LIVE UPDATES
Editorial

Armiku i vetëvetes

4 Dhjetor 2020, 20:47 Nga DOSJA
Armiku i vetëvetes

Nga Meri Lika

Në intervistën e tij për “Forbes” duke përmendur “vështirësitë” që ai ka për të na gdhendur ne “popullin e keq” që i kemi rënë për pjesë, dhe duke treguar se ai është “Lider i vetmuar”, kryministri ka përdorur vetëm një faqe të fjalorit që na shpjegon kuptimin e “Liderit të vetmuar”. Ai harron ta kthej librin në faqen ku shkruhet për sindromën e “Liderit të Vetmuar”.

Sipas fjalorëve të ndryshëm: Sindroma është një grup simptomash që ndodhin së bashku dhe janë karakteristikë e një sëmundjeje ose një pamje specifike patologjike, ndonjëherë të shkaktuara nga përputhja e më shumë se një sëmundjeje.

Një efekt i padëshiruar si pasojë e kësaj sindrome është se kur titullari zgjedh vetminë, si rregull është që ai të përfundojë duke gjeneruar një vizion “paternalist” brenda organizatës, ku “gjithçka duhet të kalojë përmes tij”, analizon Fedra Feola, menaxher në Great Place to Work.

Në këtë mënyrë, «asgjë nga ato që lideri propozon nuk reflektohet në jetën e përditshme të organizatës. Përkundrazi, gjithçka që ai ngre do të përfundojë të jetë e kundërta e asaj që gjeneroi idealisht. Pra, efekti është një ngrirje, ” thekson Carla Aguirre, doktoreshë në psikologjinë shoqërore dhe organizative nga Fakulteti i Shkencave Shëndetësore të Universitetit Katolik dhe profesoreshë në Institutin e Mirëqenies së këtij universiteti.
Kur vetmia zgjatet në kohë, lideri mund të vuajë probleme shëndetësore dhe stres (sindroma burn out), për shkak të konsumimit të gjeneruar nga këmbëngulja për të arritur qëllimet, deklaron Aguirre.

Sindroma kryministrore po na kushton shumë shtrenjtë. Lajmet e fundit na japin mundësinë të shohim se sa thellësisht është transformuar pozicioni strategjik i kryeministrit përballë zgjedhjeve të vitit 2021. Për herë të parë që kur ai ka filluar karrierën e tij politike, beteja që ai duhet të fitojë nuk është më sulmuese por mbrojtëse. Ajo që është në garë nuk është diçka që ai kërkon t’ua marrë rivalëve të tij, por diçka që ai tashmë e ka dhe që duhet ta mbrojë në mënyrë që të mos ia heqim. Duke qenë se ajo që ai dëshiron është të ketë një shumicë në parlament, të cilën tani ai vetë e kontrollon, do të dukej se beteja do të ishte po aq fyese dhe sulmuese sa ato të mëparshmet. Por ruajtja e atyre vendeve varet nga forca e imazhit të tij si një udhëheqës, dhe ai imazh është në rënie të madhe, dhe për shumë arsye ai e di që ky imazh do të vazhdojë të bjerë deri në fund të mandatit të tij.

Ky ndryshim në natyrën e betejës ka transformuar ndikimin e kohës në rezultatet e saj. Më parë, koha punonte në favor të tij, në një mënyrë të tillë që sa më e gjatë periudha që i paraprinte zgjedhjeve, aq më shumë mundësi kishte për të shtuar më shumë mbështetës të çështjes së tij. Tani, koha funksionon kundër tij sepse ai po e humbet mbështetjen, në një mënyrë të tillë që sa më shumë kohë të ketë deri në zgjedhje, aq më shumë njerëz mund ta braktisin kauzën e tij. Ironikisht, vetë kryeministri e ka krijuar këtë tendencë që njerëzit t’ia braktisin kauzën.

Ai përpiqet të rrisë popullaritetin me masa të cilat beson se e bëjnë të duket më mirë, por përkeqësimi i imazhit të tij vjen pikërisht nga ato masa, të cilat njerëzit kanë filluar t’i kuptojnë se vetëm i shkaktojnë dëme popullatës. Problemi, megjithatë, nuk duket të jetë aq serioz, sepse për të përmirësuar imazhin e tij kryeministri do të duhet të ndryshojë vetëm diçka: nga dukja sikur po bën gjëra të mëdha që na sjellin dobi në atë që të bëjë realisht gjëra, qoftë edhe të vogla, por që na bëjnë vërtetë dobi. Problemi i tij është se ai nuk e ka këtë mundësi. As ai, as skuadra që ai ka caktuar nuk kanë aftësinë për të bërë gjëra nga të cilat populli të përfitojë vërtetë. Ata nuk kanë as interesin, as aftësinë për ta bërë këtë. Më keq akoma, aftësia e tij për të bindur njerëzit se ai po bën diçka të mirë për vendin po zvogëlohet shumë shpejt sepse provat që po ndodh e kundërta po rriten me shpejtësi.

Kështu, për shembull, ndërsa kryministri mbetet i fiksuar për të shpenzuar shuma të mëdha parash në reklama dhe në programe që ai mendon se do t’i japin duartrokitje, ai vazhdon të shpërfillë me neglizhencë të pabesueshme nevojën e domosdoshme për të investuar në pajisje, ilaçe dhe organizim për të ndaluar sakrifikimin çnjerëzor të profesioneve shëndetësore në mes të pandemisë. Rezultati është se tashmë kanë vdekur shumë bluza të bardha, vdekjet po nxijnë përditë statistikat dhe shumica e këtyre vdekjeve po ndodhin vetëm për shkak të mungesës së këtyre investimeve. Kryeministri mund të fshehë të dhënat e të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi, por nuk mund ta fshehë numrin e profesionistëve shëndetësorë që kanë vdekur vetëm e vetëm sepse i detyron ata të punojnë pa pajisjet themelore mbrojtëse. Këta profesionistë nuk kanë vdekur sepse ky është rezultati natyror i pandemisë, por sepse kryeministri dhe qeveria e tij nuk kanë dashur të shpenzojnë shumat e vogla që do të ishin të nevojshme për t’i mbrojtur ata, ndërsa ka shpenzuar shuma të mëdha në propagandë dhe shfaqje të pushtetit.

Ky është vetëm një shembull i problemeve gjithnjë e më komplekse që do të mundojnë vendin si rezultat i rrethanave të vështira dhe vendimeve të këqija të qeverisë. Sa më komplekse të jenë këto probleme, aq më e vogël është aftësia e kryeministrit për t’i zgjidhur dhe aq më e madhe është aftësia e tij për t’i përkeqësuar ato siç ka bërë me COVID-19. Sa më shumë të veprojë në mënyrën e vetme që ai di të veprojë, aq më keq do të bëhen problemet, aq më shumë popullariteti i tij do të bjerë, dhe më pak shanse do të ketë për të fituar zgjedhjet.

Kështu, kryeministri po përballet me një proces fatalisht të vështirë. Shpresa për të fituar zgjedhjet e 2021 varet nga aftësia e tij për të ngadalësuar rënien e popullaritetit, një aftësi që praktikisht tashmë nuk ekziston më. Thjesht ai është armiku i vetvetes.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial meri lika meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 2 Dhjetor 2020, 09:52

Sindroma e Kësulëkuqes

Në vitin 1548, Étienne de La Boétie (shkrimtar francez) shkroi këto fjalë:  “Unë thjesht do të doja të kuptoja se si ndodh që kaq shumë njerëz, kaq shumë fshatr...

Editorial 2 Dhjetor 2020, 08:33

Ursula von der Leyen: Presidentja e krizave

Para një viti më 1 dhjetor Ursula von der Leyen mori detyrën si presidente e Komisionit Europian me plane të mëdha për mbrojtjen e klimës dhe politikën ndërkomb...

Editorial 30 Nëntor 2020, 09:20

Brexit: Vërtet raundi i fundit?

Se çfarë i pret pas 1 janarit 2021 doganierët francezë në portin e Doverit, kjo u kuptua që këtë javë që po mbaron në një simulim të kontrolleve të maune...

Editorial 29 Nëntor 2020, 21:21

Çfarë na pret në një botë post-pandemike?

Koronavirusi i ri, u duk i tillë thuajse çdo kuptim kur mbërriti në SHBA në muajt e parë të këtij viti. Si shoqëri, shumë njerëz e kuptuan se koha nuk is...

Editorial 26 Nëntor 2020, 18:44

Nën thundrën e kakistokracisë

Nga keqmenaxhimi i krizës sanitare dhe ekonomike po kalojmë tek humbja e kontrollit të të dyjave për shkak të paaftësisë së atyre që na qeverisin. Qeveria fillo...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!