LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbyllja e rrethrrotullimit ‘Shqiponja’ nuk rëndon vetëm trafikun

28 Tetor 2020, 08:14 Nga DOSJA
Mbyllja e rrethrrotullimit ‘Shqiponja’ nuk rëndon vetëm

Duke mbajtur në dorë letra apo dosje si mbrojtëse ndaj diellit, të djersitur dhe duke ecur mes pluhurit që ngrihej nga punimet në të katërta anët e rrugës, kalimtarët në sheshin “Shqiponja” të martën në mëngjes i ngjasonin njerëzve të humbur në një labirint – që enden nga e majta në të djathtë në kërkim të një shtegu për të kaluar në anën tjetër, të ndarë nga barriera prej betoni.

“Po plakat si unë ku të kalojnë,” pyet Fatimja, një grua rreth të gjashtëdhjetave, ndërsa shtoi se nuk ka moshë për t’i kapërcyer bordurat.

“Këtu është bërë si lufta e tretë botërore moj bijë,” theksoi ajo, pa e ndalur hapin anës rrugës, duke u ruajtur nga makinat që i kalonin afër.

Që prej së hënës, për shkak të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të Unazës së Madhe të Tiranës, qarkullimi i makinave në sheshin “Shqiponja” është devijuar, duke shtuar trafikun tashmë të dendur që rëndonte hyrjen e kryeqytetit në oraret e pikut.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe veçanërisht të drejtuesve të automjeteve, theksoi në një inspektim të kantierit se edhe pse pak mund të duket në sipërfaqe, një punë kolosale po bëhet nga nënkontraktorët me tunelet nëntokësore.

“Në këtë kantier, puna nuk pushon për asnjë sekondë, pasi duhet thënë që deri më tani të gjitha punimet kanë qenë nëntokë,” tha Balluku. “Situata e trafikut padyshim ka qenë e rënduar për shkak të punimeve që kryhen në nyjën kryesore,” shtoi ajo.

Kufizimi i lëvizjes dhe punimet në sheshin ikonik, nuk kanë sjellë telashe vetëm për drejtuesit e mjeteve. Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës janë kthyer në dhimbje koke edhe për banorët e zonës, punëtorët me mëditje që mblidhen tek ky shesh, si dhe bizneset e vogla në të dyja anët e rrugës.

Punimet në mbikalimin e sheshrrotulimit Shqiponja filluan në nëntor 2018, por ato u pezulluan pasi media zbuloi se kompania fituese e tenderit – DH Albania, ishte një kompani guaskë e regjistruar në Delaëare, SHBA, e cila kishte falsifikuar dokumentet e regjistrimit dhe të aktivitetit financiar.

Pas rihapjes së tenderit në vitin 2019, kontrata u fitua nga kompanitë Salillari dhe Bajrami N me një vlerë 14.5 milionë euro. Për shkak të punimeve, në 4 muajt e ardhshëm rrethrrotullimi i sheshit Shqiponja do të qëndrojë i mbyllur dhe trafiku do të devijohet.

Banorët e zonës dhe pronarët e bizneseve ankohen se kufizimi i qarkullimit po i fut jetët e tyre në një karantinë të dytë.

Gjini, një punëtor krahu, i cili pret të afrohet ndonjë klient për të punuar disa orë për të nxjerrë fitimet e ditës. Që kur kanë filluar punimet në sheshin Shqiponja ai pranon se klientët nuk shfaqen më. 

Jo shumë larg kantierit, pranë rrugës dytësore ku tashmë është devijuar kalimi i automjeteve, Gjin Boseta – një punëtor krahu rreth të 50-ave, i tha BIRN se pas fillimit të punimeve në sheshin “Shqiponja”, ai nuk ka pasur pothuajse fare punë.

Ata klientë që e njihnin më parë, e dinin se në cilin vend mund ta gjenin zakonisht, por tani nuk e gjejnë dot më, ndërkohë që zona nuk ka më lëvizje si më parë.

“Rrugët e Tiranës janë bërë si zorrë. Është bërë katrahurë e padiskutuar,” tha ai. “Jam bërë për t’u kthyer përsëri në Greqi ku kam qenë emigrant, sepse në këtë vend prej 30 vitesh po ecim vetëm mbrapsht,” shtoi ai, duke thënë me gjeste se i ka ardhur në majë të hundës.

Gjini u ankua se ka një muaj pa punë për shkak të punimeve dhe rrëmujës së krijuar në qarkullim.

“Rruga do bëhet patjetër, por njerëzit nuk janë të orientuar nga duhet të shkojnë,” shpjegoi ai. “Muajt e parë kanë qenë mirë, përpara se të bllokohej rruga nga punimet”, shtoi Gjini, ndërsa theksoi se “ne dalim për punë, për bukën e gojës.’

Përveç punëtorëve dhe drejtuesve të mjeteve, të frustruar nga punimet janë gjithashtu edhe familjarët të cilët banojnë pranë rrethrrotullimit dhe pronarët e dyqaneve të pakëta që kanë mbetur hapur e që nuk janë prekur akoma nga shembjet për zgjerimin e Unazës.

“Kur dal tani e shoh rrugët e Tiranës, më vjen të qaj”, tha një zonjë 70 vjeçare, qytetare autoktone e cila ka shtëpinë dhe një biznes familjar fare pranë sheshit.

“Nuk njoh më asnjë rrugë, as qendrën e as shtëpitë tradicionale. Tirona si qytet e ka humbur identitetin e saj,” shtoi ajo.

Gruaja e moshuar, së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat po rrinin të ulur rreth një tavoline që kishin nxjerrë jashtë byrektores së tyre, e cila ka fare pak xhiro nën kushtet e bllokimit të rrugës, pluhurit dhe terrenit të pakalueshëm.

“Jemi shumë të lodhur dhe të pashpresë. Jemi të depresionuar”, tha njëra prej vajzave të saj, e cila pranoi se nëse kufijtë do të ishin akoma hapur, ajo nuk do të mendohej dy herë për t’u larguar e për të kërkuar azil në një shtet tjetër. Shembjet pranë sheshit Shqiponja i morën asaj shtëpinë, ndërsa bashkëshorti iu arrestua gjatë protestave të banorëve në Unazën e Madhe pak muaj më parë, e akoma nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë.

“Çfarë më ka ngelur mua këtu? Ne po falimentojmë, kush vjen më këtu për të blerë. Nesër do na shkatërrojnë dhe këto dyqane, kështu siç po ecin me këto punime, sepse dihet që këtu do bëhen pallate, jo rrugë,” tha gruaja, e cila refuzoi të identifikohej me emër.

Familjarë e drejtues të bizneseve buzë rrugës kryesore shprehen të lodhur e të depresionuar nga shkatërrimi që i ka ardhur si pasojë e punimeve dhe shembjeve në Unazën e madhe. 

Ajo tregoi me gisht se pak metra më tutje ishte ngritur një pallat i ri në vijë të drejtë me dyqanin e saj, ndërkohë që mjaft ndërtesa të tjera ngjitur u shembën nga qeveria.

“Sigurisht rrugët e reja do të ndërtohen – duam apo nuk duam ne, por jo duke i marrë tjetrit pronat dhe bukën e gojës,” theksoi e ëma 70 vjeçare.

“Ne jemi akoma nëpër gjyqe për shtëpitë që na shembën, e akoma nuk kemi marrë asnjë lloj kompensimi,” u ankua ajo.

E moshuara i tha BIRN sesi vajza e kthyer nga Greqia disa vite më parë i investoi të gjitha kursimet në dyqanin e saj pranë sheshit “Shqiponja”.

“Tani me bllokimin e rrugës këtu, edhe biznesi që na ka mbetur, e sigurt do falimentojë”, përfundoi ajo me tone pesimiste për të ardhmen.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet shqiponja mbyllet shqiponja

Sondazh

Poll
Aktualitet 28 Tetor 2020, 07:33

GJIROKASTËR– Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri. Në kërkim nga Policia e Shtetit janë dy të ri...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri