LIVE UPDATES
Politike

Mbledhja-Bardhi ngre dyshime: Pse heshtni për sanksionet e SHBA? Keni hallin e Berishës

12 Prill 2022, 16:00 Nga DOSJA
Mbledhja-Bardhi ngre dyshime: Pse heshtni për sanksionet e SHBA? Keni

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dalë sërish kundër ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij, duke u shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar se një pjesë e deputetëve sot po e përçajnë partinë për interesat personale të ish-kryeministrit Sali Berisha. Po ashtu, ai tha se askush nga grupi i Rithemelimit nuk tha asnjë fjalë për shpalljen non-grata të Aqif Rakipit, pasi sipas tij kanë hallin e Sali Berishës.

“Ne sot duhet të ishim të gjithë bashkë për shkak të vendimit të SHBA që fakton masakrën e zgjedhjeve nga Edi Rama, se si krimi është përdorur për të blerë vota, që njerëz të Edi Ramës kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të blerë vota. Por çuditërisht në dy godina ka pllakosur heshtja: Në selinë e PS dhe selinë e PD. Heshtjen tek PS e kuptoj. Por pse hesht PD për konstatimin e SHBA që krimi ka blerë vota për Edi Ramën? Pse ka rënë heshtja në selinë e PD? Heshtja ka rënë për shkak se për një problem personal të Sali Berishës, ka kompleksuar gjithë partinë. Asnjë fjalë për mbështetjen që po merr Shqipëria dhe demokratët nga SHBA-të, përballë një pushteti që sot është i zbuluar në paligjshmërinë e tij,”-tha Bardhi brenda mbledhjes. 

PJESË NGA FJALA E PLOTË: 

Pse hesht selia e PD për sanksionet e SHBA dhe konstatimin që Edi Rama ka ble vota me krimin e organizuar. Së pari, Sot iu kthyen traditës së vjetër e të shëmtuar të shpifjeve, baltes, kërcënimit dhe shantazhit ndaj Kryetarit të Grupit, se mendon ndyshe nga Z. Berisha. Flasim për bashkim dhe sulmojmë këdo mendon ndryshe. Flasim për bashkim dhe kush mendon ndryshe i thuhet je peng i Edi Ramës. Se kush është peng i Edi Ramës, se kush bën biznes me Edi Ramën, se kush ka fshehur lekët tek biznese të afërt të Edi Ramës, jam i gatshëm ta bëj trabspatencen tani. Flasim për bashkim dhe i fryjmë përçarjes, duke i shërbyer Edi Ramës. Ne sot duhet të ishim të gjithë bashkë për shkak të vendimit të SHBA që fakton masakrën e zgjedhjeve nga Edi Rama, se si krimi është përdorur për të blerë vota, që njerëz të Edi Ramës kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të blerë vota. Por çuditërisht në dy godina ka pllakosur heshtja: Në selinë e PS dhe selinë e PD. Heshtjen tek PS e kuptoj. Por pse hesht PD për konstatimin e SHBA që krimi ka blerë vota për Edi Ramën? Pse ka rënë heshtja në selinë e PD? Heshtja ka rënë për shkak se për një problem personal të Sali Berishës, ka kompleksuar gjithë partinë. Asnjë fjalë për mbështetjen që po merr Shqipëria dhe demokratët nga SHBA-të, përballë një pushteti që sot është i zbuluar në paligjshmërinë e tij.

Këto janë gjërat që kanë rëndësi për demokratët dhe shqiptarët, jo problemet e një individi me SHBA. Shqiptarët presin nga ne një përgjigje të qartë për aksionin opozitar, për t’ua kthyer atyre votën e lirë, pa të cilën nuk mund të ketë mirëqenie, nuk mund të ketë zhvillim, nuk mund të ketë integrim. Unë kam mendimin tim, i qëndroj patimeve të mija, dhe standarteve që ka ka vendosur kjo parti. Për mua personat e shpallut non grata duhet të tërhiqen nga politika. Nëse nuk tërhiqen, ndodh kjo që pamë këto dy ditë. SHBA pranon që Edi Rama ka ble vota me krimin e organizuar, selia e partisë më zë madhe të opozitës, hesht, nuk thote asnjë fjalë. Së dyti, sot pashë një shqetësim nga disa kolegë, dhe z. Berisha, pse është ankimuar vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri. Kjo është rrugë institucionale, është rrugë normale. Kujtoj që në 25 Mars z. Berisha na tha në zyrë se vendimet e gjykatave duhen respektuar, sot thotë pse ke ankimuar vendimin se gjykatat janë të Edi Ramës. Pra kur vendos në favor të Z. Berisha, gjykatat janë të mira, nëse rrezikon të bëjë drejtësi, ato janë të Edi Ramës. Kjo është qesharake. Së treti, mbështes qëndrimin e shumicës së deputetëve se vijimi me nje proces që quhet si riorganizim i partisë, në mënyrë të njëanshme, me kokefortësi, kjo sjell përçarje. Mesa kuptoj qëllimi është pikërisht ky, të përçahet partia, të bëhet një parti më e vogël, të përdoret për intersat e një personi. Ky nuk është interesi i demokratëve dhe i PD.

LAJMI KRYESOR: Mbledhja e grupit parlamentar/ Berisha i kërkon dorëheqjen, Alibeaj: Pushtove selinë!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi pd mbledh grupin parlamentar 12 prill 2022 gazment bardhi pd mbledh grupin parlamentar 12 prill 2022

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj