LIVE UPDATES
Ekonomi

Mbyllja e bizneseve dhe e lojërave të fatit po tkurr kërkesën për qira, çmimet

28 Mars 2019, 06:21 Nga DOSJA
Mbyllja e bizneseve dhe e lojërave të fatit po tkurr

Në rrugët e Tiranës njoftimet jepen me qira janë bërë të zakonshme së fundmi. Agjentët e pasurive të paluajtshme pohojnë se ka pasur tkurrje të kërkesës nga ana e bizneseve në sektorin e tregtisë, gjë që ka sjellë rritje të kohëzgjatjes së periudhës që një pronë rri bosh.

Po ashtu edhe pronat që janë dhënë para këtij viti për të zhvilluar aktivitete të lojërave të fatit po jepen me vështirësi me qira. Prej 1 janarit 2019 hyri në fuqi ligji i cili mbylli lojërat e fatit. Në Shqipëri përllogariteshin rreth 4000 NIPT të cilat ushtronin këtë aktivitet.  Agjentët e pasurive të paluajtshme shpjegojnë se këto biznese kishin zënë pikat më të mira ku zhvillonin aktivitetin dhe kishin rritur çmimin në tregun e qirave të dyqaneve.

Tkurrje ka pasur edhe të bizneset në sektorin e tregtisë. Ekonomia shqiptare po e ndryshon gradualisht strukturën e saj, teksa të vegjlit po bien dhe të mëdhenjtë po fuqizohen. Hapja e qendrave të mëdha tregtare dhe e rrjeteve të supermarketeve po nxjerr jashtë loje bizneset e vogla, duke çuar në mbylljen e dyqaneve të vogla.

Të dhënat e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve të INSTAT, që i referohen vitit 2017, tregojnë se ndërmarrjet mikro me 1 deri në 9 të punësuar, u reduktuan në numër, ulën shitjet, të punësuarit dhe vlerën e shtuar në krahasim me vitin e mëparshëm. Tendenca ka vijuar dhe në 2018-n, ku të dhënat e tatimeve tregojnë se është përshpejtuar ritmi i subjekteve që kalojnë në status pasiv. Tkurrja e biznesit të vogël është reflektuar edhe te kërkesa e këtyre të fundit për qira.

Xheni Jahja nga Tirana Real Estate thotë se në ndryshim nga bizneset që merren me tregti, bizneset e shërbimeve dhe kërkesa për zyra ka qenë më optimiste.

“Vihet re se për ambientet e biznesit më së shumti ka kërkesë për zyra,”- thotë Jahja për Monitor.

Ndërsa kërkesa e biznesit po vjen në rënie, oferta po shtohet.  Sipas Colliers International, me ndërtimin e kullave në Tiranë, një pjesë e të cilave janë të projektuara për zyra, stoku i tyre parashikohet të rritet me rreth 80 mijë m2, ose 74% më shumë, duke arritur në gati 190 mijë metra katorr (bëhet fjalë për sipërfaqen e zyrave në qendrat kryesore në Tiranë, ndërsa është praktikisht e pamatshme oferta që vjen nga apartamentet të shpërndara kudo në kryeqytet që kanë shërbyer në vite si burim të ardhurash për familjet apo individët që kanë zgjedhur t’i japin me qira ato). Kjo rritje e ndjeshme, gati dyfishim, sipas Stela Dhami, nga Colliers International, pritet të riformatojë tërësisht tregun e qiradhënies së zyrave, duke shtuar presionin për uljen e çmimeve, zhvendosjen e kompanive drejt ambienteve më të strukturuara dhe rënien e interesit për zyrat-apartamente.

Dhami thotë se është e pashmangshme që me rritjen e stokut të zyrave do të bjerë interesi për apartamentet, po ashtu edhe çmimet. Kjo do të jetë goditja e dytë, pas mbylljes së pikave të basteve, që shtuan ofertën e sipërfaqeve të lira në kryeqytet dhe po ushtrojnë presion për rënien e qirave.

Pronat e shtrenjta jepen më vështirësi

Ajo çka po ndodh së fundmi në tregun e qirave është ngërçi që kanë apartamentet që jepen me qira me çmime mbi mesataren e tregut. Këto prona sipas Jahjas rrinë për një kohë më të gjatë të marketuara. Kjo ka ardhur kryesisht nga tkurrja e kërkesës për shtëpi me qira nga të huajt.

Agjentët e pasurive të paluajtshme shpjegojnë se të huajt përbëjnë klientët kryesore që janë të gatshëm që të paguajnë qira në vlera të konsiderueshme, ndërsa te shqiptarët rastet janë më sporadike, apo vijnë nga familje apo individë që kërkojnë shtëpi me qira për periudha më të shkurta se një vit.  Pjesa tjetër e qiramarrësve shqiptar kërkon qira me çmime të përballueshme, kryesisht ku qiraja mujore është më e ulët se një këst kredia.

Për sa i përket çmimeve agjentët e pasurive të paluajtshme thonë se kanë vënë re se ka pasur disa tendenca për t’i rritur ato nga pronarët, edhe pse ky vendim shkon ndesh me ecurinë e kërkesës. Jahja shpjegon se qiradhënësit po investojnë në prona në mobilime më moderne dhe duke i rihedhur në tregun e qirasë me çmime më të larta.

Sipas publikimeve të agjencive të paluajtshme ofertat e shtëpive me qira, të cilat vijojnë që të mbeten bosh, variojnë nga 400 euro deri në mbi 1000 euro për prona të veçanta me mobilim modern.  Çmimet e qirave fillojnë nga 200 euro në zonat më larg qendrës, ndërsa mesatarja është 300 deri në 350 euro.

Marrë nga Monitor 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi mbyllen bizneset tkurret kërkesa për qera mbyllen bizneset tkurret kërkesa për qera

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj