LIVE UPDATES
Politike

KQZ vulos rezultatin e 25 prillit, Celibashi i jep Ramës mandatin në Durrës e Vasilit në Tiranë, i kalon mandatin edhe Ruç

23 Qershor 2021, 07:26 Nga DOSJA
KQZ vulos rezultatin e 25 prillit, Celibashi i jep Ramës mandatin në

TIRANË– Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve ka certifikuar sot zgjedhjet e 25 prillit. Në një seancë publike që nisi në orën 12:00 Ilirjan Celibashi certifikoi reultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, dhe ndan mandatet e deputetëve për çdo qark. Konkretisht në qarkun e Gjirokastrës nga 4 mandate që ishin në total, socialistët arritën të merrnin 3 të tillë. Një mandat e mori PD-AN. Tre deputetët që do të ulen në Kuvend nga radhët e socialistëve janë: Mirela Kumbaro, Laert Duraj dhe Bledar Çuçi. Ndërsa nga radhët e demokratëve do të jetë Tritan Shehu, ai që ka marrë mandatin.

Në qarkun e Tiranës, 36 mandatet janë ndarë mes katër partive, PS, PD-AN, PSD dhe LSI. 18 deputetët që do të futen në Parlament nga radhët e PS-së, si përfaqësues të qarkut të Tiranës do të jenë: Luljeta Bozo, Najada Çomo, Ornaldo Rakipi, Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj, Ulsi Manja, Etilda Gjonaj, Arben Pëllumbi, Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Toni Gogu, Etjen Xhafaj, Ermonela Valikaj, Xhemal Qefalia, Fatmir Xhafaj, Klotilda Bushka, Alqi Bllako, Eduard Shalsi. Ndërsa 15 deputetët që do të përfaqësojnë demokratët e Tiranës në Parlamentin e ri do të jenë: Lulzim Basha, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Albana Vokshi, Sali Berisha, Agron Shehaj, Fatmir Mediu, Grida Duma, Shpëtim Idrizi, Belind Këlliçi, Vangjel Dule, Mesila Doda, Dashamir Shehi, Flamur Noka, Orjola Pampuri. Dy deputetët që do të përfaqësojnë LSI-në në parlament do të jenë Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili. Ndërsa Gertjan Deda do të jetë përfaqësuesi i Partisë Social Demokrate në Parlament për Tiranën. Në këtë qark mundi të thyente herësin Fatmir Xhafaj, i cili duke qenë se mori më shumë se 10 mijë vota arriti të futej në Kuvend, duke nxjerrë jashtë tij Fidel Yllin. Po ashtu edhe Ornaldo Rakipi e theu herësin duke i rrëmbyer kështu karrigen Ervin Bushatit.

Në qarkun e Durrësit, 14 mandatet e këtij qarku u ndanë mes PS, e cila mori 8 dhe PD-AN, që mori 6 mandate. 8 deputetët që do të ulen në karriget e parlamentit si përfaqësues të socialistëve të Durrësit janë: Milva Ekonomi, Alban Xhelili, Jurgis Çyrbja, Klodiana Spahiu, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rexhep Rraja, Lefter Koka, Edi Rama. Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme u konfirmua se do të jetë deputet në Durrës, duke hequr dorë kështu nga mandati i Vlorës. Rama tha se pavarësisht se la mandatin e Vlorës, lidhja e tij me këtë qytet është e pandashme. Ndërsa 6 deputetët e PD-AN që do të futen në Parlament për Durrësin janë: Edi Paloka, Agron Duka, Merita Bakiu, Oerd Bylykbashi, Ferdinant Xhaferaj, Andia Ulliri.

Pesë mandatet që u siguruan në qarkun e Dibrës u ndanë 3 për PD-AN dhe 2 për PS. Kështu deputetët përfaqësues të PD-AN në Kuvend do të jenë: Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku, Dhurata Tyli (Çupi). Ndërsa deputetët socialistë që do të përfaqësojnë Dibrën do të jenë: Lavdrim Krrashi dhe Aurora Mara.   

Tre mandatet në qarkun e Kukësit ndahen 2 për PD-AN dhe 1 për PS-në. Deputetët demokratë që do të hyjnë në Kuvend janë: Flamur Hoxha, Isuf Çelaj, ndërsa deputeti socialist do të jetë Gerta Duraku.

Demokratët morën kryesimin në qarkun e Lezhës edhe për katër vitet e ardhshme. Koalicioni PD-AN arriti të siguronte 4 mandate, nga 7 gjithësej, ndërsa 3 mandate i mori PS. Kështu deputetët që do të përfaqësojnë PD-AN për Lezhën do të jenë: Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Lindita Metaliaj, Kastriot Piroli. Kurse deputetët e PS për Lezhën do të jenë: Lindita Nikolla, Eduard Ndreca, Shpresa Marnoj.

Në qarkun e Elbasanit triumfoi Partia Socialiste. Nga 14 mandate që ishin në total PS arriti të siguronte 8 mandate, ndërsa PD-AN vetëm 6 të tillë. Deputetët socialistë që do të përfaqësojnë Elbasanin në Kuvend janë: Evis Kushi, Klevis Xhoxhi, Besion Ajazi, Dasantila Tahiraj, Saimir Hasalla, Florenc Spaho, Luan Duzha, Taulant Balla. Ndërsa deputetët demokratë në Kuvend do të jenë: Gazment Bardhi, Flutura Açka, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Luçiano Boçi, Zheni Gjergji.

Në qarkun e Beratit Partia Socialiste siguroi 5 mandate, ndërsa PD-AN arriti që të merrte 2 mandate. Pesë deputetët e PS-së që do të shkojnë në Parlament si përfaqësues të Beratit janë: Hatixhe Konomi, Bardhyl Kollçaku, Fadil Nasufi, Nasip Naço, Blendi Klosi. Kurse dy deputetët nga radhët e PD-AN-së janë: Tomor Alizoti dhe Kasëm Mahmutaj.

Në Korçë PS arriti që të merrte 6 mandate nga 11 që ishin në total, ndërsa PD-AN mori 5 të tillë. Deputetët socialistë që do të përfaqsojnë korçarët në parlament janë: Enslemvera Zake, Blerina Gjylameti, Ilirian Pendavinji, Ilir Topi, Olta Xhaçka, Niko Peleshi. Ndërsa deputët e PD-AN që do të ulen në Kuvend janë: Edmond Spaho, Sorina Koti, Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Seladin Jakupllari.

Qarku i Shkodrës u fitua nga demokratët. Gjithsej në këtë qark janë mbledhur 11 mandate, të cilat janë ndarë ndërmjet katër partive politike. Koalicioni PD-AN arriti të siguronte 5 mandate. Pesë deputetët përfaqësues të të djathëve do të jenë: Helidon Bushati, Emilja Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli, Zef Hila. PS mori 3 mandate. Deputetët përfaqësues: Edona Bilali, Paulin Sterkaj, Benet Beci. Ndërsa PSD siguroi 2 mandate. Deputetët përfaqësues: Gledis Çeliku, Meri Makiçi LSI mori 1 mandat dhe përfaqësuesi i LSI për Shkodrën në Parlament do të jetë Agron Çela.

Në qarkun e Fierit, PS-ja ka marrë fitoren. 15 mandatet e këtij qarku janë ndarë mes PS 8 mandate, PD-AN 6 mandate dhe LSI 1 mandat. Kështu deputetët socialistë që kanë marrë mandatin janë: Erion Braçe, Petro Vasil Koçi, Lindita Buxheli, Gramoz Ruçi, Baftjar Zeqaj, Antoneta Dhima, Bujar Çela, Ismet Beqiraj. Deputetët demokratë janë: Enkelejd Alibeaj, Eralda Bano (Tase), Saimir Korreshi, Luan Baçi, Nustret Avdulla, Ilda Thoma Dhori. Ndërsa deputetja që do të hyjë në parlament si përfaqsuese e LSI-së do të jetë Monika Kryemadhi. Vetëm ditën e djeshme Kryemadhi vendosi që të bëjë publikë faktin se do të jetë deputete në Fier. Ndërsa Ruçi ka dhënë dorëheqjen dhe është tërhequr nga politika, por gjithsesi mandati i është kaluar atij. KQZ do të duhet të mblidhet sërish për kalimin e mandatit të Ruçit, pretendes së radhës. 

Në qarkun e Vlorës ka fituar sërish PS-ja. Mandatet në këtë qark janë ndarë mes dy partive PS dhe PD-AN ku nga 14 mandate PS mori 8, ndërsa PD-AN mori 4 të tillë. Deputetët socialistë që do ulen në karriget e Kuvendit si përfaqësues të Vlorës janë: Pranvera Resulaj, Anduel Tahiraj, Vullnet Sinaj, Anila Denaj, Niko Kuri, Ilir Metaj, Damian Gjiknuri. Ndërsa deputetët demokratë janë: Bujar Leskaj, Ina Zhupa, Fation Veizaj, Arbi Agalliu.

PD dhe LSI ankimuan rezultatin e 25 prillit duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të rezultatit dhe ripërsëritjen e tyre. Një nga një KAS rrëzoi qarqet, por Opozita nuk u dorëzua dhe u ankuan në Kolegjin Zgjedhor. Ky i fundit vuri vulën e zgjedhjeve të 25 prillit, pa ndryshim rezultati. Zgjedhjet u fituan nga Partia Socialiste, që mundi të siguronte kështu mandatin e tretë qeverisës, për herë të parë në 30 vite pluralizëm. 

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilirjan celibashi kqz 23 qershor 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi kqz 23 qershor 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj