“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
VIDEO-Mbledhja në PD, Alibeaj para mediave: Berisha të ikë si Basha! Sot pushtoi selinë
31 Mars 2022, 07:56Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i komanduar i Partisë Demorkatike Enkelejd Alibeaj kërkon që lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha të largohet nga PD. Pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj e konsideroi një pushtim. Ai tha se gjuha linçuese e proceset që zhvillohen paralelisht nuk e çojnë partinë drejt bashkimit, por e ndajnë atë.
Pjesë nga prononcimi:
Enkelejd Alibeaj: Qëndrimi besoj është i qartë për këdo, e gjitha kjo është një atmosferë pushtimi, pas një vendimi gjykate që ju e dini shumë mirë se nuk ka marrë vendim të prerë dhe apelohet. Ajo që duhet tashmë është spiralja e bashkimit. Spiralja e bashkimit kërkon pikërisht që palët të marrin frymë dhe pikërisht në bazë të qetësojmë shpirtrat e tyre, sepse për 6-7 muaj është zhvilluar një luftë linçimesh dhe duhet të japim sinjale. Sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë e PD-së, nuk mund të jepen duke u futur dhunshëm në seli, siç bën Sali Berisha, kur në fakt nuk është pjesë e grupit parlamentar.
Gazetarët: Ka një vendim gjykate
Enkelejd Alibeaj: Të lutem, ka një vendim të parlamentit që në shtator ka konstituuar grupin parlamentar të PD-së, dhe Berisha nuk është pjesë. Dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët duhen bërë dy gjëra, ndërprerja e gjuhës linçuese, proceset paralele nuk bëjnë bashkimin, por i shërbejnë ndasisë. Që të jemi të bashkuar por mbi të gjitha fitues, ashtu siç bëri edhe Basha, duhet të ndodhte edhe me Berishën, jo si kusht, por si nevojë për bashkimin e partisë, si simetri logjike. Unë besoj që ne kemi detyrë, kushdo ka detyrimin që të kërkojë gjithmonë e më tepër sepse u detyrohemi demokratëve tanë. Ndërkohë që ne bëjmë këto tollovi, Edi Rama fërkon barkun…
Gazetarët: Sa deputetë ju mbështesin me këtë mendim zoti Alibeaj?
Luan Baçi: Vetëm Bardhi
Enkelejd Alibeaj: Ja e dëgjuat, ky është një zë që është bashkimi, nuk bëjmë dhe nuk është e mirë, po vendosëm sa na mbështesin, sa jo, vetëm sa celebrojmë ndarjen. Do shkoj në parlament të bëj detyrën tonë.
VLORË– Për shkak të motit të keq që ka përfshirë të gjithë qytetin bregdetar të Vlorës është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës Vlorë-Brindisi-...
TIRANË– Mbledhja e grupit të Partisë Demokratike ka nisur. Në fotot nga brenda sallës shihet se drejtimin e mbledhjes e ka marrë në dorë kryetari i k...
TIRANË– Mjekët e arrestuar që mjekuan Nuredin Dumanin janë shprehur se nuk mund t’i mohojnë askujt ndihmën e mjekësore pasi kanë bërë betimin e Hipok...
ELBASAN– Policia e Elbasanit ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me personat e arrestuar një ditë më parë bashkë me të rrezikshmin Nuredin Dumani që u...
TIRANË– Mbledhja e grupit parlamentar e Partisë Demokratike në selinë blu ka nisur me debate. Ishte kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkel...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë deklaratën e fundit të Zelenskyy-t. Faxnews ka ...
TIRANË– Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka bërë të ditur se toka e inceneratorit të Fierit është klasifikuar nga qeveria si tokë trualli. Ky ga...