Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Mbledhja e kryesisë së PD-së, publikohen vendimet
17 Dhjetor 2021, 20:46Nga DOSJA
TIRANË – Kryesia e Partisë Demokratike mori sot vendime të tjera pas përfundimit të mbledhjes. Organi drejtuesi i selisë blu vendosi krijimin e Aleancës Qytetare Për Demokracinë. Kuvendi i nesërm i thirrur nga kryetari Lulzim Basha do të miratojë ndryshimet në statut dhe vendimet që do të merren.
VENDIMET E MBLEDHJES SË SOTME TË KRYESISË SË KUVENDIT: Mblidhet kryesia e PD, një ditë para Kuvendit Kombëtar. Kryesia e partisë për ndyshimet në statut dhe vendimet e Kuvendit Kombetar. Ndryshimet ne statut dhe vendimet do të miratohen nesër në Kuvendin Kombëtar. Ndryshimet në statut: krijohet Aleanca Qytetare për Demokracinë si organizate partnere e PD.
Ndër të tjera, Kryedia e PD-së vendosi që t’i propozohet Kuvendit Kombëtar shkarkimi i demokratëve nga strukturat qendrore të partisë nëse janë të shpallur “non-grata” ose janë prekur nga ligji i dekriminalizimit. Në këtë mënyrë, Kuvendi i nesërm do të vendosë për fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA. Pas pezullimit nga grupi parlamentar demokrat, Berisha është anëtar i Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar të PD-së.
Ditën e nesërme, në të gjitha degët e PD-së do të mbahet referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar përplasjen mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. I ft...
TIRANË – Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike publikoi listën me vendet ku do të zhvillohet nesër referendumi për shkarkimin e kryetarit d...
SARANDË- Çekia ka ngritur ditën e sotme një Konsullatë Nderi në Sarandë. Mësohet se konsullata është hapur për shkak të interesit të madh të qytetar...
LEZHË – Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para qytetarëve në Lezhë se prindërit do të mësojnë për mungesat e fëmijëve nëpërmjet telefonit. Në takim...
KUKËS – Materialet zgjedhore për referendumin e nesërm kanë mbërritur në qytetin e Kukësit. Koordinatori demokrat për këtë qytet Fasli Gërmizi e krah...
TIRANË– Diskutime për statusin “non grata” në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë mbledhjes së so...
ELBASAN – Dega e Partisë Demokratike në Elbasan është hapur ditën e sotme dhe po përgatitet për mbajtjen e referendumit të nesërm për shkarkimin ose jo të...