LIVE UPDATES
Politike

Mbledhje në 1 të natës për zjarret, ministri Peleshi e pranon ‘larg e larg’: Një helikopter kemi për zjarret, problem

3 Gusht 2021, 05:26 Nga DOSJA
Mbledhje në 1 të natës për zjarret, ministri Peleshi e

TIRANË– Komiteti për Mbrojtjen Civile është mblidhur në orët e para të mëngjesit për të diskutuar lidhur me hapat që do të merren për shuarjen e zjarreve që kanë pushtuar jugun e vendit. Teksa po jepte një prononcim për gazetarët, Peleshi zbuloi se Shqiqëria ka vetëm një helikopter për emergjenca të tilla civile, ndërsa shtoi se edhe fqinjët i kishin mohuar ndihmën për shkak të gjendjes së vështirë kur edhe ndodhen vetë. Përveç Karaburunit, që ministri e theksoi edhe njëherë si vatrën më të rrezikshme, edhe Dukati përbën problem për shkak të shmangur prekjen e parkut të Llogarasë. 

“Ne kemi 1 helikopter me kapacitet 2000 litra ujë i cili vlen në këtë situatë ndërkohë siç e thashë nesër edhe me procedurën që po bëjmë për të kontraktuar operatorë të tjerë gjatë gjithë ditës do të kemi 3 helikoptërë që do te punojnë. Siç e thashë, rreziku që ne duam të shmangim me çdo kusht është përhapja e zjarrit drejt Parkut të Llogarasë. Sot komandanti bashkë me trupat e tij ne 4:00 të mëngjesit do të niset drejt zonës së pyllit mbi Dukat, do të ecin 4-5 orë aty ku është vatra dhe për të parë se cilat metoda janë më të përshtatshme për t’u aplikuar për shmangien e përhapjes së zjarrit drejt Parkut të Llogarasë, që nuk duhet të lejohet me asnjë mënyrë,”-u shpreh ai pas mbledhjes.

PRONONCIMI I PLOTË PËR SHTYP

Niko Peleshi: Para pak çastesh kemi përfunduar mbledhjen me Komitetin e Mbrojtjes Civile, i cili për dijeninë tuaj drejtohet nga Ministri i Mbrojtjes, është thirrur nga unë ky komitet për të marrë në shqytrim e për të diskutuar për zgjidhjet, e për te rritur bashkëpunimin natyrisht me gjithë institucionet për gjithë situatën e krijuar në të gjithë vendin dhe veçanërisht këtu në qarkun e Vlorës nga zjarret e ditëve të fundit. Në Komitetin e Mbrojtjes Civile marrin pjesë pjesa më e madhe e kabinetit qeveritar ku patëm sot mundësinë të diskutojmë me kolegët minstra por edhe me prefektin e qarkut të Vlorës i cili është në krye të punëve dhe dua ta falenderoj para të gjithëve, për të bashkërenduar forcat e pushtetit vendor, forcat qëndrore, forcat tona të Ministrisë së Mbrojtjes pra Forcat e Armatosura që kanë qënë prezente në të gjitha operacionet për shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë vendin. Nuk po zgjatem sepse sot paradite kam patur një komunikim nga Baza e Pashalimanit me mediat për situatën në të gjithë Shqipërinë, tani që flasim vatra më serioze është ajo e Karaburunit. Kemi arritur të shmangim avancimin e zjarreve drejt bazës së Pashalimanit, dhjetra efektivë të FA kanë punuar aty sot së bashku me forcat nga pushteti vendor por shqetësimi i fundit të cilin e kemi diskutuar edhe në hartë së bashku me komandantin e Forcës Mbështetëse për Mbrojtjen Civile dhe me kolegë të tjerë dhe më Prëfektin është shqetësimi i vatrës së zjarrit mbi Dukat sepse ne jemi akoma rreth dy kilometra larg parkut të Llogarasë por ne duam të shmangim me çdo kusht shtrirjen e zjarrit në këtë park. Jemi duke parë edhe mundesinë e metodave teknike apo inteligjente për shmangien e përhapjes së zjarrit, kemi konsideruar shtimin e forcave tokësore dhe nesër do të kemi një shumëfishim të efektivëve të Forcave te Armatosura. Kemi diskutuar dhe marrë vendim, të cilin po e them tani për herë të parë, që t’i japim mundësi strukturave tona dhe konkretisht Agjensisë Kombëtare te Mbrojtjes Civile të përdorë jo vetëm burimet financiare dhe forcat e institucioneve që kanë në varësi por edhe burime financiare shtesë për të marre shërbim nëse do të jetë e nevojshme nga shtetet fqinj, nga operatorët privatë, nga të gjithë kapacitëtet që janë në dispozicion. Lajmi jo shumë i mirë është që nuk është se ka shumë kapacitete në dispozicion nga vendet fqinj sepse janë përfshirë në emergjenca shumë më të rënda se tonat, kam parasysh Turqinë, Greqinë, Italinë, Kroacinë ku sot kam folur me Ministren e Mbrojtjes së Kroacisë para dy orësh, kam kërkuar mbështetjen me hidroplan, nuk kanë patur mundësi të na pergjigjen menjëherë por gjithësesi jemi në rradhë për t’i përdorur sapo të lirohet një kapacitet. Do të përdorim edhe neser gjatë ditës helikopterë nga operatorë të tjerë veç mjeteve që kemi ne në dispozicion dhe shprësojmë që gjatë ditës së nesërme besoj do të jenë tre helikopterë në përdorim deri pasditen e vonë por nuk është se helikopterët janë zgjidhja përfundimtare. Së pari që në orët e para të mëngjesit, komandanti bashkë me trupat e tij ne 4:00 të mëngjesit do të niset drejt zonës së pyllit mbi Dukat, do të ecin 4-5 orë aty ku është vatra dhe për të parë se cilat metoda janë më të përshtatshme për t’u aplikuar për shmangien e përhapjes së zjarrit drejt Parkut të Llogarasë, që nuk duhet të lejohet me asnjë mënyrë.

G: Zoti Peleshi pse në ditën e 12 kjo ndërhyrje, pse nuk është vlerësuar më parë?

Niko Peleshi: Nuk është dita e 12 e para, e dyta kjo situatë nuk ka qënë për ditë me rradhë. Gjatë këtyre ditëve që ju përmendni ka patur operacione në të gjithë Shqipërinë me qindra forca të angazhuara se mbi 200 kanë qënë vetëm këtu në Vlorë, 80 kanë qënë në Fier ku aty kemi patur dy situata shumë të rënda vatrash me sipërfaqe shumë të madhe përhapje të zjarrit. Kemi patur dy situata të vështira në Ksamil dhe në Përmet madje do të thoja qe ato janë qënë më të rrezikshme sa i përket afërsisë me zonat e banuara. Forcat tona të Armatosura kanë qënë aty prezente kanë qënë edhe akoma më herët nga fillimet e zjarreve në malin e Tomorrit. Kemi qënë aty jo vetem me forcat por edhe me fluturime ajrore prej dhjetra orësh. Sot në Vlorë ka patur 93 fluturime të helikopterit të FA, pra nuk kemi qënë në asnjë moment në pritje.

G: Sa është kapaciteti i helikopterëve ose pajisjeve që mund të ndërhyjnë nga ajri në shtetin shqiptar?

Niko Peleshi: Për momentin ne kemi një numër të kufizuar helikopterësh të përshtatshëm për ndërhyrje. Natyrisht, kur ka situata të tilla edhe Turqisë nuk i mjaftojnë, Greqisë nuk i mjaftojnë, Italisë nuk i mjaftojnë, kërkojnë mbështetje. Ne kemi 1 helikopter me kapacitet 2000 litra ujë i cili vlen në këtë situatë ndërkohë siç e thashë nesër edhe me procedurën që po bëjmë për të kontraktuar operatorë të tjerë gjatë gjithë ditës do të kemi 3 helikoptërë që do te punojnë.

G: Nëse ndërhyet me kapacitete të plota kur pritet që të zgjidhet situata në Karaburun ose të paktën cilat janë pritshmëritë që keni ju paraprakisht?

Niko Peleshi: Nuk mund të flasim pa patur një vëzhgim profesional, nesër në orët e para të mëngjesit besoj do të jemi të gatshëm të bëjmë projeksionet tona por pa shkuar aty në vend specialistët nuk flasim dot. Siç e thashë, rreziku që ne duam të shmangim me çdo kusht është përhapja e zjarrit drejt Parkut të Llogarasë. Vatrat e tjera i kemi nën kontroll, kemi patur një situatë jo të lehtë, flas për zjarret që po i afroheshin Bazës së Pashalimanit. Prefekti ka qënë në krye të punës, e falenderoj përsëri, së bashku me dhjetra efektivë te FA për t’i fikur ato vatra dhe tani që flsim janë totalisht jashtë rrezikur. Pra, kemi patur sukses në Fier, Ksamil, Përmet, kemi shmangur më të keqen dhe i kemi zgjidhur ato në kohë. Kemi patur sukses gjithashtu në Mamurras, ne orët e para të mëngjesit është fikur edhe atje një vatër e rrezikshme. Jemi përqëndruar këtu! Kemi edhe 2-3 vatra të tjera në Shqipëri por kjo është më seriozja.

LAJMI KRYESOR: 0 leksione nga Turqia! Zjarri vazhdon dhe dje Karaburunin, Peleshi dhe Çako ndërpresin pushimet, mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile, ministri: Situatë serioze, edhe sot do ndërhyjmë nga ajri

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike niko peleshi zjarre ne shqiperi niko peleshi zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd