Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KUKËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar ditën e sotme qytetin e Kukësit, ku ka folur me të rinjtë e zonës. Të rinjtë dhe studentë në Kukës i kanë treguar Bashës problemet dhe hallet që ata hasin në Shqipëri. Një nga pikat që të rinjtë u ndalën është edhe largimi nga vendi për një jetë më të mirë, metodë, e cila po praktikohet shumë. Një tjetër problem që të rinjtë kanë ngritur është edhe rroga e vogël që është në Shqipëri.
“Jam studente që kam mbaruar bachelorin për shkenca politike dhe aktualisht jam në master shkencor për marrëdhënie ndërkombëtare. Më vjen keq në fakt që shikoj që çdo ditë e më tepër rinia jonë, brezi ynë po largohet jashtë shtetit për një të ardhme më të mirë. Edhe unë aktualisht po mësoj gjuhën gjermane me këtë synim, që të largohem pasi e ndjej që e ardhmja ime nuk do i përkas këtij vendi. Nuk besoj se do kem një punë të sigurt që nesër pasnesër të mos largohem. Madje do të thoja që një rast më i freskët, ndodhi dje në familjen time ku vëllai la punë për arsye se donte të emigronte. Edhe shumë shpejt do largohet. Ai e kuptoi që me një rrogë 200 mijë lekë në muaj, nuk besoj se do ketë të ardhme si për veten, si për të mbajtur familjen e vet, edhe për ne.” – u shpreh Ana Cenaj.
“Sapo mbarova studimet mendova që në Kukës nuk mund të kthehem pasi e gjithë shoqëria ime ka emigruar dhe e vendosa për t’u punësuar në Tiranë. Dhe arsyeja më shumë që më shtyu për të emigruar ishin çmimet e larta dhe rrogat e ulëta dhe qiratë e shtëpive që ishin mjaft të larta se sa merrnim rrugën aq paguanim qiranë dhe neve për shembull si çifte të rinj që jemi që duam të ndërtojmë të ardhmen tonë në Shqipëri mendojmë për të blerë një apartament dhe për të ndërtuar jetën këtu , pasi nuk mendojmë të largohemi.” – tha Armir Braho.
“Unë jam një biznesmen i ri, veproj në fushën e pjesëve të këmbimit dhe servisit të makinave. Kam 3 vite që kam hapur biznesin dhe të them të drejtën jemi në kushtet e mbijetesë. Kam investuar pothuajse 100 mijë euro, edhe këtë investim mund ta bëja fare mirë në Tiranë edhe madje më kanë kërkuar që mund ta bëja edhe jashtë shtetit, por kam vendosur ta bëjë në Kukës, sepse jam i lidhur edhe me familjen por edhe shpirtërisht me këtë qytet. Ajo që doja të thoja unë, nuk është pyetje sepse e kam parë fare mirë programin tuaj, e kam ndjekur vazhdimisht, i kam ndjekur intervistat tuaja dhe premtimet që keni bërë ju jo vetëm për Kukësin por për të gjithë Shqipërinë. Janë të shkëlqyeshme të themi. Unë do të kërkoja ty, personalisht, bashkë me drejtuesin politik zotin Hoxha, që të bëni përpjekjet maksimale që ai program, të cilin keni dy vite që po merreni, edhe është gati për t’u implementuar, të fillojë direkt pas fitimit të zgjedhjeve.” – tha Ervin Geraj.
Ndërkohë që nga ana tjëtër, Basha në fjalën e tij u shpjegoi të rinjve planin e PD-së ekonomik për vendin si dhe mbështetjen e të rinjve. Basha tha se në një vend si Shqipëria nuk jetohet me 200 mijë lekë të vjetra dhe tha se me qeverisjen e tij, paga minimale do të jetë 360 mjë lekë. Basha gjithashtu u shpreh se me planin e tij ekonomik, ai parashikon ujen e taksave, uljen e çmimit të naftës dhe të energjisë dhe “thithja” e investimeve të huaja që do të rindez ekonominë shqiptare dhe do të mundësoj vende të reja pune dhe paga më të mira.
“Unë e kuptoj që me 200 mijë lekë rrogë, nuk jetohet. Nuk jetohet! Dhe dikush që thotë që unë kam 200 mijë lekë rrogë, më mirë iki, futem në borxh, futem në kamion dhe shkoj në Angli. Dhe ndryshimi në radhë të parë për mua do të thotë mirëqenie, rritja e pagës minimale kjo që the. Paga minimale prej 360 mijë lekësh apo 300 eurosh, por që nuk do të vij me dekret as me deklarata para fushate do të vij me një plan të mirë, dhe ne këtë plan e kemi, kemi ekspertët për ta zbatuar atë, kemi vendosmërinë për ta zbatuar atë.
Sipërmarrja rinore, në veçanti, do të ketë masa të diskriminimit pozitiv pa dëmtuar konkurrencën, se ju e dini, një ekonomi që të ecë përpara duhet të ketë konkurrencë, duhet të ketë kushte të barabarta por diskriminim pozitiv në kuptimin për t’ju hequr ato vështirësi shtesë që ka një i ri apo një e re, që do të nisë një biznes. Megjithatë, në tërësi paketa jonë e ndihmës për biznesin, besojmë, jemi të bindur se do t’ju lërë në xhepat tuaj miliona që sot shteti jua merr dhe ju nuk e dini se ku i çon.
Krijimi i një familje të re është një gëzim, është një lumturi e pa përsëritshme për vet çiftin, për prindërit, për të afërmit e tyre. Dy janë arsyet kryesore pse po plaket Shqipëria, largimi i të rinjve dhe rënie e çifteve të reja dhe e lindshmërisë. Ndaj, ndër politikat tona kryesore për ta ndalur këtë plakje të Shqipërisë, këtë tkurrje, këtë zvogëlim të Shqipërisë, janë pikërisht mbështetja e çifteve të reja, si për strehimin ashtu edhe për fëmijët e porsalindur. Duke filluar nga viti ynë i parë i qeverisjes, ne do të financojmë 100% interesat e kredive bankare për çiftet e reja që blejnë një banesë në mënyrë që të themelojnë familjen e tyre, që do të thotë se deri në fund të mandatit tonë të parë, në fund të 4-vjeçarit, 20 mijë çifte të reja do të kenë mundësinë të blejnë banesat e tyre me një kredi që e marrin në bankë ku interesi shlyhet 100% nga fondet që qeveria do vërë në dispozicion dhe natyrisht kjo është një ndihmë shumë e madhe. Është një ndihmë e madhe në kuptimin e prekshëm të fjalës, të mundesh të blesh një banesë, një apartament në një qytet apo në një zonë ku ke dhe punësimin por është edhe psikologjike.
Ndihma e dytë që do të japim është që për çdo fëmijë të porsalindur, deri sa të bëhet 5 vjeç do të ketë një bonus prej 30 mijë lekë të vjetra në muaj. Sigurisht, nuk është një mrekulli por është në përputhje me mundësitë që ka Shqipëria dhe nuk është një ndihmë e vogël, shkon të paktën për të përballuar shpenzimet që vijnë, shpenzimet ekstra që vijnë me lindjen e një fëmije dhe me një rritjen e një fëmije deri në moshën 5-vjeçare. Plani ynë për arsimin, tekstet shkollore falas. Plani i mbështetjes së studentëve me pagesën e tarifave për të gjithë ata që vijë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj. Futja e konceptit të trajnimit dual në institucionet e arsimit të lartë që gjysmën e kohës ta kaloni me praktikë. I gjithë plani ynë ekonomik me uljen e taksave me çmimin e naftës dhe të energjisë dhe thithja e investimeve të huaja dhe rindezja e ekonomisë shqiptare, rindezja e ekonomisë së brendshme do t’i shërbejnë pikërisht këtij qëllimi, krijimit të vendeve të punës dhe ne kemi përllogaritur këto masa brenda katër viteve të para do të arrijmë të krijojmë diku midis 100-110 mijë vende të reja pune kryesisht për të rinjtë. Pra ndihmë për familjen, ndihmë për prindërit e rinj, për strehimin, për fëmijët. Pra për ti dhënë fund tkurrjes së popullsisë dhe mbi të gjitha një plan konkret për të avancuar me zhvillimin ekonomik të vendit.
3 miliardë euro investime gjermane në Maqedoni, 40 mijë vende të reja pune vetëm për të rinjtë në Serbi kjo është arsyeja. Se për çdo të ri që largohet nga Serbia largohen 12 nga Shqipëria se këtu nuk i keni këto e pra po ju them dhe diferenca e vetme është një qeveri që kujdeset për ju apo një qeveri që nuk i bëhet vonë për ju. Këtë të fundit e kemi patur për tetë vite me radhë. Me 25 prill është dita t’i tregojmë derën. Votoni për partinë demokratike, votoni për numrin 9, votoni për ndryshimin dhe kur flas për ndryshimin, flas për ndryshimin e jetës suaj, familjeve tuaja dhe të gjithë Shqipërisë!”, tha Basha.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BERAT– Kryeministri Edi Rama tha se kryedemorkati Lulzim Basha nuk e meriton të vijë në pushtet me këtë nivel paturpshmërie dhe papërgjegjshmërie. I pranishëm n...
BERAT– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar koalicionin e bërë dikur me Lëvizjen Socialiste për Integrim si diçka që solli kosti dhe përçarje...
BERAT– Kryeministri Edi Rama kërkoi mandatin e tretë nga qyteti i Beratit me justifikimin se pandemia dhe tërmeti i ka lënë të gjitha projektet në mes. Teksa pr...
TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, ka filluar fushatën elektorale me ish- të përndjekurit dhe të persekutuarit politikë. Në nje tak...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka postuar një video pesë ditë pas nisjes së vaksinimit masiv në vend. Krah pamjeve të publikuara nga sheshi “Skë...
BERAT– Kryeministri Edi Rama ka takuar sot disa mësues në qytetin e Beratit. Bashkë me ministrin Blendi Klosi dhe kandidatin për deputet Nasip Naçon, Ram...
VLORË– Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, me urdhër të kryeministrit Edi Rama nuk duhet të ishte më në zyrën e tij, por njezët ditë pasi mori mesazh...
KUKËS– Gjatë vizitës së tij në Kukës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një familje kuksiane ku ka konsumuar edhe drekën me ushqi...
TIRANË– Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PPE, Patrick Voller ka shpërndarë në Twitter videomesazhin e liderit të opozitës, Lulzim Basha lidhur...