LIVE UPDATES
Aktualitet

Me aktivitet edhe në Shqipëri: Si funksionon Ndragheta, organizata më e madhe kriminale në botë

23 Janar 2021, 20:55 Nga DOSJA
Me aktivitet edhe në Shqipëri: Si funksionon Ndragheta, organizata

ITALI-  Aeroporti në Lamezia Terme, Kalabria, u ndërtua në vitet 1970, ka dritare të rrumbullakëta që ngjasojnë me gropa të mëdha. Parkingu nuk është ndërtuar mirë dhe përtej saj ngrihet një kullë prej betoni e papërfunduar. Historia fillon pikërisht në këtë aeroport, vitin e kaluar, kur një gazetar takoi Nicola Gratteri, kryeprokurorin e Catanzaro, një qytet i vogël në kodrat e Kalabrisë qendrore.

Gratteri i ka kushtuar tre dekadat e kaluara të jetës luftës kundër një organizate me bazë në Kalabri e njohur si ‘Ndrangheta – grupi kriminal më i pasur, më i fuqishëm dhe më i fshehtë në Itali sot.

Tentakulat e ‘Ndrangheta-s’ shtrihen në veriun e pasur të Italisë, ku organizata lulëzon edhe në institucionet shtetërore dhe madje është e përhapur në 31 vende – në pjesën më të madhe të Europës, në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, në Kolumbi, në Australi.

Jashtë Italisë, qyteti me postet më të larta të Ndrangheta është Toronto. ‘Ndrangheta’ është është i përhapur edhe në Amerikën Latine, nga e cila importon sasi të mëdha kokaine. Grupi thuhet se kontrollon më shumë se gjysmën e tregut të kokainës në Europë. Dhe nuk i ka humbur mundësitë pavarësisht nga pandemia e COVID-19.

Dhjetëra mijëra biznese të vogla në të gjithë Italinë papritmas u gjendën , pa të ardhura ose qasje në kredi. Por ‘Ndrangheta dhe grupe të tjera kriminale ishin aty për t’i ndihmuar. Ata gjithashtu shpërndanë zarfe me para për të papunët.

Quajeni një investim. Financial Times raportoi, se organizata gjithashtu ka hequr fondet e shëndetit publik në Kalabri, me pasoja katastrofike për sistemin e kujdesit shëndetësor të rajonit.

Fokusi i Gratterit në grup ka qenë i palëkundur. Ai ishte pjesë e një operacioni të vitit 2014, me emrin e koduar “Ura e Re”, në të cilin FBI dhe agjentët italianë arrestuan një rrjet të madh të drogës ‘Ndrangheta që vepronte në tre kontinente.

Autoritetet sekuestruan 1.000 kilogram kokainë të pastër. Në dhjetor 2019, në një lëvizje të koordinuar nga Gratteri, policia italiane arrestoi 334 persona – avokatë, biznesmenë, një shef policie, presidenti i shoqatës së kryetarëve të bashkive të Kalabrisë dhe një ish-anëtar i Parlamentit Italian – me akuza që lidhen me Aktivitetin e Ndrangheta-s, përfshirë vrasjen dhe zhvatjen.

Procesi zyrtar ligjor kundër 470 personave është ende në proces.

Gratteri doli nga stacioni i policisë, i ndjekur nga një numër oficerësh civilë. Ai zbriti nga makina dhe eci shpejt drejt gazetarit, duke kapur valixhen e tij dhe duke ia dorëzuar njërit prej oficerëve. Ndërsa u nisën, gazetari e pyeti nëse kjo ishte një makinë e blinduar – dera ishte jashtëzakonisht e rëndë. Ai tha: “Po, sigurisht”. Pas arrestimeve në dhjetor, qeveria i siguroi atij një makinë edhe më të blinduar se ajo që kishte përdorur.

Shumë njerëz e duan Nicola Gratteri të vdekur.

Gratteri lindi në 1958 në qytetin e vogël kalabrez të Gerace. Ai ishte i treti nga pesë fëmijët. Babai i tij, kishte një dyqan të vogël ushqimesh; nëna e tij, ishte mësuese por gjithashtu kujdesej për shtëpinë dhe familjen.

Që kur ishte fëmijë, Gratteri e dinte mirë që diçka nuk shkonte shumë me pjesën tjetër të botës. Një herë, duke bërë autostop në shkollë, ai kaloi pranë një trupi të pajetë të shtrirë në rrugë. Në një bisedë me të, ai i tha gazetarit se ishte me fat që ishte rritur në një familje të mirë – një familje me vlera të mëdha.

Ai gjithmonë kërkonte ndryshonte botën. Ai vazhdoi universitetin në Catania, Sicili dhe pasi u diplomua, dha provimin e vështirë të shtetit për t’u bërë magjistrat, një punë që e filloi në 1986.

Në zyrën e prokurorit në Locri, Kalabria, ai filloi rihapjen e çështjeve që ishin pezulluar prej kohësh. Në vitin 1989, filloi të hetonte vrasjen e një biznesmeni vendas, i cili ishte vrarë pas një darke private. Shpejt pasi Gratteri arriti të zgjidhte çështjen, dikush qëlloi në dritaren e shtëpisë së të dashurës së tij. Ajo gjithsesi u martua me të.

Për arsye të qarta, Gratteri heziton të diskutojë detaje rreth familjes së tij dhe për sigurinë e tyre ai nuk flet me ta për punën e tij. Familja, si vetë Gratteri, është nën mbrojtjen e policisë. Në vitin 1992, dy prokurorë të antimafias në Palermo, Siçili – Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino – u vranë pas një bombë në makinë brenda disa javësh nga njëri-tjetri, së bashku me oficerët e policisë që i shoqëronin dhe gruan e Falcone.

Sulmet ishin ndër më dramatikët dhe më të tmerrshmit në historinë e Italisë së pasluftës. Falcone dhe Borsellino kishin kryesuar një proces gjyqësor të njohur, duke filluar që nga viti 1986. Imazhet e 366 të pandehurve në sallën e gjyqit u bënë të famshme kudo.

Qindra mafiozë u dënuan. Pas atentateve, një fotografi bardh e zi e Borsellino dhe Falcone u bë emblema e luftës së Italisë kundër korrupsionit – ajo është shfaqur në postera, në tabela, në anët e ndërtesave dhe në të gjithë internetin.

Kur e pyetën Gratterin se si atentatet kishin ndryshuar mendimet e tij për situatën e krijuar në Itali. Ai tha se Cosa Nostra kishte bërë një gabim të rëndë: Atentatet zbuluan se ndikimi i organizatës “ishte shumë më i madh dhe shumë më i thellë” nga sa kishin menduar – një sfidë ekzistenciale për shtetin.

Sipas Gratteri, strategjia e grupit për një luftë të plotë frontale kundër shtetit shënoi ” fundin e Cosa Nostra” dhe fillimin e një Cosa Nostra të re: më të qetë dhe më të interesuar për të infiltruar persona në institucione sesa për të vrarë prokurorë dhe gjyqtarë.

‘Ndrangheta’ gjithashtu, mori një mësim.

Grupi nuk kërkoi të ballafaqohej drejtpërdrejt me autoritetet por është i përfshirë në strukturën e ekonomisë italiane dhe asaj politike. “Ndrangheta” ka dëshmuar se është shumë e vështirë për t’u zbërthyer nga prokurorët, sepse struktura e saj organizuese mbështetet tek lidhjet e gjakut. Në Mafiat e tjera, struktura është më e dobët, dhe anëtarët janë më lehtë të thyeshëm. Historikisht janë shumë pak anëtarë të Ndranghetës që kanë tradhtuar familjet e tyre.

Nga më shumë se 1.000 njerëz që u bënë dëshmitarë të shtetit në çështjet e krimit të organizuar italian në vitet e fundit, vetëm rreth 15 përqind janë anëtarë të ‘Ndrangheta’. Por kjo po ndryshon ngadalë, siç dëshmojnë arrestimet masive në dhjetor, bazuar pjesërisht në informacionet që vijnë nga brenda. Ndranghet-isti që thyen betimin, thotë Gratteri, zakonisht e bën këtë nga dashuria ose nga frika.

Ata janë burra të rinj që nuk duan ta kalojnë të gjithë të ardhmen e tyre në burg, dhe që mund të kenë gra ose të dashura jashtë. Ose informatorët janë gra që janë martuar me ’Ndranghet-istë dhe duan që fëmijët e tyre të kenë një jetë tjetër. Por pavarësisht kësaj, radhët e ‘Ndrangheta’ mbeten kryesisht besnike.

’Ndrangheta u shfaq në Kalabri të shekullit të 19-të, pasi ekonomia feudale e rajonit po i linte vendin në mënyrë kaotike forcave të kapitalizmit. Në vitet e para, anëtarët e organizatës vepronin kryesisht si grabitës, përpara se të zgjeroheshin në kontrabandë, zhvatje dhe rrëmbim.

Më e famshmja nga qindra rrëmbimet e kryera ishte ai i J. Paul Getty III, në 1973. Ndrangheta moderne lindi në vitet 1980, kur u zhvendos në tregun e kokainë, duke lënë tregtinë më pak fitimprurëse të heroinës në duart e Cosa Nostra.

Në Itali, ‘Ndrangheta i shet kokainë grupeve të tjera kriminale – shpesh shqiptare ose nigeriane – të cilët më pas e shesin atë në rrugë. Një kontratë e tillë e mban ’Ndrangheta-n larg shesheve për t’u përqendruar në mënyra më të sofistikuara të fitimit të parave, të tilla si heqja e fondeve të Bashkimit Evropian të destinuara për bujqësi dhe infrastrukturë. Ndërkohë, fakti që të huajt po shesin drogë në rrugë në të gjithë Italinë, është një faktor kryesor në popullaritetin e partisë së krahut të djathtë të Lega-s dhe retorikës së saj anti-emigrantë: “Së pari Italianët”.

Por ende, grupi është më se i gatshëm të ndyjë duart. Në 2012, gjashtë burra u dënuan me burgim të përjetshëm në Itali për vrasjen e një gruaje që kishte bashkëpunuar me policinë kundër ‘Ndrangheta’. (Ata e kishin mbytur atë dhe dogjën trupin e saj.)

Ndrangheta funksionon sipas një rregulli të thjeshtë: Nëse vidhni, do të vriteni.

Në vitin 2015, një 22-vjeçar u arrestua në Itali për urdhërimin e vrasjes së nënës së tij, gjoja si ndëshkim pasi ajo kishte pasur një lidhje intime me bosin e një klani rival të Ndrangheta.

Si mund të ndërtohet një çështje kundër një grupi si ‘Ndrangheta’?

Gratteri sqaron në përgjigjen e tij shumë prej pikëpyetjeve. Ai ka kaluar vite i zhytur në detaje – krime, arrestime, dënime, thirrje, apele, ndërlidhje. Mendja e tij ruan një enciklopedi të grupit. Në çështjen që rezultoi në arrestime masive në dhjetor, Gratteri dhe ekipi i tij kaluan katër vjet duke përpiluar prova.

Ai shënoi disa nga metodat: përgjime të shumta; imazhe gjeotermike, të cilat mund të zbulojnë bunkerë nëntokësorë; bashkëpunim i ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit në të gjithë botën; një kuptim i rregullave dhe ritualeve të grupit; një ndjesi për mënyrën se si organizata përshtatet me teknologjitë e reja dhe mundësitë e investimeve, të tilla si kriptovalutat. Aktakuzat mbështeteshin në dëshminë e rreth 20 ish-ndranghetistë të kthyer në dëshmitarë të shtetit, një numër rekord, thekson Gratteri.

Ka qenë veçanërisht e vështirë për të thyer ‘Ndranghetën jashtë shtetit. Ligji italian u jep prokurorëve si Gratteri mjete të forta për të luftuar krimin e organizuar. Më e rëndësishmja, është se ata ata mund të urdhërojnë konfiskime të pasurive ndërsa hetojnë dikë me akuzat e “lidhjes me Mafian”, një kategori e gjerë që nuk ekziston diku tjetër në Evropë ose jashtë saj.

Gratteri kënaqet kur merr në pyetje njerëz, dhe ai ka sjelljen e duhur për këtë: i qetë, i përqendruar, i respektueshëm, por edhe i pashpirt. Në një farë mënyre arrin të ndërtojë besim te kriminelët.

Në një video në YouTube mund të shihet se si Gratteri flet me një nga ‘peshqit’ më të mëdhenj që kishte kapur në të gjithë vitet e tij si prokuror: Roberto Pannunzi, njeriu që mabn meritat për krijimin e lidhjeve midis ‘Ndrangheta dhe kartelit Medellín në Kolumbi.

Pannunzi, i njohur ndonjëherë edhe si “Pablo Escobar i Italisë”, u arrestua për herë të parë në Kolumbi në 1994, për trafik droge. Pasi u ekstradua në Itali, ai mori një raport mjekësor dhe u largua nga vendi.

Në vitin 2004, autoritetet italiane e gjetën atë në Spanjë. Ai u ekstradua përsëri në Itali dhe Gratteri shkoi ta takonte. Gratteri i tha:”Ju do të kaloni 30 vjet në burg, dhe nuk mund të bëni gjë për të ndryshuar këtë fakt. “Dhe Pannunzi u përgjigj,” Jo, doktor, unë do të dal. Unë kam aq shumë para sa mund të të mbuloja ty dhe atë marshall me para. Mund të të varrosja me para.

Dhe me të vërtetë, Pannunzi shpëtoi përsëri në 2010-ën, duke pretenduar se kishte probleme me zemrën. U transferua në klinikën e burgut dhe më pas u arratis. Autoritetet italiane e gjurmuan atë edhe një herë, në 2013, këtë herë në Kolumbi. Ai u ekstradua edhe një herë në Itali dhe fluturoi për në Romë. Gratteri kujton momentin e mbërritjes:

“Mirëmëgjes si jeni?

A të kanë trajtuar mirë?

Po, ata më trajtuan mirë; fluturimi shkoi mirë,” tha ai.

Të dy burrat folën sikur të ishin miq të vjetër. Dikush filmoi takimin dhe ai u publikua në internet në internet.

Ajo që bie më shumë në sy në këtë video është familjariteti i ndërsjellë. Meqenëse Gratteri u rrit në Kalabri, ai është nga i njëjti brumë si kundërshtarët e tij. Nga video kuptohet thjesht dhe qartë se Gratteri dhe Pannunzi e kuptuan njëri-tjetrin, dhe në një farë niveli respektuan njëri-tjetrin.

Gratteri jeton në një kompleks me mure të rrethuar me kamera dhe i ruajtur nga policia. Ai studion çdo lëvizje me eskortën e tij mbrojtëse dhe i thotë gruas së tij sa më pak informacione të jetë e mundur.

Ai shkon në shtrat në orën 10:00 të mbrëmjes dhe shpesh zgjohet në 02:30 të mëngjesit për të filluar punën.

Duke parë nga pranë një ditë pune të Gratterit në gjykatë në Catanzaro, vihen re disa gjëra. Shpesh, njerëzit trokisnin në derën e papërshkueshme nga plumbat, dhe ai kontrollonte një monitor para se t’i fuste brenda.

Nga këtu, Gratteri organizoi aktakuzat për gjyqin e madh. Gratteri kërkon të zbulojë strukturën organizative të ‘Ndrangheta’ – sesi grupi krijon lidhje me politikanë italianë, institucione, interesa ekonomikë dhe elementë të tjerë të shoqërisë – ashtu si gjyqi i madh në Palermo zbuloi se si funksiononte Cosa Nostra.

“Fuqia e mafiozëve në thelb vjen nga marrëdhëniet e tyre të jashtme – kapitali shoqëror që buron nga aftësia e tyre për të ndërtuar lidhej të detyrueshme dhe për të ndërtuar rrjete sociale,” kështu shprehet Antonio Nicaso, një ekspert për ‘Ndrangheta i cili jep mësim në Universitetin e Mbretëreshës në Ontario dhe ka shkruar bashkë 14 libra me Gratterin. Gjyqi i madh mund të shërbejë gjithashtu si një model hetimor për zbatimin e ligjit diku tjetër.

Ndërsa i afroheshin Romës me automjet atë ditë, gazetari i përmendit Gratterit se, vite më parë, një gjykatës në Kalabri i kishte thënë se ai kishte më shumë frikë nga disa elementë në institucionin antimafia të Italisë sesa nga vetë Mafia. Kjo nënkuptonte se Italia ishte një vend i errët, ku njerëzit që mendohej se ishin nga njëra anë, në të vërtetë po ndihmonin anën tjetër, qoftë dhe thjesht duke mbyllur sytë.

Gratteri është i vetëdijshëm se Ndrangheta përpiqet të ndikojë, dhe pse në mënyrë të mjegullt, në radhët e gjykatësve. Ai kujton disa kolegë të tij në rini dhe shumë nga fjalët e tyre. Në atë kohë mendonte se ishin këshilla, por në të vërtetë ishin mesazhe. Nënkuptime të fshehura që sugjeronin se do të bënte mirë të mos hapte një derë të caktuar.

Kur Gratteri u pyet se çfarë e detyronte të ngrihej çdo mëngjes dhe të bënte këtë lloj pune, duke ditur që njerëzit duan ta vrasin, ai bëhet filozofik.

“Çdo gjë ka një çmim,”u shpreh.

Ai nuk ka shkuar askund pa mbrojtjen e policisë që nga viti 1989. Ai nuk ka qenë në kinema prej 30 vjetësh. Shtëpia e tij është një fortesë e shumë e mbikëqyrur” si Big Brother. Por brenda mureve, ai ka një kopsht perimesh. Ai rrit domate, patëllxhanë, borzilok. Zëri i tij bëhet pothuajse i butë ndërsa rëndit perimet, si një prind që i vë emra fëmijëve të tij.

Unë jam një njeri në kafaz. Po aq dhe po në të njëjtën mënyrë si të pandehurit në një gjyq të madh. Por në mendjen time, unë jam një njeri i lirë. Unë jam i lirë në zgjedhjet e mia dhe i lirë të vendos. I lirë të mendoj dhe të them atë që mendoj. Unë mund të them atë që të tjerët nuk mund t’ia lejojnë vetes të thonë, sepse nuk i kanë punët në rregull. Sepse mund të shantazhohen. Sepse ata kanë frikë. Sepse ata janë frikacakë,” tha ai.

MARRË NGA The Atlantic

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lamezia terme ndrangheta lamezia terme ndrangheta

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje