LIVE UPDATES
Politike

Me demokratët e Fierit, Basha: S’bëhet Shqipëria më mirë nëse zëvendësojmë Ramën me një horr më të madh

11 Qershor 2021, 21:29 Nga DOSJA
Me demokratët e Fierit, Basha: S’bëhet Shqipëria më

TIRANË– Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të premten ka vijuar takimet me demokratët e Fierit në kuadër të zgjedhjeve që do të mbahen më 13 qershor. Basha ka përsëritur edhe njëherë tjetër faktin se demokratët nuk e njohin rezultatin e 25 Prillit, pasi sipas tyre është një rezultat i tjetërsuar, ilegjitim dhe i paligjshëm.

“Pavarësisht prej tronditjes ne u ngritëm fuqimisht dhe diktuam  përmes zgjidhjes së drejtë politike zgjedhjet e pra demokratike dhe fitoren e demokracisë në 91-shin. Kjo është detyra e një force politike që ka lindur me vlera dhe i qëndron besnike vlerave. Kjo është forca jonë e vërtetë. Kurrë mos mendoni se mund t’i përgjigjemi krimit me krim, horrave me horra, blerjes së votave me blerje votash. Kurrë mos mendoni se Shqipëria do të bëhet më e mirë nëse zëvendësojmë Edi Ramën me një horr më të madh, me një hajdut më të madh, me një kriminel më të madh. Forca jonë janë vlerat, janë qytetaria, por  askush mos ta marrë për dobësi sepse për këto vlera e kemi treguar  tashmë se jemi gati të  shkojmë në betejë dhe tani që nuk ka mbetur më asnjë vijë e kuqe pa shkelur, kjo do të jetë beteja finale,”-tha Basha ndër të tjera

KOMUNIKIMI I  KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME DEMOKRATËT E FIERIT

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, demokrate dhe demokratë të Fierit, faleminderit nga zemra! Jam i nderuar, i privilegjuar dhe i gëzuar që jam sot përsëri në mesin tuaj dhe jam dyfish i privilegjuar që garën e brendshme një anëtar, një votë për kryetarin e Partisë Demokratike, ta mbyllim së bashku sonte këtu në Fier. Të dashur miq, ky qark ishte tepër i madh për tu mbuluar në një ditë dhe këtu e kam fjalën, natyrisht, për shtrirjen territoriale, po qarku i Fierit dhe degët e këtij qarku u bënë edhe më të mëdhenj gjatë masakrës zgjedhore të 25 prillit ku i treguan fierakëve, mallakastriotëve, qytetarëve të Patosit dhe të Roskovecit, të Lushnjës dhe të Divjakës se edhe aty ku kundërshtari politik mendon se ka folenë, demokratët qëndruan, bënë betejë dhe fituan. Sepse përkundër masakrës zgjedhore, anembanë Fierit, sikundër anembanë Shqipërisë, ju vendosët zemrat tuaja, vendosët pasionin tuaj për liri dhe demokraci përballë makinerisë më mizore të masakrës zgjedhore, elektorale që ka vënë ndonjëherë në punë ndonjë forcë politike jo vetëm në Shqipëri, por në Ballkan. Vëllezër dhe motra, bashkimi i zemrave tuaja bëri të mundur që në këtë betejë dega e Fierit, sikundër demokratët anembanë Shqipërisë, të arrinin të sheshonin mosmarrëveshjet, ju ditët t’i linit ato mënjanë dhe të bashkoheshit, sepse kjo familje politike ka një mision për të cilin ka lindur, t’i dal zot Shqipërisë, t’i dal zot shqiptarëve. U futët në këtë betejë të gjithë bashkë të vendosur për ndryshimin, për misionin me të cilin na ngarkuan shqiptarët. I qëndruat besnik vlerave tona. Që nuk u dhatë për asnjë çast para të zezës, para të keqes, para anti-vlerave. Që zbritët në mejdanin e një beteje të pabarabartë siç e dinim që do të zhvillohej, duke patur përballë jo thjesht një makineri të partisë shtet të përforcuar nga bandat dhe paratë e oligarkëve e të korrupsionit shtetëror, por duke patur përballë një kundërshtarë politik si Edi Rama, i cili prej ditës së parë demokratët, opozitarët nuk i konsideron kundërshtarë, por armiq dhe si të tillë i ka trajtuar demokratët fierakë, si armiq në jetët tuaja private, duke ju shkatërruar normalitetin e jetës, normalitetin e fëmijëve tuaj duke u përpjekur të asgjësojë shpresën për një të nesërme. Unë e di sakrificën tuaj, e di se është e pamundur jo në një, por në dhjetë fjalime të rrëfehet se çfarë do të thotë kjo për ju dhe familjet tuaja, e di dhe e njoh edhe forcën e zemrës tuaj, e cila ju solli në këtë betejë jo sepse ishit të detyruar, por sepse ishit të vendosur për të bërë gjithçka, jo thjeshtë për tu hakmarrë ndaj një kundërshtari barbar, harbut dhe të korruptuar, por për të marrë të drejtën në emër të çdo qytetari fierak, në emër të çdo qytetari shqiptar, në emër të Shqipërisë dhe në emër të demokracisë. Dhe fierakët e ndjenë se Partia Demokratike ndodhej në këtë betejë jo për veten e saj, jo për karrigen time, as për karriget tuaja, por se ishte aty si shpresa dhe garancia e vetme për të bërë ndryshimin që kaq shumë e deshën me 25 prill. Dua të them po kështu se betejat e jashtëzakonshme që kemi zhvilluar së bashku gjatë këtyre viteve e në veçanti vitet e fundit, faktuan jo vetëm vendosmërinë dhe qëndresën tuaj por faktuan besimin e qytetarëve se beteja bëhej për ta. Me sakrificat tona deri me sakrificat sublime, deri me djegien e mandateve për të nxjerrë para shqiptarëve dhe para botës regjimin e vërtetë dhe për tu mos u bërë fasadë e atij regjimi. Deri në betejën tonë epike kundër makinerisë masakrës zgjedhore ne provuam dhe faktuam se jemi ata që ishin në dhjetorin e 1990, jemi njerëzit e vlerave, jemi njerëzit e lirisë të demokracisë. Ne faktuam forcën tonë që e projektuam më së miri duke trokitur derë më derë me një program real dhe realist i cili jepte zgjidhje të jashtëzakonshme që Edi Rama dhe banda e tij e babëzitur e të korruptuarve dhe horrave, i shtoi dhe i shtroi këmbëkryq në shtëpitë e shqiptarëve, duke ia zbrazur sofrat duke ia boshatisur xhepat dhe duke ia larguar rininë dhe fëmijët nga vatrat e tyre. Vëllezër dhe motra, masakra zgjedhore nuk është frazë po është realitet. Ajo e diferencon 2021 nga çdo proces tjetër i këtyre 30 viteve, ai është arrestimi i demokracisë , është faktikisht ndalja e përkohshme e mekanizmit bazë të demokracisë që është respekti i vullnetit të shumicës. Me 25 prill, shumica është dhunuar, pakica përkohësisht ka marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët. Ky nuk është më një vend demokratik, ky është një regjim dhe ne sot kemi mbi supet tona dy detyra. Të parën, që shqiptarët kanë besuar, që e deshën me 25 prill dhe e duan akoma më shumë sot që janë edhe më të dëshpëruar, edhe më të pashpresë, ndryshimin e Fierit, ndryshimin e Shqipërisë, për të cilën vetëdija, programi dhe vendosmëria jonë e 25 prillit, dha rezultat ehe për të cilën kemi akoma vetëdijen për të ecur përpara por misioni bazë i kësaj partie sot është dhe misioni me të cilin ka lindur kjo familje e madhe, kjo parti e madhe demokratike. Është misioni i rikthimit të demokracisë sepse në momentin që ky regjim asgjëson vullnetin e shumicës, nuk ka rrugë tjetër përveç përballjes me të, betejës me të, me një objektiv, rrëzimin e regjimit. Ndaj, sa i përket qëndrimeve, të cilat do të përcaktojnë fatin tonë politik, më lejoni pa vonesë të përsëris tani duke ju parë në sy, atë që keni dëgjuar prej ditës së parë nga goja ime përmes medias. Unë nuk i njoh dhe nuk e pranoj si legjitime masakrën zgjedhore të 25 prillit dhe rezultatin e tjetërsuar, e konsideroj atë të paligjshëm dhe ilegjitim. Miqtë e mi, misioni i rrëzimit të regjimit do të thotë angazhim në një betejë, në një betejë të përditshme, në një betejë në të gjitha fushat dhe format. Edi Rama bën sikur shtrin dorën për bashkëpunim , me dorën tjetër heq mësuesit dhe mësueset e fierit, personelin shëndetësor vetëm se ka marrë pjesë në fushatën elektorale apo ka marrë pjesë në aktivitetet elektorale të Partisë Demokratike apo vetëm se është demokrate apo demokrat. Vazhdon të godas sipërmarrjen. Ka shkuar të marrë TVSH që premtoj që nuk do ta merrte. Godet banesat dhe i lë pa çati të mjerët dhe me dorën tjetër kërkon bashkëpunim, bën sikur kërkon bashkëpunim. Përgjigja ime ndaj kësaj po kështu është e qartë dhe pa asnjë ekuivok, një Jo e prerë dhe finale. Dora e Edi Ramës është e mbushur me helmin e bashkëfajësisë. Të rrokësh atë dorë do të thotë të shkelësh mbi sakrificën tuaj. Të rrokësh atë dorë do të thotë të pranosh masakrën zgjedhore dhe rënien e demokracisë. Të rrokësh atë dorë do të thotë të bëhesh bashkëfajtor. Nuk ka bashkëpunim me Edi Ramën, ka vetëm betejë me të dhe me regjimin e tij. Partia Demokratike që ka dalë nga kjo masakër jo më e vogël por më e madhe, jo më e dobët por më e fortë, jo me kokën ulur por si e vetmja forcë morale politike në Shqipëri, nuk ka rrugë tjetër, nuk mund ta tradhtoj Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk mund  ta tradhtoj Fierin dhe fierakët. Ka vetëm një rrugë, rrugën e betejës. Betejës deri në fund për të rrëzuar regjimin. Që nga sheshet e Fierit dhe të Tiranës deri në parlamentin e uzurpuar nga pakica asnjë minutë paqe, asnjë minutë qetësi deri në largimin e regjimit. themeluesit dhe qëndrestarët mes jush e dinë se çfarë do të thotë kjo. Ne vetë kemi qenë dëshmitarë të shpresës se 31 Marsi i ’91-shit do të ishte dita e fundit e komunizmit dhe dita e parë e demokracisë. Nuk ndodhi kështu por ne nuk u ligështuam. Pavarësisht prej tronditjes ne u ngritëm fuqimisht dhe diktuam  përmes zgjidhjes së drejtë politike zgjedhjet e pra demokratike dhe fitoren e demokracisë në 91-shin. Kjo është detyra e një force politike që ka lindur me vlera dhe i qëndron besnike vlerave. Kjo është forca jonë e vërtetë. Kurrë mos mendoni se mund t’i përgjigjemi krimit me krim, horrave me horra, blerjes së votave me blerje votash. Kurrë mos mendoni se Shqipëria do të bëhet më e mirë  nëse zëvendësojmë Edi Ramën me një horr më të madh, me një hajdut më të madh, me një kriminel më të madh. Forca jonë janë vlerat, janë qytetaria, por  askush mos ta marrë për dobësi sepse për këto vlera e kemi treguar  tashmë se jemi gati të  shkojmë në betejë dhe tani që nuk ka mbetur më asnjë vijë e kuqe pa shkelur, kjo do të jetë beteja finale. Sepse ose do të bjerë Shqipëria dhe demokracia ose do të bjerë regjimi. Rrugë tjetër nuk ka. Kësaj radhe pakica e kriminelëve e  oligarkëve e politikanë ve të korruptuar me Edi Ramën janë mbivendosur dhunshëm shumicës ndaj shumica ka të gjithë të drejtën të kërkojë drejtësi  për padrejtësinë e 25 prillit. Ndërsa ne jemi e vetmja forcë politike që kemi fuqinë dhe moralin, kemi të drejtën dhe detyrën ta organizojmë këtë shumicë drejt betejës dhe drejt përmbysjes së regjimit. Ndaj miqtë e mi për këto arsye sytë e shqiptarëve do jenë përsëri te Partia Demokratike e Shqipërisë këtë të diel, pasnesër, siç ka qenë në çdo udhëkryq të rëndësishëm të historisë tonë  sepse shqiptarët do të presin përgjigje nga 13 qershori për masakrën zgjedhore. Një përgjigje të saktë dhe të fortë për rënien e demokracisë, për pengimin e dhunshëm të ndryshimit për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nëse nga 13 qershori ne do të pranojmë kokë ulur padrejtësitë që rëndojnë mbi demokratët dhe shqiptarët, nëse do të pranojmë në heshtje apo me alibi modelin e Edi Ramës, të oligarkisë, krimit, pushtetit dhe shtetit bërë njësh, atëherë të jeni të sigurt që na pret një natë e gjatë e ngjashme me atë që lamë pas në vitin 1990-të falë kurajës së themeluesve tanë të lëvizjes së dhjetorit dhe atyre që qëndruan përballë diktaturës. Po unë e di që me 13 qershor nga Fieri do të buçojë fuqishëm përgjigjja, përgjigjja që presin shqiptarët. Ne do t’i themi jo masakrës zgjedhore. Ne do t’i themi jo hijes së diktaturës që po vërtitet përsëri mbi vend. Ne do themi jo pengmarrjes me dhunë shumicës nga pakica të bashkuar, siç u futëm në betejën e 25 prillit edhe më të fortë, edhe më të fuqishëm, edhe më të mëdhenj seç hymë në atë betejë, tani më me sytë e dëshpëruar të shqiptarëve që nuk kanë shpresë tjetër, ne do ti japim një përgjigje kumbuese çdokujt që ka vënë bastin se duke na përçarë, duke na çoroditur, duke na futur në mosbesim e në dyshim me vetveten e me njëri-tjetrin, mund të na shmang nga fokusi i vetëm, nga objektivi i vetëm i kësaj beteje që është rrëzimi një orë e më parë i Edi Ramës dhe regjimit të tij.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike basha ne fier lulzim basha zgjedhjet ne pd basha ne fier lulzim basha zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje