie (shkrimtar francez) shkroi këto fjalë: “Unë thjesht do të doja të kuptoja se si ndodh që kaq shumë njerëz, kaq shumë fshatr...
Para një viti më 1 dhjetor Ursula von der Leyen mori detyrën si presidente e Komisionit Europian me plane të mëdha për mbrojtjen e klimës dhe politikën ndërkomb...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se duhet të pyesim veten se ku do të përfundojë Evropa pas krizës. Në samitin digjital të qeverisë gjermane, kancelarja t...
Duke parë lumin e partive të reja politike që janë krijuar këtë fund viti, konkluzioni i parë që mund të nxjerr kushdo është, se vendi është infektuar nga part...
Se çfarë i pret pas 1 janarit 2021 doganierët francezë në portin e Doverit, kjo u kuptua që këtë javë që po mbaron në një simulim të kontrolleve të maune...