LIVE UPDATES
Bota

Mbi 1,500 persona në spital nga helmimi i ujit në Deçan, hetimet ende pa rezultat

3 Tetor 2021, 11:31 Nga DOSJA
Mbi 1,500 persona në spital nga helmimi i ujit në Deçan,

Shkumbin Lushaj, banor i fshatit Shaptej në komunën e Deçanit, është në mesin e më shumë se 1,500 personave që dyshohet se u helmuan nga uji i pijes në muajin korrik të këtij viti. Ai është përballur me probleme shëndetësore për disa ditë rresht.

Që nga ajo kohë, Shkumbini thotë se nuk e di se cila ishte arsyeja e vërtetë që bëri që ai të kërkojë trajtim mjekësor.

Shpjegimet që i kanë dhënë institucionet duke përfshirë Komunën e Deçanit, Institutin e Kosovës për Shëndetësi Publike si dhe Ministrinë e Shëndetësisë, nuk janë bindëse dhe të mjaftueshme për të.

“Hera e fundit kur kemi qenë të informuar ka qenë prej IKSHPK-së, kur ka thënë se shkaktar i helmimit kanë qenë bakteret e ‘Escherichia Colit’, edhe më rreth kësaj çështjeje, nuk dimë asgjë”, thotë Lushaj.

Lushaj thotë se kjo baktere ishte gjetur vetëm në njërin nga fshatrat e komunës së Deçanit edhe pse sipas tij, helmime të qytetarëve ka pasur më shumë në fshatrat e tjera.

Nga frika se ngjarja mund të përsëritet sërish, Lushaj thotë se shumë banorë nuk e konsumojnë ujin që vjen nga ujësjellësi.

“Ujin nga muaji korrik nuk e konsumojmë, sepse ka qenë vendim i Komunës së Deçanit dhe KRU-Hidrodrinit dhe tash obligohemi ose të mbushim ujin nëpër vende tjera, ku është uji më i pastër, ose ta blejmë”, thotë Lushaj.

Menjëherë pas shtimit të numrit të personave që kërkonin ndihmë mjekësore si pasojë e helmimit, Komuna e Deçanit, kishte marrë vendim që uji i ujësjellësit në këtë komunë, të mos përdorej për pije.

Pak ditë më vonë, pas disa analizave të mostrave të ujit, ishte konstatuar se uji është i pijshëm.

Megjithatë, uji në ujëmbledhësin e fshatit Dranoc në këtë komunë, kishte rezultuar se ka prezencë të bakteries së E.Colit dhe ishte shpallur i papijshëm nga Instituti i Kosovës për Shëndetësi Publike.

Dy prokurorë po hetojnë rastin

Pas rritjes së numrit të personave që kërkonin trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, ishin ngritur dyshime për helmim të qëllimshëm të ujit.

Këto pretendime filloi t’i hetonte menjëherë Prokuroria Themelore e Pejës.

Por që nga ajo kohë, hetimet nuk është se kanë prodhuar ndonjë rezultat.

Të pyetur për hetimet, Prokuroria Themelore në Pejë, ka thënë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, se për këtë rast vazhdojnë të jenë të angazhuar dy prokurorë, që po merren me hetimin e rastit.

“Deri më tani janë ndërmarrë shumë veprime hetimore me autorizimin e prokurorit të shtetit. Po ashtu, ju njoftojmë se priten të ndërmerren edhe veprime të tjera hetimore për ndriçimin e plotë të këtij rasti, andaj duhet të jemi të rezervuar në dhënien e informatave, deri në përfundimin e veprimeve hetimore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Më 16 korrik të këtij viti, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës, ishte arrestuar një person që punonte për Agjencinë Kosovare të Pyjeve në Deçan.

Ai ishte arrestuar nën dyshimet se kishte ndaluar kamerat e sigurisë qysh në muajin maj.

Por pas 48 orësh të mbajtjes, ishte liruar në procedurë të rregullt.

Për dyshimet për helmim, prokuroria ka intervistuar edhe persona të tjerë.

Improvizime në vend të sigurisë
Veton Mujaj që drejton organizatën joqeveritare “Syri i Vizionit”, thotë se institucionet kanë dështuar që të japin një përgjigje të qartë, se çfarë kishte ndodhur me rastin e helmimit të qytetarëve në Deçan.

Mujaj thotë se qytetarët kanë të drejtë që të ndihen të rrezikuar se e njëjta gjë mund të ndodhë sërish.

“Me të vërtetë kanë njëlloj përgjegjësie institucionet tona që të japin një qartësi rreth asaj se çfarë ka ndodhur me të vërtetë. Nuk është e rrallë ajo kur bisedojmë me njerëz dhe ngritet shqetësimi tek ata se si nuk u kthye më një përgjigje adekuate në atë drejtim”, thotë Mujaj.

Në muajin korrik, kur ndodhën helmimet, Kompania Rajonale Hidrodrini – (K.R.U Hidrodrini) si dhe organet komunale morën disa masa për të siguruar rrjetin e ujësjellësit në Deçan.

Si pjesë e rritjes së masave të sigurisë u mbyllën disa puseta dhe gypa të cilat ishin të hapura.

“Kam vërejtur se në disa vende ku kanë qenë kapakët e hapur në ato zonat e ujit ka tentuar të reagojë Hidrodrini. Në njëfarë forme, ka shtuar njëlloj kujdesi të institucionit përgjegjës, në këtë rast, Hidrodrinit, për tu kujdesur për zonat ku janë të hapura këto puseta e ku mund të ndodhë ndërhyrja. Mirëpo, nuk është bërë një zhvillim shumë më i madh. Ajo që mbetet brengosëse, është ajo se pse nuk u tha asnjëherë njëlloj e vërtete se çfarë ndodhi”, thotë Mujaj.

Më 14 korrik të këtij viti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kishte njoftuar se disa mostra do të dërgoheshin jashtë vendit për të kryer analiza shtesë.

“Sot janë përgatitur edhe një numër mostrash, të cilat shumë shpejt priten të dërgohen jashtë vendit për analiza më specifike, të cilat nuk mund të kryhen në Kosovë”, kishte thënë Vitia.

Radio Evropa e Lirë ka provuar këtë javë që të marrë një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë se çfarë ka ndodhur me këto mostra dhe se nëse ky institucion ka pranuar përgjigje.

Përkundër interesimit të REL-it, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë përgjigjur.

Për ndërmarrjen e masave për rritjen e nivelit të sigurisë dhe cilësisë së ujit në Deçan, REL ka kontaktuar edhe kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj, i cili në një përgjigje të shkurtër, ka thënë se analizat e dërguara jashtë vendit pritet që të publikohen shumë shpejt.

REL ka provuar të flas edhe me drejtuesit e K.R.U. Hidrodrini, mirëpo zyrtarët e këtij institucioni nuk janë përgjigjur në interesimin e REL-it.

Deçani ka iniciuar shkëputjen nga “K.R.U Hidrodrini”
Në ditët e para pas shfaqjes së problemeve shëndetësore të më shumë se 1,500 qytetarëve, Kuvendi Komunal i Deçanit, kishte iniciuar procedurën për themelimin e një ndërmarrjeje të re komunale.

Qëllimi ishte që ujësjellësi i Deçanit të shkëputej nga kompania regjionale K.R.U. Hidrodrini, pasi kjo kompani akuzohej për menaxhim të dobët dhe të papërgjegjshëm të rrjetit të ujësjellësit në këtë komunë.

“Ky vendim vjen si pasojë e keqmenaxhimit të rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Deçanit nga “Hidrodrini” K.R.U., e që ka të bëjë me aspekte teknike ndërtimore që nga qasja në burim, mos-standardizimin e rezervuarëve të ujit, pusetave të ujit, rrjetit të ujësjellësit e deri te kyçjet ilegale e mospasjen e orëmatësve për regjistrimin e shpenzimit të ujit”, thuhet në vendimin e datës 19 korrik 2021, të Kuvendit Komunal të Deçanit.

Sipas këtij vendimi, të gjitha këto mangësi kishin sjellë rrjedhimisht për pasojë cenimin e cilësisë së ujit, gjë e cila ka krijuar situatën e infektimit dhe helmimit me ujë në Komunën e Deçanit, të mbi dymijë qytetarëve.

“Hidrodrini”, përveç Deçanit, furnizon me ujë edhe Pejën, Istogun, Klinën dhe Junikun./REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni helmohen qytetaret ne decan helmohen qytetaret ne decan

Sondazh

Poll
Bota 3 Tetor 2021, 10:46

Sa e bashkuar është Gjermania sot?

GJERMANI- Që prej 31 vjetësh Gjermania është bashkuar. Të paktën në dokumenta ky hap u kurorëzua shpejt në mënyrë ceremoniale pas rënies së Murit të Berlinit. P...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët