LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbi 100 veta, s’dihet kur mbërrijnë! Pandemia shtyn kthimin e shqiptarëve të Kosovës nga Siria

10 Janar 2021, 07:47 Nga DOSJA
Mbi 100 veta, s’dihet kur mbërrijnë! Pandemia shtyn kthimin e

Mbi 100 shtetas të Kosovës besohet se vazhdojnë të mbesin në Siri dhe ende nuk dihet se kur do të riatdhesohen. Kthimi i tyre ishte proklamuar pas kthimit të grupit të parë të kosovarëve nga Siria, në prill të vitit 2019.

Institucionet nuk japin shifrat zyrtare që i posedojnë se sa shtetas të Kosovës ende ndodhen në Siri.

“Fatkeqësisht, ne ende kemi qytetarë në Siri, kryesisht, gra dhe fëmijë. Ne kemi numra të saktë, por për shkak të procesit, për fat të keq nuk mund t’i bëjmë publike”, tha për Radion Evropa e Lirë, Lulzim Fushtica, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Por, organizatat joqeveritare që merren më këtë çështje thonë se numri i kosovarëve në Siri, mund të jetë deri në 120. Bedri Elezi që drejton Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare thotë se shtetasit e Kosovës janë të ndarë në dy grupe.

“Njëri grup është që janë të vendosur në kampet Al-Hol dhe Roj, që janë diku rreth 70-80 persona, dhe është grupi tjetër që janë rreth 50 persona që gjenden jashtë kampeve, por që janë në zonat e kontrolluara nga al-Nusra apo fraksionet e tjera që nuk kanë qenë pjesë e IS-it (grupi militant, Shteti Islamik). Pra ata janë të lirë në qytete, e fshatra që kontrollohen nga al-Nusra apo al-Arasham”, tha Elezi.

Kthimi në Kosovë

Sipas këshilltarit të ministrit të brendshëm, Kosova ka ngecur në procesin e riatdhesimit të shtetasve të vetë për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit.

“Shumica e shtetasve tonë gjenden në kampet e kontrolluara nga forcat kurde. Por, aktualisht për shkak të pandemisë dhe kufizimi i lëvizjes, ne nuk kemi mundur të hartojmë një plan konkret me data se kur këta persona do të kthehen apo do t’u mundësohet kthimi në Kosovë”, tha Fushtica.

Ai shtoi se në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, çdo qytetarë ka të drejtë të kthehet në Kosovë, por kjo nuk garanton se ndaj tyre nuk do të ketë procese ligjore.

“Të gjithë ata që kanë rënë ndesh me ligjin dhe kanë kryer vepra të ndryshme, do të procedohen sipas ligjit në fuqi”, tha Fushtica duke shtuar se plani i riatdhesimit, duhet të koordinohet me partnerët strategjikë, veçmas me Shtetet e Bashkuara.

Por, Bedri Elezi thotë se mungesa e një plani konkret për kthimin e grave dhe fëmijëve nga Siria është “pasojë e neglizhencës”.

“Edhe kthimi i grupit të parë është mbështetur dhe realizuar nga NATO-ja, përkatësisht nga Ushtria amerikane. Kosova ka pasur rol solid, ku një pjesëtar i AKI-së (Agjencia Kosovare e Inteligjencës) ka asistuar në procesin e identifikimit”, tha Elezi.

Sipas tij, shtetasit e Kosovës që kanë qenë në kampin Al-Hol, shumica janë zhvendosur në kampin tjetër Al-Roj, ku po përgatiten programe të de-radikalizmit.

“Sipas informacioneve që ne kemi, ata kanë filluar disa programe për de-radikalizim. Kjo gjë ka si synim që t’u a lehtësojë arsyetimin shteteve që duan të riatdhesojnë shtetasit e tyre. Kjo pasi, ka dyshime për radikalizim të thellë të atyre që kanë qenë pjesë e luftës së IS-it, i cili ka pretenduar Sheriatin dhe shtetin islam”, tha Elezi.

Ri-integrimi i të kthyerve

Në kuadër të Strategjisë kombëtare kundër terrorizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, qeveria i ka përcaktuar edhe katër objektiva: parandalimi, mbrojtja, ndjekja dhe reagimi. Por, zyrtarët thonë se suksesi nuk mund të shihet për një periudhë të shkurtër kohore.

“Kemi ofruar strehimin, kthimin nëpër shkolla, programe speciale të socializmit dhe risocializimit, pastaj punën ditore me psikologë dhe psikiatër. Të gjitha këto në kuadër të divizionit për ri-integrim dhe rehabilitim që detyrë kryesore e ka mbikëqyrjen në baza ditore të këtyre personave që janë kthyer nga vatrat e luftës”, sqaroi Fushtica.

Ai përmendi edhe programin e de-radikalizmit nëpër burgje. Por, Bedri Elezi është kritik ndaj qasjes shtetërore, duke e cilësuar atë si selektive.

“Kemi pasur dy personat e fundit, të cilët kishin udhëtuar nga Kosova për në Siri. Të dy janë ndaluar bashkë në Turqi. Njëri është dënuar me vetëm një vit e gjysmë dhe i ka mbajtur vetëm gjashtë muaj, ndërkaq tjetri është dënuar me tre vjet e gjysmë dhe akoma po vuan dënimin e plotë. Personi që ka marr dënim më të lehtë, ka pas lidhje të afërta me politikanë apo me fuqi ekonomike”, tha Elezi.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri në vitin 2012, drejt Sirisë dhe Irakut udhëtuan rreth 400 kosovarë duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë. Më shumë se 70 kosovarë vlerësohet se janë vrarë duke luftuar krah organizatave terroriste, përkatësisht, grupit militant Shteti Islamik (IS).

Personat që arritën që të kthehen në Kosovë u përballën me procese gjyqësore, disa prej të cilëve janë duke vuajtur dënimet, ndërkohë që duke u hetuar janë edhe 32 gratë që u kthyen në muajin prill të vitit 2019 nga autoritetet kosovare.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kosove organizatat joqeveritare siri kosove organizatat joqeveritare siri

Sondazh

Poll
Aktualitet 9 Janar 2021, 22:11

TIRANË– Meteologët britanikë kanë dhënë alarmin për mbërritjen e një stuhisë Filomenia në Ballkan, ku edhe ndodhet Shqipëria.Ekspress.Co.uk shkruan se sipa...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen