LIVE UPDATES
Politike

VIDEO- Mbledhja e grupit të PD-së, Basha: Drejtësia të bëjë punën e saj, ky është fillimi i një ofensive parlamentare

27 Shtator 2021, 15:29 Nga DOSJA
VIDEO- Mbledhja e grupit të PD-së, Basha: Drejtësia të

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur në tre pika pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së. Gjatë një pronocimi për mediat, Lulzim Basha ka theksuar se ky është fillimi i një ofensive parlamentare. Kreu i PD-së fjalimin e tij e ka përqendruar te gjendja e keqe ekonomike në të cilën ndodhen shqiptarët. Basha ka cituar të dhënat e marra nga INSTAT, në të cilat thuhet se gjendja me të cilën përballen 97% e shqiptarëve është e mjerueshme.

Në lidhje me rritjen e çmimeve, ai tha se do të depozitojë një propozim për të ulur tatimin mbi vlerën e shtuar për produktet ushqimore nga 20% në 6%. Pika e dytë sipas kryemdemokratit është ngritja e tre komisioneve hetimore për masakrën elektorale, për incineratorët si dhe për çështjen Beccetti. Ndërsa në pikën e tretë, Basha u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre, pavarësisht pushtetit.   

Fjala e Bashës:

E para ku duhet të ndalem është gjendja me të cilët ballafaqohen gjithë shqiptarët sot. 97% e shqiptarëve do të thotë të gjithë shqiptarët. Dhe vetëm sot, INSTAT-i ka publikuar të dhëna që vijnë nga vet, pra një organ tashmë nën thundrën qeveritare që tregojnë realitetin, që çdo shqiptarë, çdo prind e prek tavolinën e bukës, e prek në gjendjen në të cilën i ka çuar fëmijët sot në ditën e parë. Dhe kjo është varfëri ekstreme, e cila po shërbehet nga rritja galoponte e çmimeve që keni vënë re. Nisi me çmimin e bukës, por është shtrirë me çmimet e tjera të shportës ushqimore, të ushqimeve në tërësi, të gazit, të naftës, të energjisë, të ujit e kështu me radhë.

Ndaj, ne nuk mund të rrimë përpara kësaj situate të thjesht në rrafshin e denoncimit, pavarësisht se fajtori dihet. Janë politikat zhvatëse të kësaj qeverisjeje dhe mentaliteti i një grupi që mendon vetëm për xhepat e vet dhe të klientëve dhe të ortakëve të vet, që në çdo aspekt, paratë i çon nga qytetarët tek këto xhepa. Dhe pikërisht për të goditur këtë sjellje, por mbi të gjitha për të sjell një lehtësim për qytetarët shqiptarë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë në kohën më të shkurtër të mundshme propozimin për të vendosur uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar, mbi mallrat e shportës ushqimore nga 20, në 6%.

Dhe nuk e kam fjalën thjesht për shportën ushqimore në kuptimin e ngushtë të fjalës, por për të gjithë ato mallra të cilat afektojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Ky nuk është thjeshtë një propozim politik, ky është një hap i domosdoshëm për të ndihmuar njerëzit të cilët sot janë në nevojë ekstreme. Nuk është hera e parë që ballafaqohemi me shifra që tregojnë se sa e thellë është varfëria, se si këta po e thellojnë dita ditës. Por ky është edhe një veprim politik, shqiptarët duhet ta kuptojnë se forcën që na kanë dhënë me 25 prill, pavarësisht prej masakrës zgjedhore ne do t’i kërkojmë uljen e TVSH duke provuar qartë se ky shtet pavarësisht se i rrënuar, i grabitur, i zhvatur prapëseprapë e ka mundësinë qe duke ia u hequr paratë, favoret, një grushti njerëzish për të cilët punon kjo qeveri t’i shërbejë këtyre 97% te Shqiptarëve pikërisht pra duke ulur TVSH si një hap të parë dhe të menjëhershëm për këtë krizë te thellë ekonomike dhe për thellimin e kësaj krize përmes rritjes së çmimeve te ushqimeve bazë dhe shërbimeve bazë.

