LIVE UPDATES
Editorial

Ne jemi ekspertë të mbërritjes me vonesë

16 Dhjetor 2020, 14:28 Nga DOSJA
Ne jemi ekspertë të mbërritjes me vonesë

Ne shqipëtarët jemi ekspertë tëmbërritjes me vonesë!
Po po mos u çudisni, është pikërisht kështu.

Ne gjithmonë e kemi një justifikim në lidhje me zakonin për të qenë vonë për gjithçka: “kishte një bllokim në trafik”, “mbledhja mbaroi më vonë se sa duhej”, “nuk gjeta dot parkim”, “nuk po gjeja dot adresën” etj…
Kjo cilësi e jona duket si një e keqe më e madhe dhe më ngjitëse se covid-19, dhe gjëja më e keqe është se për të nuk ka as ilaç e as vaksinë.

Jemi të dënuar të jemi të vonuar.

Ne qytetarët e zakonshëm jemi vonë për mbledhje dhe takime, kurse qeveritë tona janë vonë për çdo gjë që për pjesën tjetër të botës është emergjencë.

Në pjesën tjetër tëbotës, ndërtimi i një linje metroje është diçka që qytetet e mëdha e kanë pasur si përparësi për dekada. Këtu tek ne, ngazëllehemi se e propozon një parti ndërkohë që partia tjetër sapo vjen në pushtet e kthen pas projektin, pra bota udhëton nëpër metro tash sa vite e ne ende nuk e kemi vendosur a duhet ta kemi apo jo dhe vazhdojmë të harxhojmë miliona euro në rrugë e projekte qëi bëjmë e i ribëjmë për të shfryrë trafikun.

Pjesa tjetër e botës, hapjen e një tuneli në një mal për të shpejtuar transportin rrugor e ka diçka normale dhe të zakonshme. Këtu tek ne kthehet në një aheng me saze e gërneta, me pllaka gjigande inaugurimi, sepse më në fund vendosëm të çajmë një mal e të hapim një tunel, për të cilin do na duhen 15 vjet për ta bërë realitet dhe miliona euro që ikin e nuk dihet se ku shkojnë.

Çfarë mund të bëjmë që qeveritë tona të ndryshojnë atë qëndrim i cili na çon ne shqiptarëve të festojmë prapambetjen tonë sikur të ishte një arritje?
Mos ndoshta dënimi për të qenë vonë për gjithçkaështë, si dhuna shtetërore, një tjetër virtyt por tashmëtragjik i vendit, nga i cili nuk shpëtojmë dot?

Pjesa tjetër e botës ka filluar të vaksinojë popullsinë ndaj Covid-19 kurse qeveria jonë në çdo dalje na lajmëron se vaksina do të vijëshpejt, madje shumë shpejt por kjo shpejt me sa duket do të bëhet shumë vonë.

Rasti i pasigurisë për mbërritjen e vaksinave kundër covid-19 është një shembull i shkëlqyeshëm sesi ne nuk kemi aspak turp të vonohemi për gjërat më të dukshme dhe më të rëndësishme.

Është për t’u habitur se ndërkohë që bota ka filluar të vaksinohet për herë të parë, në Shqipërinuk ka as një plan real dhe të besueshëm që na lejon të projektojmë se si do të jetë procesi i vaksinimit për të gjithë ne.
Kush është fajtor për një gabim të tillë?
Mos u bllokua trafiku?
Mos jemi vonuar sepse zgjati më shumë se sa duhet takimi i mëparshëm?
Mos vallë nuk po e gjejmë dot adresën e laboratorëve?

I vetmi bllokim trafikuqë na vonon janë qeveritë të cilat ne kemi 30 vjet që i zgjedhim. Mos gjetja e vetme e adresës që na vonon është ajo në të cilin partitëkërkojnë të marrin vota dhe ne duke mos parë orën që ka ikur, i votojmë si përfaqësues të një takimi që tashmë ka mbaruar dhe ku ne nuk do mundemi kurrë të jemi dot prezent.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial meri lika meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 16 Dhjetor 2020, 14:18

Kulaçi dhe kërbaçi

Kulaçi dhe kërbaçi, janë dy  nga format me të cilat  qeveria Rama konsolidoi dhe pas tetë vitesh kërkon që ta mbajë pushtetin.Thërmija për të vobe...

Editorial 15 Dhjetor 2020, 15:32

Përse duhet të bindemi?

Pse duhet të bindemi? Ku qëndron legjitimiteti i pushtetit? Cili është kufiri i qytetarisë dhe ku fillon nënshtrimi? Këto janë pyetjet që lindin nëse, nga liria...

Editorial 15 Dhjetor 2020, 15:27

T’i blesh babait, dhimbjen për të birin

Në një mjedis ku deputetët opozitarë shiten me para, ku mediat koruptohet për një tender, ku gazetarët dypunësohen në borde publike, ku aftësia në shtrat të bën...

Editorial 14 Dhjetor 2020, 15:08

Kriteret e reja do ta ndryshojnë vendin

Që kur jemi shumë të vegjël, na mësohet se duhet të sillemi në mënyra të caktuara, në përputhje me disa vlera dhe zakone shoqërore, dhe shumë normalisht shmange...

Editorial 12 Dhjetor 2020, 08:47

Rruga e shkatërrimit?

Në vitet e fundit Shqipëria është bërë një vend gabimi dhe faji.Çështja kryesore politike nuk është se çfarë duhet të bëjnë që vendi të zhvillohet...

Editorial 10 Dhjetor 2020, 13:32

Policia që vret

Kur një grup policësh u bashkuan për të rrahur një 15-vjeçar tek liqeni, u deshën disa javë që drejtori i Policisë së Shtetit të kërkonte falje. Përpara ...

Editorial 11 Dhjetor 2020, 07:42

Shqipëria: Një marshimi i pafund

Shqipëria është …Shqipëria është më shumë se ushqimet e saj tradicionale. Është zhurma e stuhishme e borieve në rrugë, është fëmija që afrohet në sem...

Editorial 10 Dhjetor 2020, 10:29

Corona – beteja e fundit e kancelares Merkel

Çfarë fjalimi! Me thirrje, paralajmërime, lutje, kërkesa. Kancelarja gjermane Angela Merkel, si kurrë më pare, bëri thirrje për masa më të forta në betej...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale