Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Mbledhja VAZHDON! Berisha iku, Basha mbledh Kryesinë, porosit deputetët
13 Dhjetor 2021, 18:35Nga DOSJA
TIRANË– Numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë dhe deputetët për të diskutuar lidhur me futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në seli. Në mbledhjen e sotme, Basha po diskuton me deputetët lidhur me masat që duhet të merren në mënyrë që një skenar i tillë mos të ndodhë më në të ardhmen. Megjithatë ende nuk dihen detaje të tjera.
Po ashtu, duket se në fokus është edhe mbledhja e Kuvendit të 18 dhjetorit, ku Basha u ka kërkuar të pranishmëve në mbledhje që për një javë të mos jenë aktive në Komisionet e Kuvendit, por të fokusohen në angazhimin e demokratëve për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit. Po në të njëjtën ditë, Sali Berisha ka njoftuar referendumin që do të mbahet në çdo degë të partisë në 18 Dhjetor, një javë pasi në Kuvendin e mbledhur prej tij, Basha u shkarkua nga detyra.
Po çfarë ndodhi sot në PD?
Sot, ish-kryeministri Sali Berisha hyri në selinë blu bashkë me anëtarët e Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike. Të gjithë kanë mbajtur një mbledhje, ndërkohë ish-kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka bërë padi në Polici duke pretenduar se i kanë vjedhur zyrën. Basha nga ana tjetër, ndodhej në seli po ashtu kur Berisha dhe mbështetësit e hynë. Pas largimit të tij doli në një deklaratë për mediat, duke e cilësuar si fantazmë. Madje i ka fatuar edhe vrasjen e 4 protestuesëve në 21 janar. Kryedemokrati gjithashtu paralajmëroi edhe “non grata” për Edi Ramën dhe Ilir Metën.
BULLGARI- Parlamenti i Bullgarisë ka konfirmuar Kiril Petkovin në postin e kryeministrit, pasi partia e tij kundër korrupsionit, ‘Ne vazhdojmë ndryshimin&...
ZVICËR– Qyteti zviceran i Bazelit është kthyer në fushëbetejën e 100 personave që janë rrahur me njëri-tjetrin. Në mesin e tyre, kishte edhe shqiptar...
ELBASAN- Pulije Bilbili, e cila ishte shpallur në kërkim pas denoncimit të familjarëve të saj është gjetur pa shenja jete. 57-vjeçarja, e cila u denncua ...
TIRANË- Mazhoranca ka vendosur që të rrëzojë dy dekrete të Presidentit Ilir Meta. Ora News shkruan se dy dekretet që pritet të rrëzohen janë ai për buxheti...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ja ka kaluar përgjegjësitë e vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar të vitit 2011 ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë d...
TIRANË– 6 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri! Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit k...
BERAT – Përmbytjet e mëdha të shkaktuara nga reshjet dhe dalja e lumit Osum në Berat kanë bërë që të mbulohen sipërfaqe të mëdha toke dhe një numër i madh...