E dyta ka të bëjë me atë që preku zoti Stafa, ka të bëjë me faktin pse jemi në këtë parlament në? Ne jemi në këtë parlament ne funksion të kthimit të legjitimitetit dhe të demokracisë në vend i cili është asgjësuar nga masakra zgjedhore e 25 prillit. Ndaj tre komisionet hetimore do të targetojnë i pari masakrën zgjedhore në të gjithë komponentët e saj por me theks tek ato që tashme janë dhe në raportin e OSBE-ODIHR të konfirmuara si krimi zgjedhore , që nga sistemi kriminal i patronazhistëve që vodhi dhe përdori të dhënat personale dhe private të qytetarëve për t’i shantazhuar ata, tek keqpërdorimi i burimeve shtetërore, tek keqpërdorimi dhe abuzimi me fondet e tërmetit, me legalizimet, me punësimet, e kështu me radhë. Komisioni tjetër do të merret me një çështje që e ka marrë vesh gjithë bota tashmë, që është çështja Beketi, ku për shkak të luftës personale politike të Edi Ramës shqiptarëve iu duhet te paguajnë tani 120 milionë euro që po jua them janë baras me dy herë ato paketa gjysmake që qeveria dha gjoja për ndihmë ekonomike gjatë pandemisë. Tani do t’i marrë një njeri për shkak të luftës personale me Edi Ramën. Kjo do të hetohet, përgjegjësit do dalin hapur para shqiptarëve dhe ne do të ndjekim pastaj, të gjithë hapat e tjerë të mundshëm për t’i vënë ata përpara drejtësisë.

E treta, ka të bëjë po kështu me një çështje të mirënjohur për opinionin publik, e cila me siguri nuk do të zërë vend kryesor në kronikat e lajmeve sonte po shpresoj të jemi live tani, që është çështja e inceneratorëve. Mafia e inceneratorëve, bashkëpunimi i tyre me zyrtarët më të lartë të shtetit, përbën një korrupsion në kurriz të qytetarëve shqiptarë, përbën po kështu një masakër shëndetësore mbi shqiptarët. Kush i ka harruar pamjet e qyteteve tona që digjeshin gjatë verës, vetëm e vetëm për të justifikuar që ato pak para që i kanë mbetur të taksave të shqiptarëve, t’i çonin te mafia e inceneratorëve. Pra, këto janë fillimi i një ofensive parlamentare , të pjesës parlamentare të ofensivës, e cila do të kompletohet me të gjithë komponentët e saj.

Kam dhe një mesazh tjetër, që i drejtohet natyrisht, drejtësisë që të bëjë punën e saj, sigurisht, në qoftë se drejtësia do të jetë apo do të ishte në lartësinë e saj, shumica e këtyre çështjeve, sot do të kishin të pandehur, me pranga në duar. Gjithsesi, ne do vazhdojmë të bëjmë punën tonë, për të cilën kemi marrë fuqinë dhe besimin e qytetarëve dhe do ta çojmë punën përpara, në këto katër drejtime kryesore, duke filluar që nga kjo javë e do ta vazhdojmë më tej edhe me çështje të tjera të rëndësishme për shqiptarët siç janë; pandemia apo të tjera çështje që prekin drejtpërdrejt njerëzit. Ju faleminderit!

LAJM KRYESOR: KRYETARËT/ Basha mbledh grupin e PD-së: Prioritet ngritja e 3 komisioneve hetimore për 25 prillin, Inceneratorët dhe gjobën e Becchettit, nis ofensiva parlamentare (Mungon Noka dhe Paloka)

(I.A;f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grupi parlamentar i pd 27 shtator lulzim basha grupi parlamentar i pd 27 shtator lulzim basha

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët